Rëndohet bilanci/ Ndërron jetë 69-vjeçari me COVID te ‘Infektivi’

Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë.

Lajmi raportohet nga Ministria e Shëndetësisë, që informon se, gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.

LEXO EDHE  COVID/ 5 mijë euro gjobë për administratorët e plazheve private në rast mosrespektimi të masave

Që nga fillimi i epidemisë, sipas MSH, 59 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv.

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.