• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qurravitja e kotë e opozitës për prishjen e marrëveshjes

13:41 : 11/07/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Tradhëtia që Edi Rama po i bën marrëveshjes së 5 qershorit dhe garantëve të saj ndërkombëtarë, po e shtyn opozitën ti fryjë më tepër sesa duhet një rreziku të mundëshëm. Lulzim Basha ka kërcënuar me tërheqjen nga pakti për reformën zgjedhore dhe ka evokuar edhe njëherë ringjalljen e fantazmave të neveritshme të dosjeve 184 dhe 339.

Në fakt, në të gjithë alarmin që ka vënë opozita, ka shumë konstatime të sakta, por edhe një abuzim të shproporcionuar.

Lulzim Basha ka të drejtë kur përmend se marrëveshja kishte një pikë që ndalonte ndryshimet e njëanshme, ai thotë të vërtetën kur pohon se kryeministri po i del fjale edhe ndërkombëtarëve, ai nuk gënjen kur e lidh këtë me frikën e një qeverisjeje brutale dhe keptokrate nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Lulzim Basha ka vënë pikat mbi “I” edhe kur tregon se Ramën nuk e preu barku për listat e hapura, por se ai po i hyn kësaj aventure për të ndaluar koalicionet e për rrjedhim krijimin e një fronti kundër kësaj demokarikature.

Lexo edhe:

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Rama i cilëson zjarret si problem “Mesdhetar”

Shkarkimet masive, Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Në fakt, këtu është e gjithë loja e pisët e Ramës.

Ai do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme me ndonjë avanazh të rrëmbyer në tavolinë, pasi e di, se në këtë mandat të dytë, që e nisi me daljen e përgjimeve të ministrit të tij më të suksesshëm të lidhur me Habilajt, që e vazhdoi me denoncimet e Bildit, me zbulimin e vjedhjes te unaza e re, dhe që po e mbyll me amnisti për paratë e krimit, legalizimin e hashashit dhe borxhin mbi 80% të PBB, nuk ka asnjë shanc që të fitojë.

Pikërisht për këtë, ai do të pengojë futjen në koalicion të PD dhe LSI, duke shpresuar se dalja e tyre ne zgjedhje, veç e veç, do t’u jepte në finale ndonjë deputet më pak.

Natyrisht, në këto manovra prej grabitësi meskin nuk ka asgjë morale dhe të ndershme. Edhe ndryshimi i rregullave në më pak se një vit para garës, edhe vendosja e tyre vetëm nga njëra palë në lojë, edhe piruetat e politike, herë sikur po i hap listat për Murrizin dhe herë se po e bën për të përmbushur pritshmëritë e publikut, të lënë shijen e një matrapazi të neveritshëm.

Në çdo hap që ndërrmer kohët e fundit Rama lë nga pas kudërbimin e një kufome që qelb dhe ndot këdo që ka pranë.

Por, thënë të gjitha këto, sërish alarmi që po ngre opozita pas lëvizjes së fundit për heqjen e koalicioneve, duket i tepruar dhe asimetrik. Sepse sado e padrejtë të jëtë ajo që po bën kryerilindasi, në fund e gjitha ka të bëjë me një avantazh të vogël që sjell në favor të tij këmbimi i një sistemi me një tjetër.

Por, po të shikosh gjithë krimet, mëkatet, grabitjet, dhunimet, koncesionimet, tenderimet, shkatërrimet dhe dërdëllitjet e Edi Ramës në këto shtatë vite, e kupton me lehtësi se nuk ka sistem ekzistues në planet që e shpëton nga humbja në një sfidë të lirë dhe të ndershme.

Pra, problemi real i zgjedhjeve të ardhshme, nuk janë nëse ato do të zhvillohen me lista të hapura apo të mbyllura, me koalicione apo jo, por nëse do të ketë vjedhje masive, apo do të arrijë të ndalet ajo.

Në këtë kuptim, opozita më shumë sesa alarmi dhe qurravitja se po i prishin kompromisin që arriti në 5 qershor, duhet të jetë e preokupuar për garancitë që ka marrë nga kjo marrëveshje.

Duke qenë personalisht i bindur se, Rama nuk është një nga ata që e lëshojnë pushtetin me zgjedhje, duke besuar se ai do të përdorë sërish banditët, paratë e oligarkëve me të cilët po vazhdon të vjedhë shumicën e shqiptarëve dhe mediat e mëdha që i ka vënë në garë për ti shërbyer, si skenarin më të keq shoh një palë zgjedhje si ato atë ’96 apo 2001-shit.

Një masakër me blerje dhe kërcënime.

Ky do të jetë problemi real i betejës eklektorale që na pret, mobilizimi i një pakice që ka grabitur çdo gjë, për ti’u imponuar pjesës më të madhe. E kjo nuk bëhet dot përmes ndryshimit të sistemit.

Prandaj alarmi i opozitës për tradhëtinë e fundit të Ramës është tepër i ekzagjeruar. Ai mund të vlejë disi, për të ndërgjegjësuar sadopak ndërkombëtarët, që u përdorën si mos më keq, por jo për t’i treguar njerëzve, hallin real të zgjedhjeve të ardhshme. /Lapsi/

Etiketa: BashaBushatiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Rama i cilëson zjarret si problem “Mesdhetar”

09:05 : 27/07/2025
AKTUALITET

Shkarkimet masive, Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

21:42 : 25/07/2025
AKTUALITET

“Rama i porosit vetë kullat”/ Çollaku: Krimi i organizuar shqiptar ka shqetësuar ndërkombëtarët

19:01 : 25/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
AKTUALITET

Rama do lirojë të dënuarit me burgim të përjetshëm/ Rakipi: Njerëzit ndryshojnë në burg!

12:22 : 25/07/2025
AKTUALITET

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025
Para

COVID-19/ SHBA regjistron 63 mijë të prekur brenda 24 orëve të fundit

TË GJITHA

Zjarret në jug të Shqipërisë, Vengu flet përçart: Evakuuam kullotat (VIDEO)

10:16 : 27/07/2025

Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, banorët dhe turistët shprehin paknaqësi ndaj autoriteteve

09:54 : 27/07/2025

Dibër/ Zjarri në Qafën e Buallit, digjen disa banesa

09:48 : 27/07/2025

Vëllai i Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 këste

09:35 : 27/07/2025

REL: A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

09:26 : 27/07/2025

EMRI/ Kanosi me thikë familjarët e ish-kandidates për deputete, shpallet në kërkim i riu

09:23 : 27/07/2025

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Rama i cilëson zjarret si problem “Mesdhetar”

09:05 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com