• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasjet “show” për PPP/ Xhelal Mziu i PD i dha koncension 13 mln euro Sadri Abazit të PS

23:10 : 29/06/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Kontrata për shërbimin e pastrimit të Kamzës është një ndër ato shembuj tipik kur përplasjet politike pozitë-opozitë për koncensionet dhe Partneritetin Publik-Privat (PPP), shuhen me një të rënë të lapsit.

Pas një vere të nxehtë të vitit 2017, me përplasje të ashpra ndërmjet kryebashkiakut të asaj kohe të Kamzës, Xhelal Mziu dhe qeverisë për menaxhimin e mbetjeve në qytetin fqinj me Tiranën, erdhi një kohë paqeje.

Bashkia e Kamzës, e drejtuar nga demokrati Mziu, nënshkroi në Maj 2018 kontratën e koncensionit për pastrimin e qytetit me një kompani të përbërë nga “armiq politik”;
– bashkimin e operatorëve “Alko Impeks General Construction” të familjes së deputetit socialist Sadri Abazi dhe “2T” të Artan Sakos, vëllai i drejtuesit të Gardës së Republikës, Gramoz Sako, i konsideruar si një ndër personat më të afërt të kryeministrit Edi Rama.

Lexo edhe:

Koncesioni i sterilizimit drejt mbylljes, kostoja reale 53% më shumë se kontrata

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

Dy kompanitë kanë krijuar një operator të përbashkët, “Eco Cleaning, për menaxhimin e kontratës koncensionare me Bashkinë Kamëz.

Pas nënshkrimit të kontratës koncensionare, në bazë të të cilës Bashkia Kamëz do të paguajë rreth 13 milionë euro për 12 vjet, gjithçka ra në heshtje.

Askush nuk dëgjoi më për problemet e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve në Kamëz. Jo se problematika nuk ekziston. Por “paqja politike” Xhelal Mziu-Sadri Abazi duket se ka shuar çdo lloj ngritje zëri në zonë.

2017- Përgatitja e terrenit
Në Korrik të vitit 2017, kronikat mediatike dhe politike u mbushën, në mënyrë të papritur, me raportime lidhur me emergjencën e mbeturinave në Bashkinë e Kamzës.

Pamjet televizive tregonin për grupe mbeturinash në anë të rrugëve kryesore, si edhe për tym e zjarre në shumë prej vend-grumbullimeve të mbetjeve.

Qytetarë të shumtë të Kamzës nisën protestat. Kryebashkiaku Xhelal Mziu deklaronte në media se protestuesit ishin të nxitur nga drejtuesit e Partisë Socialiste në zonë, ndërkohë që bënte përgjegjës qeverinë që nuk kishte mbështetur ndërtimin e një landfilli në zonë.

Nga ana tjetër, eksponentë qeveritarë deklaronin se protestat janë nxitur nga Mziu, i cili, pasi dështoi me mbledhjen dhe depozitimin e mbetjeve, po përdor militantët partiakë për t’i ushtruar presion qeverisë për të miratuar një projekt korruptiv.

Megjithëse deklaratat me sfond politik nuk sollën asgjë të re, gjithësesi ato duket se krijuan një terren “marrëveshjeje” mes palëve.

Në Shkurt 2018, Bashkia e Kamzës vendos të modifikojë projektin e saj. Ajo tërhiqet nga vendimi për ndërtimin e një “landfilli”, duke vendosur që të krijohet vetëm një vend-depozitim mbetjesh në një sipërfaqe prej 5 hektarësh në Valias.

Ky ndryshim duket se i krijoi shtratin e duhur eksponentëve të Partisë Socialiste në pushtet për të vendosur nën kontroll kontratën për pastrimin dhe grumbullimin e mbetjeve të Kamzës.

Koncensioni
Në Maj 2018, Bashkia e Kamzës nënshkroi kontratën koncensionare me bashkimin e operatorëve “Alko Impeks General Construction” dhe “2T” për shërbimin e pastrimit, grumbullimit, transportimit dhe diferencimit të mbetjeve urbane.

Sipas kontratës, kompania koncensionare merr përsipër “financimin, vënien në punë të shërbimit të pastrimit dhe seleksionimit të mbetjeve urbane, depozitimin e mbetjeve në vendet e caktuara dhe transferimin e shërbimit nga Koncensionari tek Autoriteti Kontraktor (Bashkia Kamëz).

Referuar termave të kontratës, Bashkia Kamëz do t’i paguajë Koncensionarit, për 12 vjet shumën prej 1 miliard e 350 milionë lekë të reja pa TVSH, rreth 13 milionë euro.

Në kontratë, Bashkia e Kamzës është përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Qemal Çejku. Kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu, duket se nuk ka preferuar të lërë gjurmë në një kontratë me “armikun politik”, megjithëse të gjithë veprimet paraprake janë miratuar prej tij.

Kompania “Alko Impeks”, e cila zotëron 95% të Koncensionit, është e regjistruar në Kosovë, nën administrimin e Imer Ademi, pjesë e kompanisë shqiptare “USLUGA”, e cila menaxhohet nga familjarët e deputetit socialist, Sadri Abazi.

Kompania e dytë, “2T”, e cila zotëron vetëm 5% të Koncensionit, është në pronësinë e biznesmenit Artan Sako, vëllai i drejtuesit të Gardës së Republikës, Gramoz Sako.


Ka pasur të dhëna mediatike, gjithësesi të pakonfirmuara me dokumenta, se “2T” e Sakos ka kryer disa shërbime ndërtimore në pronat e familjes së bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Linda Rama.

Megjithatë, këto akuza publike janë poshtë nga personazhet e përfshirë në to.

Etiketa: PPPsadri AbaziXhelal Mziu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Koncesioni i sterilizimit drejt mbylljes, kostoja reale 53% më shumë se kontrata

08:09 : 23/06/2025
AKTUALITET

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025
AKTUALITET

Xhelal Mziu: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale! Janë dhunaur 2 persona/ VIDEO

15:18 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO – Biznesmeni Fiqiri Pali kapet duke blerë vota në Maqellarë. Ja çfarë iu gjet në makinë

10:28 : 10/05/2025
AKTUALITET

Tenderi 5.2 mln € në QSUT/ Myzyri i KPP “i dha” fitoren Alko Impex të Arbër Abazit

20:43 : 01/05/2025
AKTUALITET

Sherri në Buqlizë/ Pas Xhelal Mziut e nipit të tij, referohet në SPAK dhe punonjësi i Bashkisë

16:48 : 26/04/2025
Para

Dyshimet për komplot rus në Afganistan, ligjvënësit kërkojnë hetim

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com