• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokuroria e Përgjithshme, verifikim për burrin e Arta Markut. Dyshime për abuzim me detyrën

09:00 : 04/07/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një investigim i “Boldnews.al” (BN) ka nxitur Prokurorinë e Përgjithshme për të nisur verifikime mbi oficerin e Policisë Gjyqësore Erin Çaku, njëkohësisht bashkëshort i ish-Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, pas dyshimeve se është paguar miliona lekë pa kryer asnjë punë në Prokurorinë e Shkodrës, gjatë periudhës Janar-Korrik 2019.

Një raport i brendshëm statistikor i Prokurorisë së Shkodrës, i siguruar në mënyrë zyrtare nga redaksia, dëshmoi se z. Çaku, i cili në 6-mujorin e parë të vitit të kaluar ka ushtruar funksionet në Prokurorinë e Shkodrës, rezultoi se nuk kishte ndjekur asnjë procedim penal.

Ky fakt ishte në kontrast me aktivitetin e kolegëve të tij në prokurorinë e rrethit verior, të cilët, gjatë të njëjtës periudhë, kishin ndjekur mesatarisht rreth 30 procedime penale.

Lexo edhe:

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut

16 herë heshtje! Mirela tërheq denoncimet e dhunës: Babi e mori vesh kur më çau me thikë

Pas publikimit të të dhënave nga “Boldnews.al” (BN), Prokuroria e Përgjithshme konfirmon se ka nisur verifikimin e rastit.

“Sektori i Monitorimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme është angazhuar për verifikimin e të gjithë fakteve, objekt investigimi i agjencisë tuaj”, thuhet në një shkresë të nënshkruar nga Drejtori i Koordinimit Institucional në institucionin qendror të Akuzës, Sokol Stojani.

Nëse rast se konfirmohen dyshimet për abuzim me detyrën nga z. Çaku, ato mund të shndërrojnë në objekt verifikimi edhe ish-drejtuesin e Prokurorisë së Shkodrës në atë kohë, Ylli Pjetërnikaj, si edhe Arta Markun, e cila, në cilësinë e Prokurores së Përgjithshme (të Përkohshme), ishte autoriteti përgjegjës për kontrollin e veprimtarisë së Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Prokuroria e Përgjithshme nuk dha një përgjigje të drejtëpërdrejtë lidhur me pyetjet mbi përgjegjësi të mundshme të Markut dhe Pjetërnikaj, duke deklaruar se “nëse do të rezultojnë shkelje në përfundim të këtij verifikimi, do të ndiqen të gjithë hapat ligjor për adresimin e përgjegjësive individuale”.

Skandal financiar?
Oficeri i Policisë Gjyqësore, Erin Çaku, ushtronte funksionin si i komanduar në Prokurorinë e Lezhës, në fund të viti 2017, kur bashkëshortja e tij, Arta Marku, u përzgjodh të ushtronte detyrën e Prokurores së Përgjithshme (të Përkohshme), nëpërmjet një procedure kontraverse parlamentare.

Pas përfundimit të periudhës së komandimit, në fillim të vitit 2018, Çaku rikthehet në Prokurorinë e Shkodër, strukturë në të cilën kishte emërimin.

Në Maj 2018, Arta Marku, cakton në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës prokurorin Ylli Pjetërnikaj, një lëvizje në kundërshtim me ligjin, pasi ai nuk plotësonte kriteret formale ligjore.

Megjithatë, Pjetërnikaj qëndroi në krye të Prokurorisë së Shkodrës deri në Korrik 2019, kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili ishte krijuar vetëm pak muaj më parë, vendosi t’i ndërpriste komandimin.

Gjatë periudhës nga Janari i vitit 2019 e deri në Korrik, kur Pjetërnikaj u largua nga drejtimi i Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se oficeri i Policisë Gjyqësore, Erin Çaku, ka zero të gjithë treguesit statistikorë.

E, megjithatë, z. Çaku rezulton se është paguar rregullisht gjatë asaj periudhe.

Prokuroria e Shkodrës, në një komunikim zyrtar me “Boldnews.al” pak ditë më parë, konfirmoi se “gjatë vitit 2019, oficeri Erin Çaku është paguar për punën e bërë dhe masa e pagesës dhe ditët e punës janë verifikuar dhe evidentuar nga Drejtuesi i Prokurorisë në atë kohë (Ylli Pjetërnikaj, shën. Red) dhe Zyra e Financës…”.

Ndërsa, lidhur me shifrën zero në të gjithë të dhënat statistikore për ngarkesën në punë, Prokuroria e Shkodrës dha një përgjigje jo fort bindëse.

“Gjatë vitit 2019, ky oficer ka kryer veprime hetimore dhe proceduriale dhe fakti që rezulton pa një numër konkret procedimesh penale, lidhet me shumë arsye, edhe me faktin që është komanduar në një prokurori tjetër dhe se procedimet e tij i kanë kaluar me vendim zëvendësimi oficerëve të tjerë…dhe për këtë shkak nuk rezultojnë në ngarkesën e këtij oficeri”, tha Prokuroria e Shkodrës në një komunikim me redaksinë, në fillim të Qershorit 2020.

Prokuroria e Shkodrës citon, në shkresën e saj, edhe një detaj që lidhet me komandimin e oficerit Erin Çaku në një Prokurori tjetër.

Lëvizja e tij ka krijuar edhe më herët dyshime për një vendimmarrje në kushtet e konfliktit të interesit.

Në Korrik 2019, në të njëjtën kohë që Ylli Pjetërnikaj largohet nga drejtimi i Prokurorisë së Shkodrës, oficeri i Policisë Gjyqësore, Erin Çaku, komandohet në Prokurorinë e Durrësit.

Komandimi i tij nga Shkodra në Durrës u realizua në një kohë që bashkëshortja e tij, Arta Marku, ishte autoriteti përgjegjës për këto vendimmarrje.

“Boldnews.al” e ka raportuar më herët për komandimin e Çakut nën dyshimet për konflikt interesi.

Por, burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme deklaruan në atë kohë se lëvizja e Çakut ishte bërë pas kërkesave të Prokurorisë së Durrësit për shtimin e kapaciteteve në ndihmë të hetimit.

Megjithatë, ky argumentim nuk eleminoi aspak dyshimet mbi konflikt interesi ndërmjet bashkëshortëve Marku-Çaku.

Sidomos për faktin se, në një mori oficerësh që ushtrojnë detyrën në seksionet e Prokurorisë, u identifikua pikërisht bashkëshorti i Prokurores së Përgjithshme (të Përkohshme), për t’u afruar pranë Tiranës, qytet në të cilin familja kishte marrë një banesë me qera të paguar nga Këshilli i Ministrave.

Në Nëntor 2019, vetëm pak ditë para se Arta Marku të largohej nga drejtimi i Prokurorisë së Përgjithshme, bashkëshorti i saj, Erin Çaku, merr emërimin përfundimtar në Prokurorinë e Durrësit.

Etiketa: Arta Markuburriprokuroria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut

11:33 : 14/05/2025
AKTUALITET

16 herë heshtje! Mirela tërheq denoncimet e dhunës: Babi e mori vesh kur më çau me thikë

19:50 : 11/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: 54 kallëzime penale, 23 procedime të regjistruara

14:29 : 09/05/2025
AKTUALITET

Denoncimet e 11 Majit/ Prokuroria konfirmon zonat e nxehta në Tiranë, Dibër dhe Fier

20:25 : 07/05/2025
BOTA

Si në filma/ Burri plagos me thikë gruan, ia mbath, por vdes në aksident me makinë

10:04 : 03/05/2025
AKTUALITET

Dhunoi gruan në kokë në mes të lokalit, çfarë ndodhi me burrin agresor

21:28 : 02/05/2025
Para

E bujshme/ Pas Robben, një tjetër legjendë e Holandës mendon rikthimin në futboll

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 15/05/2025

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

08:09 : 15/05/2025

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

08:01 : 15/05/2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com