• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLGJ-USAID kërkojnë “juristë të zotë” për stokun në Gjykatën e Lartë, i eleminojnë për “mbikualifikim”

14:01 : 25/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga BoldNews.al

Disa aplikantë, të cilët vlerësonin se përmbushnin kriterin e “juristit të zotë” dhe të gatshëm për të dhënë ndihmën e tyre për uljen e stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë, u skualifikuan nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe USAID, me argumentin se janë “të mbikualifikuar”.

Situata paradoksale vendos në një pozitë jo shumë komode edhe ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila, në Prill të këtij viti, deklaroi se “sipas Marrëveshjes mes KLGJ e USAID, do të punësohen një trupë juristësh të zotë për të ndihmuar Gjykatën e Lartë që të veprojë me më shumë efikasitet”.

Por, përtej pritshmërive të krijuara pas deklarimeve të ambasadores Kim, KLGJ dhe USAID duket se nuk janë të prirur për të siguruar “juristë të zotë”.

Lexo edhe:

Kërkoi ulje dënimi, Gjykata e Lartë jep vendimin për ‘të fortin e Lushnjes’

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e SPAK

Procesi i rekrutimit duket se po përmbush dyshimet e ngritura më herët nga ‘Boldnews.al” se “trupa e juristëve të zotë”, në fakt nuk është më shumë se sa një grup “ndihmësish administrativë”.

Procesi i rekrutimit

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka publikuar në faqen e tij të internetit ka shpjeguar të gjithë hapat e ndërmarrë për të rekrutuar këtë grup “sekretarësh”.

Në një njoftim tejet të detajuar, por aspak të nevojshëm për nga rëndësia, KLGJ dhe USAID deklarojnë se kanë marrë rreth 400 aplikime me e-mail për 10 vende vakante, pas thirrjes për “juristë të zotë”.

Më pas, njoftimi i përbashkët KLGJ-USAID, tregon në mënyrë kronologjike se si janë kryer skualifikimet e aplikimeve, deri sa kanë arritur në numrin final 32 kandidatura të përshtatshme, të cilët do i nënshtrohen testimit me shkrim.

“Overqualified”

Në procesin e skualifikimit të aplikimeve konstatohet një situatë paradoksale. KLGJ dhe USAID deklarojnë se kanë skualifikuar 6 aplikime, për shkak se ishin të “mbikualifikuar”.

“Mbështetur në thirrjen për aplikime, përshkrimin e punës të NUNÇP-ve dhe detyrave dhe përgjegjësive të pritshme, kandidatët e vlerësuar si të nënkualifikuar (më pak se 2 vite përvojë pune) dhe kandidatët e vlerësuar si të mbikualifikuar (6 ose më shumë vite përvojë pune) nuk u përzgjodhën për listën e shkurtër”, thuhet në njoftimin e përbashkët KLGJ/USAID.

 

Një histori e “tjerrur” keq

Në një moment kur sistemi i drejtësisë është në gjendjen e tij më të vështirë, përfshirë bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, historia e “sekretarëve të përkohshëm” që do të ndihmojnë për uljen e stokut të 35 mijë dosjeve është një ndër gjërat më të parëndësishme.

Megjithatë, kjo situatë mund të përfshihet në radhën e absurditeve që po aplikohen prej kohësh në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Mbrëmjen e 29 Prillit 2020, në një kohë kur shqiptarët vijonin të ishin të izoluar për shkak të masave anti-Covid 19, ambasadorja Yuri Kim shpalli Marrëveshjen mes KLGJ dhe USAID, ku njoftonte për procesin e rekrutimit të “avokatëve të zotë” që do të ndihmojnë në uljen e stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë.

Termi “avokatë të zotë”, i përdorur nga Yuri Kim mori menjëherë nota pikëpyetjeje, pasi dukej absurde që avokatët të kishin akses në dosjet e gjykatës.

Brenda pak orëve, ambasada, në një status zyrtar në rrjetet sociale, e modifikoi termin “avokatë të zotë” në “juristë të zotë”.

Por, dyshimi se KLGJ-USAID do të rekrutonin avokatë për stokun e dosjeve në Gjykatën e Lartë mbeti gjithësesi.

Pikërisht, ky dyshim duket se ka nxitur përzgjedhësit e aplikimeve që të shmangin sa më shumë rekrutimin e avokatëve. Por, sërish, për përzgjedhjen e aplikimeve nuk u gjet zgjidhja më e mirë.

KLGJ-USAID kanë përzgjedhur aplikantët që kanë licensë avokatie, por që nuk kanë më shumë se 6 vite përvojë pune.

Pra, aplikantët janë avokatë, por me pak vite përvojë. Në fund të fundit, sërish mbeten avokatë.

Etiketa: Gjykata e larteKLGJusaid

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi ulje dënimi, Gjykata e Lartë jep vendimin për ‘të fortin e Lushnjes’

09:16 : 14/11/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e SPAK

08:31 : 14/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Arben Agovi

14:12 : 12/11/2025
AKTUALITET

Projektbuxheti 2026/ KLGJ: 2 miliardë lekë më pak nga ai që kemi kërkuar

11:48 : 11/11/2025
AKTUALITET

Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

10:23 : 11/11/2025
AKTUALITET

Si u fsheh dosja, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

15:19 : 09/11/2025
Para

Disiplina italiane ndëshkon Interin, pezullohen Antonio Conte dhe Skriniar

TË GJITHA

EMRAT/ Gjobë 500 mijë euro, 3 të arrestuar për tritolin në Kamëz

10:52 : 16/11/2025

Kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi dhuroi shkollën e qytetit tek oligarkët për resort

10:39 : 16/11/2025

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Laprakë finlandezi

10:29 : 16/11/2025

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

09:52 : 16/11/2025

Zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër, arrestohen 2 autorët (EMRAT)

09:44 : 16/11/2025

Aksidentohet në punë, humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Greqi

09:33 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com