• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mercenarët e Rilindjes dhe analistët si “pare e kuqe”!

07:00 : 24/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ka një trill në analizat e analistëve nihilist mediatik, që nëpërmjet penës së tyre të ngjyer me bojën e parasë, apo verbit të përlyer nga goja e yndyrës së pushtetit, po hapin lajmin e rremë se Rama dhe Basha do të bashkëqeverisin pas zgjedhjeve të vitit 2021. Këtë e “argumentojnë” me lloj e soj stisjesh, që gatuhen enkas në zyrat e kryeministrisë nga Fug (k)sat e pushtetit me izmin fundor të Ramës, duke u përshfaqur në mediat e shkruara dhe vizive si gjetje dhe hulumtime të “thelluara” të artikujshkruesve apo të folësve televiziv.
Është një strategji e mirëfilltë që po përsërit vitin 2017, ku u injektua në popull “Fake Neës” më i madh se Rama dhe Basha kishin rënë dakord të ndanin pushtetin para dhe pas zgjedhor, cilido të ishte rezultati. Kjo solli një apati të madhe të votuesve tradicional të së djathtës, duke mos e harxhuar votën e tyre, me idenë se ajo nuk ka vlerë, për aq kohë sa po u tradhtoheshin idealet nga marrëveshje okulte. Nga ana tjetër Rama punoi në errësirë më grupe kriminale të cilat u vendosën në shërbim të pushtetit të rilindjes në shitblerjen masive të votave.

Pas shtatë vitesh qeverisje, kryeministri Edi Rama ngado të vërtitet nuk ka më as forcë dhe strategji për të gënjyer. Ka dhënë dhe thënë kaq shumë mashtrime në dy mandate qeverisëse sa i ka ezauruar të gjitha. I ka mbetur vetëm një mënyrë: Përhapja e qëllimshme e informacioneve të rreme me synim mbajtjen e pushtetit, çmendurisht edhe për katër vitet e ardhshme.

Rama nuk bën gjë tjetër përveçse çdo javë analizon sa pikë ka humbur e sa fituar, për fatin e tij të keq, (vetëm të tij dhe Rilindjes që përfaqëson pushtetin), ka rënie të ndjeshme. Ata nuk lidhen vetëm me pasojat e termetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar dhe të pandemisë së koronavirusit të këtij viti, por me korrupsionin në nivele të larta; përlyerjen e frikshme të ministrave të tij në afera të rënda korruptive; koncesionet si barrë që nuk mbahet nga gjunjët e lodhur të popullsisë dhe një paaftësi dhe arrogancë e pushtetit, deri në marrëzi.
Kryeministri Rama di ti lexojë mirë zullumet e tij dhe të qeverisë që drejton, por ai as nuk tenton që qoftë edhe për çështje imazhi, apo mashtrimi masiv publik të bëjë ndonjë lëvizje për të bërë shembull ndonjë ‘qafir ministër’ që e ka mbushur dhe derdhur me kohë kupën e korrupsionit dhe përveçse hajditë me damkë, shfaqen edhe si antipatikë në pupull.
Vetë kryeministri Edi Rama sa më shumë të shfaqet në media, aq me tepër humbet pikë, po ashtu edhe drejtuesit e tjerë të qeverisë dhe parlamentit drejt gropës së humbjes së votave po e çojnë. Çfarë ka mbetur dhe çfarë po tenton Rama?

Së pari ka nxitur një formë mjaft të ulët propagandistike duke relativizuar deri në absurd problemet. Ai nuk mohon më, pasi të gjitha dëmet janë të dukshme, por Rama ka nxjerrë në tregun publik një luguni të paguarish nga llumi i pushtetit për të propaganduar jo më arritjet e qeverisë, të cilat nuk ekzistojnë as në iluzione, por sulmin ndaj kundërshtarit. Me konceptin të gjithë janë njësoj, që Rama “nuk di gjë” për ato që shkojnë keq në vend, apo që janë “disa ministra që po i marrin erzin të ‘ndershmit Ramë. Edhe kaq nuk i mjafton, ndaj ai dukshëm po synon të hedhë në qarkullim idenë se ka marrëveshje të fshehtë mes Bashës apo Ramës dhe se çfarëdo të ndodhë do të jenë të gjithë njësoj!

Lexo edhe:

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

Etiketa: Edi RamamercenarëMercenarët e Rilindjespare e kuqeRilindje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin

18:34 : 09/10/2025
AKTUALITET

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
Para

20 mln euro në 18 muaj/ “Shansi” i biznesmenit Cinga me tenderat e Skerdit të OST

TË GJITHA

Del audio-incizimi/ Fatmir Sheholli tregon miqësinë me Radoiçiçin dhe Listën Serbe

09:55 : 10/10/2025

Arrestohet për mashtrim një 28-vjeçar në Tiranë

09:46 : 10/10/2025

Ilir Demaliaj akuza Gjergj Lucës: I fut peshkut drogë, e çon në Amerikë

09:40 : 10/10/2025

“Kush më dënon nipin, ka të njëjtin fat”/ Reagon familja e Gjovalin Shkambit: Keqardhje për situatën e krijuar

09:22 : 10/10/2025

Kriza politike në Francë, Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri

09:18 : 10/10/2025

Senati Amerikan dështon për të shtatën herë, nuk arrihet marrëveshja për financimin e qeverisë

09:17 : 10/10/2025

I dënuar me 16 vite burg për vjedhje me armë, ekstradohet nga Greqia 39 vjeçari (Emri)

09:05 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com