Avokati i njohur: Pa Sorosin, Rama do vdiste nga overdoza, kurse lali Eri …

Avokati i njohur, Altin Goxhaj, ka hedhur akuza të rënda në adresë klasës aktuale politike në vend.

I ftuar në studion e “Fax News”, Goxhaj tha se politikanët janë duke përmbushur axhendën e nisur që në vitin 1992 për shpopullimin e Shqipërisë dhe rrënimin e saj.

Sipas tij, kjo është mënyra e vetme që ata të zhdukin dëshmitarët për krimet që kanë bërë në vënien e pasurisë.

Avokati theksoi se e gjithë kjo axhendë sponsorizohet dhe drejtohet nga filantropi George Soros, ndërsa shtoi se pa atë, Rama do vdiste poshtë ndonjë ure nga overdoza, Veliaj do të kishte përfunduar si përkthyes në ndonjë kishë afrikane, ndërsa Basha si kamarier.

Një tjetër deklaratë e fortë e avokatit ishte teksa tha se shqiptarët nuk ngrihen kundra tyre jo se nuk janë trima, por sipas tij janë ‘skutha’, duke dhënë edhe sqarimet e tij për këtë etiketim.

Ai tha:

Këta nuk do t’i vrasin shqiptarët, do ju nxijnë jetën që të ikin. Do largojnë shqiptarët brenda 5 vitesh dhe koncepti i tyre po nuk i përzunë shqiptarët do të futen në burg, sepse pas 10 vitesh ndryshe nga një apartament kur të vendoset një lloj normaliteti, do të juystifikojnë gjithë pasurinë e vënë. Këta do të zhdukin 2.8 milionë dëshmitarë që janë shqiptarët. Këta që janë në krye, nuk kanë alternativë tjetër përveçse të na zhdukin. E vetmja mënyrë që të mos na zhdukin është varrosja e tyre me pasuri, edhe fëmijëve të tyre t’jua marrim pasurinë. Ata janë bandë e poshtër, t’ju shërbej armikut, të justifikojnë arsyet pse dhe kush i sollën në pushtet Serbisë dhe Greqisë përmes Sororosit. Po të mos ishte Sorosi Edi Rama do përfundonte i vdekur në overdozë në një urë, Erion Veliaj do të kishte përfunduar në përkthyes me 2 mijë dollarë në një kishë ordinere Baptiste diku në Afrikë. Lul Basha në një copë kamarjeri. Këta nuk do ekzistonin, sdo merrnin frymë as nuk do ishin prezent fare nëse nuk do ishte Sorosi. Këta i shërbejnë një axhende të nisur në vitin 1992. Këta duan të zgjasin pandeminë për të rrënuar ekonominë që njerëzit të ikin. Të vjen të pëllcasësh kur ata që kanë krijuar një ekonomi familjare, po të gjithë këta rrinë, sepse shqiptarët nuk vuiajnë nga trimëria, kemi mbushur burgjet për vrasje, për drogë, për dhunë. Nuk ka asnjë rracë tjetër në burgjet e botës më shumë se shqiptarë. Ky është popull skuth jo frikacak, thotë mund të shpëtoj se zjarri ka ardhur tek komshiu jo tek shtëpia ime. Këta trima dhe qeveria po i shkel me këmbë si legena është momenti të kuptojnë se duan ti përzënë, një grup armiqësor që do të zhduki këtë vend. Të heqin dorë nga skuthllëku, që të mos fshihen pas b*thës së Gaxhiut kanë pas thënë. Të dalim më 25 qershor në orën 10:00 para parlamentit të mos i lejojmë të shtyjnë deri në zgjedhje situatën e emergjencës.

 

LEXO EDHE  Italia hap rreth 70 mijë vende pune, përfitojnë edhe shqiptarët/ Kur nis aplikimi