• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali financiar? Arta Marku pagoi burrin-vartës miliona lekë pa bërë asnjë punë (Dokumentat)

17:09 : 18/06/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING
(Majtas) Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Shkodrës Ylli Pjetërnikaj, (djathtas) ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku

(Majtas) Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Shkodrës Ylli Pjetërnikaj, (djathtas) ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku

Nga BoldNews.al

Oficeri i Policisë Gjyqësor i Prokurorisë së Shkodrës, Erin Çaku, është paguar me kohë të plotë, megjithëse gjatë periudhës Janar-Korrik 2019, kur bashkëshortja e tij, Arta Marku, ishte Prokurore e Përgjithshme, ai nuk ka kryer asnjë punë.

Ajo që mund të duket se ka nuancat e forta të një skandali financiar, nepotizmi dhe konflikti interesash, përfshin jo vetëm çiftin Marku-Çaku, por edhe drejtuesin e Prokurorisë së Shkodrës së asaj kohe, Ylli Pjetërnikaj.

Pjetërnikaj, i komanduar në kundërshtim me ligjin në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkodrës, ka toleruar vartësin e tij, Erin Çaku, duke vendosur që të lëvrojë pagën e tij rregullisht, ndërkohë që ai nuk ka kryer asnjë punë, të paktën në 6 muajt e vitit 2019 që ka ushtruar detyrën në institucionin e Akuzës të qytetit verior.

Natyrisht, dyshimet shkojnë përtej.

Lexo edhe:

Skandali/ Prokurorja Arta Marku kundër sekuestros “50 mln euro” të mikut të Veliajt, Elman Abule

Komisioneri Publik ankimon në Kolegj konfirmimin e prokurorit Ylli Pjetërnikajt

“Favorizimi” i Erin Çakut nuk mund të bëhej pa dijeninë e bashkëshortes së tij, Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, njëherësh edhe autoriteti përgjegjës për kontrollin e punës së oficerëve të Policisë Gjyqësore në seksionet e Prokurorive lokale.

Zero punë, rrogë të plotë

“Boldnews.al” ka siguruar Raportin e Vitit 2019 të Prokurorisë së Shkodrës, lidhur me ngarkesën në punë të prokurorëve dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Në bazë të statistikave zyrtare, rezulton se Erin Çaku, i cili ka ushtruar detyrën në prokurorinë e qytetit verior në periudhën Janar-Korrik 2019, para se të transferohej në Prokurorinë e Durrësit, ka zero procedime penale dhe, po ashtu, zero vendime mosfillimi, pushimi, dërguar gjykimit apo edhe të mbartura.

Sipas raportit, Erin Çaku është i vetmi oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Shkodrës, i cili nuk ka kryer asnjë punë.

E, megjithatë, ai rezulton të jetë paguar rregullisht.

Prokuroria e Shkodrës, në një komunikim zyrtar, të zhvilluar së fundmi me “Boldnews.al”, deklaron se “Gjatë vitit 2019, oficeri Erin Çaku është paguar për punën e bërë dhe masa e pagesës dhe ditët e punës janë verifikuar dhe evidentuar nga Drejtuesi i Prokurorisë në atë kohë (Ylli Pjetërnikaj, shën, red.) dhe Zyra e Financës, sipas parashikimeve dhe detyrimeve ligjore dhe nuk ka pasur ndonjë ankesë apo mosrakordim deri më sot të paraqitur në Prokurori”.

Duke filluar nga Janari 2019, oficerët e Policisë Gjyqësore paguhen me një shumë mujore rreth 100 mijë lekë të reja në muaj. Referuar konfirmimit zyrtar të Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se z. Çaku është paguar rreth 600 mijë lekë të reja në gjysmën e parë të vitit 2019.

Punë e padukshme?

Përtej shifrave zyrtare, që tregojnë për angazhim zero të oficerit Erin Çaku, Prokuroria e Shkodrës, në komunikim me “Boldnews.al” ka dhënë një version alternativ të situatës.

“Gjatë vitit 2019, ky oficer ka kryer veprime hetimore dhe procedurale dhe fakti që rezulton pa një numër konkret procedimesh penale, lidhet me shumë arsye, edhe me faktin që është komanduar në një Prokurori tjetër dhe se procedimet e tij i kanë kaluar me vendim zëvendësimi, oficerëve të tjerë, duke u hetuar në vijim prej tyre apo duke u përfunduar prej tyre dhe për këtë shkak nuk rezultojnë në ngarkesën e këtij oficeri.

Sqarimi, në dukje i sforcuar, bie ndesh me mënyrën e raportimit të statistikave, që vetë Prokuroria e Shkodrës ka bërë për oficerët e tjerë të Policisë Gjyqësore.

Krahasimi është i thjeshtë.

Përgjatë vitit 2019, në Prokurorinë e Shkodrës ka pasur edhe të paktën 3 oficerë të policisë gjyqësore që ka ushtruar detyrën vetëm për 6 muaj, por që kanë ndjekur procedime penale.

“Oficerët e policisë gjyqësore Ç.H., V. K. dhe E. Sh. kanë filluar detyrën në Qershor 2019”, thuhet në raport. Për këta oficerë shënohet se kanë ndjekur përkatësisht 53, 75 dhe 22 procedime penale në një periudhë 6-mujore të vitit 2019.

Pra, duket qartë që i vetmi që nuk ka asnjë rekord angazhimi, megjithëse rezulton zyrtarisht se ka qenë në punë dhe është paguar, është oficeri i Policisë Gjyqësore Erin Çaku, bashkëshort i Prokurores së Përgjithshme të asaj kohe, Arta Marku.

Nga ana tjetër, dyshimet për “zero punë” të z. Çaku mbështeten në referenca të ligjit procedurial penal.

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë detyrë të paraqesin relacionet mbi procedimet penale tek prokurorët e çështjes, ku sugjerojnë, sipas rastit, mosfillimin e procedimit penal, pushimin apo dërgimin në gjyq.

Vendimet e mosfillimit të procedimeve penale duhet të merren nga prokurori brenda një afati 15-ditor. Kjo do të thotë se, brenda të njëjtit afat, oficeri i Policisë Gjyqësore duhet të ketë përgatitur relacionin përkatës.

Referuar të dhënave zyrtare, oficeri i Policisë Gjyqësore Erin Çaku ka zero rekorde në kolonën statistikore të “mosfillimeve”.

Pra, në 6 muaj punë të vitit 2019 në Prokurorinë e Shkodrës, ai duket se nuk ka pasur asnjë rast mosfillimi, gjë që duket e vështirë për t’u pranuar, duke mbajtur në vëmendje se ajo strukturë ka vendosur mos-fillimin e procedimit penal për 456 materiale kallëzuese.

Personazhet e “skandalit”

– Erin Çaku, oficer i Policisë Gjyqësore prej disa vitesh, ka ushtruar funksionet në Prokurorinë e Shkodrës, ndër të tjera, edhe gjatë periudhës 2018-Korrik 2019.

Në verën e vitit 2019, me firmën e bashkëshortes së tij, Arta Marku, e cila në atë kohë ishte Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, u komandua në Prokurorinë e Durrësit.

Në nëntor 2019, pak para se Marku të largohej nga zyra e saj në Prokurorinë e Përgjithshme, Erin Çaku u emërua në Prokurorinë e Durrësit.

– Ylli Pjetërnikaj ishte prokuror i thjeshtë në Tiranë, kur, në Maj të vitit 2018 u komandua nga Arta Marku, në kundërshtim me kriteret ligjore, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkodrës.

Pjetërnikaj ishte autoriteti direkt përgjegjës për angazhimin në punë të oficerëve të Policisë Gjyqësore, përfshirë edhe z. Erin Çaku, bashkëshort i Arta Markut.

Në Korrik 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi ndërprerjen e komandimit të tij dhe e riktheu prokuror të thjeshtë në Tiranë. Pjetërnikaj ishte një ndër kandidatët e skualifikuar në garën për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

– Arta Marku, në cilësinë e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, ishte autoriteti kryesor për kontrollin e veprimtarisë në punë të oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Si drejtuese e institucionit të Akuzës ajo ka dështuar të verifikojë angazhimin në detyrë të oficerit të Policisë Gjyqësore të Shkodrës, Erin Çaku, njëkohësisht edhe bashkëshort i saj.

Etiketa: Arta MarkuErin Çakuylli pjeternikaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali/ Prokurorja Arta Marku kundër sekuestros “50 mln euro” të mikut të Veliajt, Elman Abule

20:07 : 30/07/2024
AKTUALITET

Komisioneri Publik ankimon në Kolegj konfirmimin e prokurorit Ylli Pjetërnikajt

21:01 : 22/06/2023
AKTUALITET

Prokurori Ylli Pjetërnikaj konfirmohet në detyrë

10:32 : 27/04/2023
AKTUALITET

Seanca dëgjimore, ligjshmëria e të ardhurave nga ferma vë në pozitë Pjetërnikajn

16:23 : 24/04/2023
AKTUALITET

Pezullimi i prokurorëve Gashi e Gina, Strasburgu godet sërish Shtetin Shqiptar

12:08 : 04/04/2023
AKTUALITET

Arta Marku injoron Gjykatën e Lartë, “tolerante” me të akuzuarit për miliona euro

19:38 : 02/02/2023
Para

Projektligji i ri, i gjithë bregdeti në duart e Kryeministrit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend

09:41 : 15/05/2025

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

09:20 : 15/05/2025

Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore

09:16 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përplas për vdekje një grua në autostradë

08:58 : 15/05/2025

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com