Zhupa: Veliaj dhe ‘Fusha’ cënojnë hapësirat private të qytetarëve, po u kthejnë shtëpitë në kafaze

Zdhënësja e Partisë Demokratike Ina zhupa ka bërë një tjetër denoncim ditën e sotme, ku tregon se si Erjon Veliaj dhe oligarku i tij po mbyllin në kafaz qytetarët e Tiranës.

Prej disa kohësh banorët e Bulevardit “Zogu i Parë” vazhdojnë të përballen me IMT dhe policinë bashkiake në përpjekjet e tyre jo ligjore për t’i cënuar hapësirën private, duke i mbyllur ballkonet edhe dritaret me hekura metalike.

Postimi i Ina Zhupës:

Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të kërkesave legjitime të banorëve për të gjetur nje zgjidhje që nuk ju cënon pronësinë, hapësirën visuale, hyrjen e ajrit dhe dritës në banesat e tyre.

Veliaj i ka dhënë “Fusha” shpk, 5.1 milionë euro për 600 metra rrugë, edhe këtë projekt e ka nisur dhe tenderuar pa asnjë konsultim publik paraprak që e ka detyrim ligjor.

Po ashtu e drejtat e pasurisë së paluajtshme, të hipotekuar nuk mund të cënohet nga Bashkia Tiranë pa konsensusin e banorëve.

Banorët kanë bërë një peticion zyrtar dhe e kanë depozituar në bashki por ende nuk kanë një përgjigje zyrtare.

Gjithashtu kryetari i asamblesë së banorëve, ka bërë një padi në Polici për cënim të pronës private me konsensusin dhe miratimin e banorëve.

Banorët janë të gatshëm për zgjidhje alternative që nuk i shndërron shtëpitë e tyre në kafaze të Kopshtit zoologjik apo në një burg privat.

Veliaj, që sot përfaqëson pakicën, ka për detyrë që përsa kohë uzurpon karrigen e kryebashkiakut të dëgjoj dhe të respektoj të drejtat e banorëve të Tiranës.

LEXO EDHE  Covid-19 në Elbasan, konfirmohen 9 raste të reja