• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjermania merr Presidencën e BE, Zingraf: Përmbushja e 15 kushteve thelbësore

13:44 : 01/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga 1 korriku, Gjermani ka marrë kryesinë e radhës në Këshillin Europian. Përmes një mesazhi, ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, shprehu prioritetet e Kryesisë gjermane të Këshillit të BE-së.

Zingraf deklaron se temë qendrore e Presidencës gjermane duhet të jetë përballimi i krizës së koronavirusit, por jo vetëm kaq.

Zingraf thotë se Gjermania gjatë presidencës, do të jetë pranë Shqipërisë me fjalë dhe me vepra.

“Më gëzon fakti që presidenca jonë ka qëlluar të jetë pas marrjes së vendimit nga ana e Këshillit për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Kushtet e formuluara formalisht, të cilat ishin të papërcaktuara edhe në vendimin e Bundestagut, janë cilësuar në vend si një udhërrëfyes për kalendarin shqiptar të reformave.

Unë uroj shumë që institucionet shqiptare ti venë vetes objektiva ambicioze në zbatim të këtyre reformave.

Lexo edhe:

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

Në mënyrë të veçantë kushtet, që duhen përmbushur përpara Konferencës së parë të anëtarësimit, janë thelbësore për vendin dhe do të duhej të ishin të zbatueshme në një periudhë të afërt kohore. Gjatë presidencës, Gjermani do të jetë pranë Shqipërisë me fjalë dhe me vepra. Pres me gëzim 6 muaj intensiv”, u shpreh Zigraf.

Mesazhi i Zingraf

“Sot, më 1 korrik, Gjermani merr përsipër për një periudhë 6-mujore kryesinë e radhës në Këshillin Evropian. Në rolin e motorit dhe moderatorit ne dëshirojmë që së bashku me institucionet evropiane dhe shtetet e tjera anëtare të forcojmë Evropën e ta çojmë përpara atë. Temë qendrore e presidencës sonë duhet të jetë përballimi i krizës së virusit korona.

Kancelaria federale ka thënë që kjo krizë është sfida më e madhe e Evropës që prej fillimit të historisë së saj. Objektivi ynë në këtë kontekst duhet të jetë për ta nxjerrë Evropën prej kësaj krize më të pavarur dhe më solidare. Vetëm duke vepruar bashkërisht në mënyrë të koordinuar dhe të vendosur do të mund të mpakim pasojat sociale dhe ekonomike të krizës.

Pikërisht në këtë kohë Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar. Një Bashkim Evropian i fortë është në interes të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor. BE dhe shtetet e tjera anëtare e kanë mbështetur Shqipërinë dhe rajonin në përballimin e krizës ndër të tjera përmes dërgimit masiv të instrumenteve mjekësore ndihmëse apo përmes mbështetjes së grupeve vulnerabile.

Por ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë edhe rajonin, edhe në terma afatgjatë në funksion të zbutjes së pasojave ekonomike dhe sociale. Por presidenca jonë nuk do të jetë vetëm një presidencë e coronës. Bashkimin Evropian e presin shumë detyra, për zgjidhjen e të cilave presidenca gjermane dëshiron të japë një kontribut vendimtar.

Kështu ne do të përmbyllim jo vetëm krijimin e fondit të ringritjes prej coronës, por edhe planifikimi buxhetor afatgjatë të BE-së. E përtej kësaj ne duam të formësojmë më tej Evropën dhe megjithë krizën e Coronës dëshirojmë të hedhim piketa qendrore për kontinentin tonë, qoftë në konsolidimin e pavarësisë digjitale dhe teknologjike, qoftë në dakordësimin e objektivave ambicioze në mbrojtje të klimës, qoftë edhe në funksion të forcimit të vlerave bazë, sikundër është shteti ligjor, edhe brenda unionit.

Pjesë e të ardhmes së Evropës është edhe perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe rajonit. Dhe ne dëshirojmë të nxisim më tej këtë perspektivë në kuadër të presidencës tonë si motor dhe moderator i saj. Më gëzon fakti që presidenca jonë ka qëlluar të jetë pas marrjes së vendimit nga ana e Këshillit për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Kushtet e formuluara formalisht, të cilat ishin të papërcaktuara edhe në vendimin e Bundestagut, janë cilësuar në vend si një udhërrëfyes për kalendarin shqiptar të reformave. Unë uroj shumë që institucionet shqiptare ti venë vetes objektiva ambicioze në zbatim të këtyre reformave.

Në mënyrë të veçantë kushtet, që duhen përmbushur përpara Konferencës së parë të anëtarësimit, janë thelbësore për vendin dhe do të duhej të ishin të zbatueshme në një periudhë të afërt kohore. Gjatë presidencës, Gjermani do të jetë pranë Shqipërisë me fjalë dhe me vepra. Pres me gëzim 6 muaj intensiv”, tha Zigraf.

Etiketa: BEgjermaniaZigraf

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

12:17 : 27/10/2025
BOTA

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

09:07 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
BOTA

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025
Para

Jonida Vokshi befason edhe Gentian Zenelajn, komentet EPIKE mes dy aktorëve nuk duhen humbur

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com