• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Me Ramën s’kam marrëdhënie bese”/ Biba i KQZ: Identifikimi biometrik realizohet

15:52 : 24/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Për Denar Bibën është hera e tretë që një marrëveshje për të shuar një konflikt politik, i kushton mandatin si anëtar i KQZ-së.

“Më është dashur disa herë të jap dorëheqjen në këtë institucion për tu rikthyer sërish. Thuajse është një cikël i përfunduar dhe praktikisht mandati im mbaronte në fund të këtij viti, kështu që disa muaj më pak në këtë pikë nuk ndryshojnë asgjë”, shprehet Biba.

Por a ndihet njeriu që ka përfaqësuar më gjatë socialistët në KQZ i tradhtuar nga Edi Rama?

“Në marrëdhëniet publike nuk funksionohet përmes këtyre besave kanunike legjendare. Nuk ka një diçka të tillë”, thotë ai.

Pakti i 5 qershorit, edhe për nënkryetarin në largim të KQZ-së, nuk është një reformë.

Lexo edhe:

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

“Ishte një marrëveshje politike për t’i dhënë garanci opozitës që ajo të futet në zgjedhje.”, deklaron Biba.

Formula e re e KQZ-së, për Denar Bibën është një makiazh mbi skeletin e vjetër. “Për të prezantuar një format të ri të KQZ-së, i cili është akoma më politik nga ky i pretenduari që është sot. Besoj se do të funksionojë. Jemi ekzaktësisht atje ku kemi qenë, vecse nuk do të paguhen 7 individë por do të paguhen 12”, shprehet ai.

Pavarësisht se KQZ më herët ka dështuar të përdorë teknologjinë në zgjedhje, Biba thotë se, nëse nuk vonohet miratimi në Kuvend i Kodit të ri Zgjedhor, identifikimi biometrik mund të realizohet.

“Nëse Komisioni i ri Qendror i Zgjedhjeve do të formatohet sa më shpejt të jetë e mundur, unë besoj se ka kohë deri në pranverën e ardhshme për të realizuar identifkimin biometrik përmes shenjave të gishtave”, thekson ai.

Duke thirrur në ndihmë kontaktet e tij gjatë kohës së detyrës në KQZ, Biba thotë se shifra e artikuluar se identifikimi biometrik mund të kushtojë 15 milionë euro, është e tepërt dhe jo realiste.

“Përfaqësues të firmave të mëdha të teknologjisë botërore, të mirënjohura, tepër të sigurta, i ofrojnë këto pajisje në vlera relativisht modeste, diku nga 150 në maksimalisht 700 dollarë për pajisje. Duke menduar që duhet një pajisje për një qendër votimi, kemi 5600 qendra votimi, shkon diku tek 4 milionë dollarë apo 3 milionë e ca euro, kryhet dhe përballohet lehtësisht edhe nga shteti ynë”, thotë Biba.

Dhe që KQZ-ja e re të arrijë të sigurojë identifikimin biometrik për vitin tjetër, Biba shpreson që mes 12 anëtarëve të vijnë ish kolegë të tijët.

“Me sinqeritet uroj që të ketë sa më shumë kandidatë dhe të zgjedhur nga ish anëtarët e KQZ-së ndër vite. Sepse misionet përpara tyre janë të mëdha, koha në dispozicion relativisht e shkurtër, dhë nëse vijnë njerëz fare pa përvojë, kjo do e vështirësonte edhe më tepër realizimin e këtij misioni”, thekson ai.

Ditën që Kodi i ri Zgjedhor do të hyjë në fuqi, Denar Biba, bashkë me 4 kolegët e tij, përfundojnë detyrën në KQZ. /abcnews.al

Etiketa: bibaKQZRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Bushati: Nëse opozita sillet si në një vend demokratik, bën lojën e autokratit

21:21 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Arlind Qori: Rama foli si Mussolini, Peleshi u soll si dordolec pa autonomi

18:05 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet/ PD letër trupit diplomatik: Rama erdhi me plan për të provokuar, u shkel Kushtetuta

17:01 : 18/09/2025
AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
Para

Specialja ngre aktakuzë kundër Thaçit e Veselit

TË GJITHA

Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë, kreu i ILD: Sistemi gjyqësor është nën trysni antikushtetuese

10:55 : 19/09/2025

Eksplozivi në banesën e Xhelal Mziut/ Kamerat e sigurisë ishin jashtë funksionit

10:48 : 19/09/2025

Tensionet në Kuvend, reagon zyra e BE në Shqipëri: Për të ardhur keq

10:47 : 19/09/2025

Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave – por me çfarë çmimi?

10:39 : 19/09/2025

Projektligji për gjininë, Albana Osmani: Që sot unë jam një gomar

10:23 : 19/09/2025

Konsumuan karamele me kanabis, shefi i Pediatrisë: Ja si paraqitet gjendja e 3 motrave

10:22 : 19/09/2025

Betohen në Presidencë ministrat e rinj të qeverisë ‘Rama 4’

10:14 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com