• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha: Nuk do njohim koncensionet dhe lejet e dhëna nga Rama në 12 muaj para zgjedhjeve

13:39 : 30/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh nga Golemi, ku takoi sipërmarrësit, se qeverisja aktuale po e ndjen largimin dhe ka filluar të firmosë leje zhvillimore, të cilat po shkatërrojnë bregdetin duke ia dhëne klientëve të vet.

Basha i ka bërë të ditur qytetarëve dhe bizneseve se qeveria e tij nuk do të njohë asnjë nga lejet apo koncesionet që do firmosen nga Qeveria Rama 12 muaj para datës së zgjedhjeve.

“Jo vetëm kaq, por duke parandiere largimin, kanë nisur të firmosin kuturu lloj-lloj lejesh zhvillimore, duke shkatërruar bregdetin, duke u dhënë klientëve të vet leje mbi leje dhe leja të reja.

Përfitoj nga rasti këtu në Golem t’u bëj të ditur qytetarëve shqiptarë se asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kurdo që të jenë ato, nuk do të njihet nga qeveria ime pa iu nënshtruar një procesi transparent për të parë ligjshmërinë e vendimeve të marra.

Ndaj i bëj thirrje çdo biznesmeni apo më keq sekseri dhe pseudo biznesmenëve, të mos gënjejnë njerëzit kot, të mos ushqejnë ëndrrat që ushqehen sa herë vjen tranzicioni, sa herë që vjen rotacioni i pushtetit të një qeverie në ikje “t’kapim çfarë t’kapim”, sepse çdo vendim i marrë 12 muaj para zgjedhjeve parlamentare, qoftë vendim qeverie qoftë, vendim i Këshillit të Rregullimit të Territorit, si ato që kaluan në 2-javëshin e parë të qershorit, qoftë vendimet e parlamentit apo të pseudo-parlamentit, do t’i nënshtrohen një rishikimi të plotë transparent, për të parë ligjshmërinë dhe për të parë përputhjen me interesin publik”, tha Basha.

Lexo edhe:

Shkelen afatet, nxënësit e shkollës “Edith Durham” mbeten sërish pa u futur në klasat e reja

Tirana që nuk pi dot ujë nga rubineti

Ai shtoi se është emergjencë që paratë e shqiptarëve të shkojnë vetëm tek shqiptarët.

“Industria e turizmit sot përbën 26% të ekonomisë shqiptare. 26% do të thotë qindra-mijëra shqiptarë, që nuk do të kenë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre, nuk do të kenë dot pagat minimale për fëmijët e tyre, sepse, në vend që të mbështetet kjo industri me masa me lehtësime, vazhdojnë t’i rëndojnë e të mos u japin asnjë subvencion.

Problemi tjetër është që ndërkohë që nuk kujtohen t’u japin mbështetje, faturat, taksat, tatimet kërcasin si normalisht, njësoj sikur të jeni në aktivitet të plotë.

Mesazhi që kam nga Golemi, miqtë e mi, është që ky është një vend i bekuar nga natyra, është një vend i bekuar nga njerëzit punëtorë, por është një vend i mallkuar nga ata që kemi në krye. Ndaj, një orë e më parë duhet ndryshim. Një ndryshim real dhe i prekshëm jo thjesht një rotacion karrigesh, por një qeveri që mendon për ju, një qeveri që mendon për ekonominë, një qeveri që mendon për vendet e punës dhe jo një qeveri që mendon vetëm për veten e vet dhe për një grusht oligarkësh.

Ky është zotimi ynë kryesor, ky është zotimi ynë i parë. Ta kthejmë qeverisjen tek njerëzit, ta kthejmë vëmendjen tek njerëzit, ta kthejmë vëmendjen tek ekonomia dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë, paratë e sipërmarrjes shqiptare, që mbushin arkën e shtetit, sot me shumë se kurrë, duhet të shkojnë tek sipërmarrja, duhet të shkojnë tek xhepat e boshatisur të konsumatorëve shqiptarë.

Ju përshëndes edhe njëherë nga kjo pamje e mrekullueshme këtu buzë detit, në Golem, me një plazh tejet të boshatisur dhe me shpresën që kjo kohë e vështirë, së shpejti, do të marrë fund me bashkimin e vullneteve të mira e të gjithë njerëzve punëtorë të këtij vendi”, ka thënë Basha.

Etiketa: Bashagolempremtimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkelen afatet, nxënësit e shkollës “Edith Durham” mbeten sërish pa u futur në klasat e reja

15:43 : 09/09/2025
AKTUALITET

Tirana që nuk pi dot ujë nga rubineti

09:54 : 05/09/2025
AKTUALITET

Makina e një hoteli përplasi shitësin e misrit në Golem, policia asnjë reagim

19:48 : 31/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi: Ndotet zona e pishave në Golem! Bashkia e Fisnik Qoses nuk merr asnjë masë

10:12 : 18/08/2025
AKTUALITET

Fatura politike e premtimit të Ramës për Thethin

18:15 : 30/07/2025
AKTUALITET

Pasi i “morën frymën” Tiranës, rekord ndërtimesh edhe në Kamzë, Golem e Lezhë

08:59 : 23/07/2025
Para

Fifi zbulon emrat e këngëtarëve që do të ftojë në dasmën e saj

TË GJITHA

Vjedhja e pronave në Lalëz/ SPAK gjen foto dhe video në telefonin e mikut të “Rrumit”!

20:23 : 07/10/2025

Në pritje të gjykatës, banorët kërkojnë pezullimin e punimeve për HEC-in në Klos

20:21 : 07/10/2025

Paqe në Lindjen e Mesme? Trump: Jemi afër, kemi një shans real

20:09 : 07/10/2025

Pas 23 ditësh grevë urie, shqiptari Pano Ruci ndalon protestën

19:58 : 07/10/2025

Dokumentet/ Djali i Gramoz Ruçit me park fotovoltaik, mori 50.000 m2 ranishte buzë detit nga Subashi

19:53 : 07/10/2025

“Skenar i stilit Zelensky”/ Media greke: Florian Binaj sfidon Edi Ramën për Tiranën

19:42 : 07/10/2025

Brunilda Mersini do garojë për Bashkinë e Vlorës, ja kush do e zëvendësojë në Kuvend

19:31 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com