• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPK i jep kohë shtesë prokurorit Moisi Duda për dokumentet e një shtëpie

16:01 : 02/07/2020
në AKTUALITET, VETTING

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se do të kishte një seancë të katërt dëgjimore me prokurorin e Apelit të Durrësit, Moisi Duda, ndërsa i dha këtij të fundit kohë që të sillte dokumentet nga kadastra për një shtëpi 23 metra katrorë, që pretendon se e kishte shitur.

Në një seancë jo fort të zakontë, KPK doli të mërkurën me vendim të ndërmjetëm për t’i dhënë kohë deri më 8 korrik Prokurorit të Apelit të Durrësit, Moisi Duda, që të sillte dokumente për një banesë 23 metra katrorë, të cilën e kishte shitur në vitin 2004.

Trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Brunilda Bekteshi, vendosi pas një ndërprerjeje që Duda, i cili ishte i pranishëm në këtë seancë ndryshe nga dy të parat, të mund të sillte të gjithë dokumentacionin kadastral për ndërtesën 23 metra katrorë, që fizikisht kishte qenë e bashkuar me 48 metra në pronësi të të vëllait.

Të dyja ndërtesat ishin shitur, por ndërsa për njërën Duda solli dokumentet që u pranuan si provë në seancë, për pjesën prej 23 metrash nuk kishte asnjë të dhënë, përfshi as edhe nëse ishte rregjistruar në kadastër dhe as nëse ishte në pronësi të të njëjtit njeri që kishte blerë edhe pjesën tjetër. Duda tha se ai kishte bashkuar fizikisht ndërtimin dhe se ia kishte shitur të njëjtit person, por nuk tha nëse ishin paguar tatimet për shumën prej 1.2 milionë lekësh.

Më tej në një vendim të ndërmjetëm dhe ndryshe nga procest e tjera, KPK vendosi të shtyjë seancën pa kërkesë të Dudës apo të avokatit të tij, duke i kërkuar prokurorit që deri më datë 8 korrik në orën 16.00 të sillte dokumentet që mungonin për shtesën 23 metra katrorë. Në seancë nuk u dha ndonjë arsye se pse dokumentet nuk ishin paraqitur deri në atë moment.

Lexo edhe:

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

Tiranë/ Vjehrra dhunon nusen e djalit, tenton ta godasë me thikë

Ndërkohë gjatë pjesës së parë të seancës, trupa i kërkoi Dudës shpjegime mbi gjendjen cash, që sipas relatores nuk ishte qartë. Duda tha në shpjegime se ajo që ai kishte deklaruar në deklaratat vjetore si pakësim i gjendjes cash, ishte në fakt trasferimi i parave nga shtëpia në llogari bankare, ndërsa la të kuptohej se paqartësia vinte nga deklarimi pa kujdes i pasurisë në vite. “Deklarimi i pasurisë ishte gjëja më e parëndësishme,” tha prokurori, ndërsa anëtarë të trupës buzëqeshën.

Në pyetje- përgjigje, Dudës iu kërkua disa herë nga trupa të shpjegonte se si e kuptonte ai pakësimin e gjendjes cash. Anëtarja Brunilda Bekteshi pyeti dy herë mbi “konceptin e tij për pakësimin e gjendjes” apo “si e kishte konceptuar ai pakësimin”. Kryesuesi Komici i mëshoi po ashtu pyetjes duke e thjeshtuar, ndërsa Pine tha se i kishte bërë përshtypje lëvizjet e parave nga banka në shtëpi dhe në llogari bankare.

Duda dha të njëjtën përgjigje. Ai pretendoi se me pakësim kishte kuptuar trasferimin nga shtëpia në bankë të parave cash dhe se i kishte konsideruar këto të deklaruara. Avokati i Dudës ndërhyri vetëm dy herë gjatë seancës për të kërkuar administrimin e provave.

Kjo ishte seanca e tretë për prokuorin Moisi Duda, i cili është hetuar nga KPK vetëm në kriterin e pasurisë. Në seancën e parë më 19 qershor ai nuk ishte i pranishëm dhe u përfaqësua nga avokati Koçi Mato. KPK relatoi një sërë problemesh të pasurisë, përfshi mungesën e dokumenteve dhe mungesë burimesh. Avokati i tij pretendoi më 19 qershor se këto probleme vinin edhe për shkak të mosnjohjes së ligjit, ndërsa kërkoi rihapjen e hetimit në dy kriteret e tjera.

Ndërkohë në seancën e dytë KPK njoftoi rihapje të hetimit, që sipas relatimit të së mërkurës kishte të bënte vetëm me gjendjen cash dhe me dokumentet për apartamentin. /BIRN/

Etiketa: kpkprokurorivetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Vjehrra dhunon nusen e djalit, tenton ta godasë me thikë

13:32 : 26/05/2025
AKTUALITET

Kërkoi video të numërimit në KQZ, Kalaja: Kam dyshime, do shkoj në Prokurori

21:20 : 19/05/2025
AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

20:08 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
Para

Jep dorëheqjen kryetari i PD-së në Korçë/ Arsyeja

TË GJITHA

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com