• Kontakt
Thursday, October 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Veliaj shpall tenderin për Teatrin Kombëtar dy muaj pasi rrënoi godinën historike

09:58 : 04/07/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Rreth dy muaj pas shkatërrimit të dhunshëm të godinës së Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin për “Studim-Projektim “Ndërtim i Teatrit Kombëtar”, duke konfirmuar në këtë mënyrë se vendimi për ndërhyrjen me forcën e policisë dhe të fadromave është kryer pa një plan konkret për rindërtimin e tij.

“Boldnews.al” raporton se këtë të Premte, Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, njofton se ka shpallur procedurën për projektimin e godinës së re të Teatrit, me fond limit rreth 60 milionë lekë të reja.

Ofertat nga studiot private pritet të dorëzohen brenda 10 ditëve, e konkretisht në datën 14 Korrik 2020.

Referuar të dhënave zyrtare, godina e re e “Teatrit Kombëtar” propozohet ”për ndërtim në truallin ekzistues, sipas të gjitha standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare të projektimit të objekteve të ngjashme”.

Lexo edhe:

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

Bashkia e Tiranës, në dokumentat e tenderit, ka prezantuar detaje mbi mënyrën se si kërkohet të jetë projekti për Teatrin e ri Kombëtar, por, në asnjë rresht nuk përmendet nëse ajo do të jetë strukturë më vete apo pjesë e një kompleksi kullash shërbimi.

Autoriteti kontraktor ka caktuar mënyrën se si do të kryhet pikëzimi i kompanive pjesëmarrëse në tenderin për studimin dhe projektimin e Teatrit Kombëtar.

Niveli maksimal i pikëve është parashikuar 100, i cili ndahet në disa nën-kategori.

– Përvoja në punë të ngjashme si konsulent do të vlerësohet nga 0-10 pikë;
– Metodoligjia e propozuar do të vlerësohet nga 20-30 pikë;
– Kualifikimet e stafit do të vlerësohet nga 20-50 pikë;

Minimumi i pikëve që duhet të marrë një studio projektimi para se të vijojë garën, do të jetë 70.

Për t’u shpallur të suksesshme, studiot e projektimit duhet që të kenë përvojë të suksesshme në kontrata të mëparshme me vlerë sa 40% e fondit limit për këtë tender. Praktikisht, duhet të jenë shpallur fitues në tendera projektues me vlerë minimalisht 24 milionë lekë të reja.

Ky limit, pavarësisht se është ligjor, e orienton fituesin drejt një grupi të vogël studiosj “kliente” të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të cilat kanë përfituar kontrata multi-milionëshe për shkak të lidhjeje me “qark të shkurtër” me zyrtarët e lartë qeveritarë apo bashkiakë.

Përtej detajeve teknike, hapja e tenderit për studimin dhe projektimin e Teatrit të ri Kombëtar dëshmon se ndërhyrja brutale e 17 Majit 2020 për të prishur ish-godinën, është kryer në mungesë të një projekti zhvillimi.

Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës kanë deklaruar shpesh se projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar ka qenë gati para se të ndërhyhej për prishjen e godinës historike.

Por, tenderi i shpallur më së fundmi është dëshmi e asaj që tashmë qytetarët e Tiranës, por sidomos aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e dinin prej kohësh.

Veliaj prishi Teatrin Kombëtar pa një plan konkret, duke forcuar dyshimet se e gjithë sipërmarrja është një aferë për t’i hapur rrugë bizneseve private në qendrën historike të kryeqytetit.

Etiketa: shembjaTeatriVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Ja pse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

18:25 : 09/10/2025
Erion Veliaj i shoqëruar nga oficeri i BKH
AKTUALITET

Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, zbulohen arsyet që përdori Veliaj në Gjykatën e Lartë

18:26 : 02/10/2025
xr:d:DAFrgVhuuxY:8,j:8509951175233567203,t:23081409
AKTUALITET

Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Ylli Manjani tregon skenarët: Çfarë mund të bëjë Veliaj

22:38 : 01/10/2025
AKTUALITET

Juristi Jordan Daci: Presidenti Begaj ka konsumuar një shkelje të rëndë kushtetuese

18:28 : 01/10/2025
Para

Dy të arrestuar dhe një në kërkim për kultivim droge, në pranga edhe kryeplaku

TË GJITHA

Pensionet/ Rama premton pasaportë europiane, por Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE

08:18 : 16/10/2025

Këmbimi valutor 16 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:12 : 16/10/2025

Rikthehen reshjet e shiut në disa qytete, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:11 : 16/10/2025

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

22:57 : 15/10/2025

Horoskopi, e enjte, 16 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 15/10/2025

Incident ajror për Pete Hegseth, avion i shtetëror detyrohet të ulet urgjent në Britani

22:52 : 15/10/2025

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj miliona euro pasuri, me 5 dënime dhe fisin me punë në bashki

22:43 : 15/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com