• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shqiptarët më të mjerët në Rajon”/ Berisha: Nën qeverisjen e Ramës u rritën taksat, u ulën pagat me 20 %

09:48 : 26/06/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj një ankete të Këshillit të Kooperimit Rajonal, që i nxjerr shqiptarët si popullin me pamundësitë më të mëdha për të paguar faturat mujore të dritave dhe ujit, për të paguar qiranë, për të siguruar ushqimet e nevojshme, ngrohjen e shtëpive dhe për të kaluar pushimet një javë jashtë vendit.

Anketa gjeti se 26% e qytetarëve në vitin 2019 nuk kishin mundësi të paguanin faturat e dritave dhe të ujit. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, ku vetëm 10% e boshnjakëve kanë pohuar vështirësi në pagesën e tyre, 19% e qytetarëve nga Kosova, 20% e maqedonasve, 19% e malazezëve dhe 17% e serbëve.

Në reagimin e tij, Berisha shkruan se kjo situatë me shqiptarët është se Edi Rama me politikën e tij 7 vjeçare, për shkak të inflacionit, uli pagat e shqiptarëve me 20 %. Gjithashtu Berisha shkruan se nën qeverisjen e Ramës, çmimi i energjisë u rrit me 25 %, ndërsa ai i ujit dhe qeratë me 100 %. Berisha shkruan se taksat lokale dhe ajo e naftës u rrit me 150 %.

Postimi nga Sali Berisha

Nje studim kushtuar plotesimit te nevojave kryesore baze te jetes te qytetareve ne rajon, vendos shqiptaret ne krye te listes se mjerimit te banoreve te Ballkanit Perendimor.

Lexo edhe:

UNICEF: Shpopullimi dhe lindshmëria e ulët ulin numrin e fëmijëve në Shqipëri

Berisha: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë në Jalë për 54 mijë euro

Keshtu sipas ketij studimi:
26% e shqiptareve nuk paguajne dot qerane e ujit dhe dritave,
42% e tyre nuk perballojne ngrohjen e baneses
19% e tyre nuk perballojne ushqimet dhe veshjet,
64% e tyre nuk bejne dot nje jave pushim larg shtepise se tyre.

Te gjitha keto sepse:

1-Edvin Kristaq Hajduti, me politiken e tij, ne 7 vite jo vetem qe nuk rriti por uli per shkak te inflacionit vjetor me rreth 20% pagat dhe pensionet. Keshtu, Shqiperia ne vitin 2013 kishte pagen mesatare me te larte se te gjitha vendet e rajonit dhe Bullgaria dhe Rumania, sot kjo page eshte me e ulta ne rajon, eshte 50 euro me e ulet se ne Kosove.

2-Shqiperia si rezultat i klienteles qeveritare e monopoleve ka sot çmimet me te larta rajon.

3-Keto 7 vite cmimi i energjise elektrike u rrit me 25% per kilovat/ore, qeraja e ujit u rrit me 100%. Taksat lokale dhe taksa e naftes per çdo familje u rriten me 150%

4- U shkaterruan per shkak te korrupsionit te narkoqeveritareve qindra mijra vende pune. Keto ishin disa nga shkaqet kryesore te ngjitjes se dhimbshme te Shqiperise ne krye te shtylles se mjerimit ne rajon.

Anketa

26% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë ujin, dritat dhe qiratë

Anketa gjeti se 26% e qytetarëve në vitin 2019 nuk kishin mundësi të paguanin faturat e dritave dhe të ujit. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, ku vetëm 10% e boshnjakëve kanë pohuar vështirësi në pagesën e tyre, 19% e qytetarëve nga Kosova, 20% e maqedonasve, 19% e malazezëve dhe 17% e serbëve.

16% e shqiptarëve, në pamundësi për të paguar huanë

Shqiptarët kishin përqindjen më të lartë të pamundësisë për të paguar huatë, ku 16% e të pyeturve pohuan se nuk kanë pasur mundësi të kryejnë pagesën, në raport me 9% të boshnjakëve, 14% e shtetasve nga Kosova, 13% të maqedonasve, 14% të malazezëve dhe 7% të serbëve.

Gati gjysma e shqiptarëve, të privuar nga i ngrohti

Mungesa e standardeve në banesave, ngrohja e shtrenjtë me energji dhe të ardhurat e ulëta privojnë gati gjysmën e shqiptarëve të kenë akses në ngrohjen e banesave. Anketa e Barometrit të Ballkanit gjeti së vitin 2019, gati gjysma e shqiptarëve, 42% e tyre nuk kishin mundësi të siguronin ngrohje për banesën, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit ku kjo përqindje ishte shumë e vogël. Vetëm 9% e boshnjakëve nuk kishin mundësi të siguronin ngrohje për banesën 11% e shtetasve nga Kosova, 16% e maqedonasve, 17% e malazezëve dhe 11% e serbëve.

Shqiptarë më të varfër në rajon për ushqime dhe veshje

Shqiptarët gjithashtu kishin përqindjen më të lartë në rajon për pamundësinë në sigurimin e ushqimeve dhe veshjeve të nevojshme për familjen. 19% e qytetarëve të vendit tonë pohuan se nuk kishin mundësi të siguronin këto furnizimeve jetike. Në Bosnjë, vetëm 7% e qytetarëve nuk kishin mundësi të siguronin ushqime dhe veshje, 12% e shtetasve nga Kosova, 11% e maqedonasve, 13% e malazezëve dhe 10% e serbëve nuk kishin mundësi të siguronin ushqime dhe veshje për familjen.

64% nuk bëjnë dot pushime

Pyetjes “A jeni përballur me paaftësi për të përballuar të paktën një javë pushime larg nga shtëpia (nëse doni) gjatë 12 muajve të kaluar”, rreth 645 e shqiptarëve i janë përgjigjur Po, që sërish është përqindja më e lartë në rajon. Në përgjithësi, për këtë pyetje, të gjithë vendet e rajonit kanë shprehur pamundësinë për të bërë pushime, ku pas Shqipërisë renditet Mali i Zi (48%), Maqedonia e Veriut (46%), Serbia (40%), Bosnjë-Hercegovina (35%). Në rajon, më lehtë i përballojnë pushimet shtetasit nga Kosova, me vetëm 28% të totalit, që pohojnë që nuk bëjnë dot pushime. Kosova ka si destinacion kryesor për të kaluar pushime Shqipërinë.

Etiketa: anketaBerisharaporti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

UNICEF: Shpopullimi dhe lindshmëria e ulët ulin numrin e fëmijëve në Shqipëri

17:37 : 19/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë në Jalë për 54 mijë euro

12:46 : 19/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Skapi nuk e sjell kërkesën tjetër për arrestimin e Belindës sepse po përgatitet arratisja e saj

11:05 : 18/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Berisha: PD do jetë partia e seksionit, ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja

20:43 : 27/05/2026
AKTUALITET

Referendumi për Berishën/ Salianji nxjerr shifrat: Braktisje totale, ja sa persona votuan

19:00 : 23/05/2026
Para

Zbulohen 4 raste të reja me Covid-19 në Delvinë, u infektuan në ceremoni mortore

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet