• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhupa: Prokuroria të hetojë fshehjen e infektimit të edukatores së kopshtit me Covid-19

13:12 : 11/07/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë fshehjen e infektimit të një punonjëse të kopshtit publik “4 Stinët”, ndërsa Bashkia e Tiranës u detyrua që të mbyllë institucionin vetëm pasi rasti u bë publik.

“Prokuroria ka për detyrë të kryejë një hetim të plotë dhe të vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që fshehën me vetëdije të plotë infektimin e një punonjëseje me COVID-19.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, përhapja me dashje e sëmundjeve infektive dënohet me burg dhe kjo duhet të jetë masa që duhet të merret për të gjithë ata që vendosën që kopshti të bëhej një vatër infeksioni për familjet e fëmijëve që ishin këtu dhe të punonjësve që ishin këtu. Mendoni që gjithsecili nga ne është i rrezikuar, nëse nuk reagojmë ashtu siç duhet.

Bashkia e ka për detyrë që të rrisë dezinfektimet në kopshtet dhe çerdhet shqiptare. Qeveria ka për detyrë të rrisë testimet masive dhe të kryejë të gjitha hetimet epidemiologjike, kur bëhet fjalë për rastet e evidentuara, si në rastin e kopshtit në fjalë apo institucioneve të tjera që kanë dalë njerëz të infektuar me COVID-19”, tha Zhupa.

Sipas saj, drejtoresha e Bashkisë Tiranës ishte në dijeni të plotë të faktit që një nga punonjëset kishte rezultuar me tampon pozitiv COVID-19, se si punonjëset e tjera të këtij institucioni ishin në dijeni të këtij fakti dhe mbanin të fshehur me urdhër nga drejtoresha e tyre.

Lexo edhe:

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

“Po ashtu edhe drejtoresha e këtij kopshti, ishte me raport dhe mund të jetë edhe ajo një nga të infektuarat me COVID-19. Prindërit e fëmijëve në këtë kopsht nuk kishin asnjë dijeni për këtë gjë dhe këtë ia shprehën edhe gazetares.

Kjo ishte situata që kishin krijuar me vetëdije institucionet përgjegjëse për këtë kopësht. Ata e mbyllën pasi rasti u bë publik. Nëse rasti nuk do të ishte bërë publik, ky kopsht do të vazhdonte aktivitetin, duke u shndërruar, siç është tashmë prej një jave, një vatër infeksioni për fëmijët, për familjet e tyre, për punonjëset e këtij kopshti dhe për familjet e tyre gjithashtu”, tha Zhupa.

ISHP e ka për detyrë që, pavarësisht prej papërgjegjshmërisë së Bashkisë Tiranë dhe Erion Veliajt, të vazhdojë të kryejë hetimin epidemiologjik për të nxjerrë se sa raste të tjera janë infektuar pikërisht nga lënia hapur, pasi u zbulua punonjësja me COVID-19 në këtë institucion.

“Sot ne kemi 4 të vdekur nga COVID-19 dhe 93 të infektuar, 62 nga Tirana. Le të na tregojnë institucionet sa raste vijnë si pasojë e mos reagimit ndaj këtij kopshti? Sa raste vijnë nga mos reagimi i ISHP-së në Berat?
Sa raste kemi ne sot, sa të infektuar kemi ne sot që vijnë pikërisht nga keqmenaxhimi i qeverisjes qendrore dhe qeverisjes lokale për të fshehur rastet?

Sepse duan që të mos tregojnë se institucionet e tyre në varësi njerëzit preken nga COVID-19. Erion Veliaj do të ruajë propagandën e tij të paprekur.Manastirliu dhe Rama duan të mos tregojnë se kanë dështuar me shëndetësinë, që nuk kanë teste, që kanë vetëm një laborator, i cili është i pamjaftueshëm për të kryer hetime për gjithë popullsisë dhe për të kryer hetime edhe rrethet e ngushta që vërtetë kanë kontakte me njerëz me COVID-19.

Në rast se këto hetime do të kryheshin, sot do të kishim më pak të infektuar, sot do të kishim më pak të vdekur. Por shmangia nga përgjegjësia e njerëzve që na qeverisin që nga Rama, Manastirliu, Veliaj na ka çuar në këtë situatë ku ne përditë kemi shumë e më shumë raste.

Unë jam nënë e një fëmije, i cili është në moshën për të shkuar në çerdhe dhe si gjithë nënat sot e ndjej që papërgjegjshmëria e këtyre institucioneve na ka çuar në një situatë jashtëzakonisht shumë të rrezikshme, përsa i përket shëndetit të fëmijëve tanë, që është gjëja më e shtrenjtë që ne kemi dhe shëndetin e familjeve tona.

Ne sot të gjithë bashkë duhet të reagojmë që të mos kthehemi në njerëz të infektuar, në njerëz që do të përfundojmë në shtretërit e spitalit Infektiv të Tiranës.

Askush nuk do të donte të përballej me këtë situatë dhe prindërit nuk kishin asnjë dijeni për këtë situatë që të mund të merrnin masat, sepse u mbahej e fshehur nga institucioni”, tha Zhupa.

Etiketa: edukatorjaprokuroriazhupa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

20:30 : 28/10/2025
AKTUALITET

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

21:59 : 23/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

Prokuroria e Shkodrës sekuestron pasururitë e të dënuarit për drogë në SHBA e Itali

15:09 : 13/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Prokuroria e Tiranës nis hetim penal ndaj Elvis Shkambit dhe dy të tjerëve (Akuzat)

15:40 : 08/10/2025
Para

Foto/ Është në arrest shtëpie, ‘Zogu i Tiranës’ surprizohet për ditëlindje në mesnatë

TË GJITHA

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

08:37 : 09/11/2025

“Grupet LGBTQ në Shqipëri targetojnë të miturit dhe i shtyjnë drejt terapisë hormonale pa dijeninë e prindërve”

08:22 : 09/11/2025

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

08:14 : 09/11/2025

Edhe Kosova në zgjedhje/ Qytetarët në 18 komuna votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

07:56 : 09/11/2025

Mos harroni çadrat! Priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

07:51 : 09/11/2025

Sot zgjedhje në 5 Bashki! Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote

07:45 : 09/11/2025

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com