• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Fundi i makthit”/ Komisioneri Publik u tërhoq nga kërkesa për shkarkimin e gjyqtares

13:02 : 20/06/2020
në AKTUALITET, VETTING

“Është fundi i makthit”, i tha në anglisht vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs kryetares së Gjykatës së Krujës Alma Kolgjoka, që u paraqit të premten në seancën e radhës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Seanca e të premtes ishte e shkurtër. Fillimisht Luan Daci, kreu i trupës që po gjykon ankimin e Komisionerit Publik ndaj gjyqtares Kolgjoka, lexoi fije për pe – përfshi numra kartash identiteti e numra kontratash uji e dritash, provat e mbledhura. Pasi palët njoftuan dijeninë dhe faktin që nuk kishin kundërshtim për provat dhe i pranuan rezultatin e tyre. Trupa shkoi në një pushim 15 minutash dhe u kthye për të dëgjuar qëndrimin përfundimtar që palët thanë se e kishin gati.

Në tre fjali Komisioneri Publik Dariel Sina tha se provat e sjella sëfundmi nga disa kompani publike dhe private ishin të mjaftueshme dhe se provohej që Kolgjoka kishte bërë deklarim të saktë të pasurisë për të cilën ishte ankuar dhe se prindërit nuk ishin persona të lidhur. Përndryshe Sina kërkoi që vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kishte konfirmuar gjyqtaren duhej të qëndronte në fuqi.

“Kërkoj konfirmimin në detyrë të zonjës Alma Kolgjoka”, tha Sina.

Kolgjoka tha se ankimi ndaj saj kishte rënë dhe shtoi vetëm se provat e reja kishin dëshmuar katërcipërisht se ajo dhe babai nuk kishin lidhje interesi pasuror, duke kërkuar konfirmimin detyrë. Menjëherë pas kësaj trupa njoftoi se vendimi do të jepej më 25 qershor, por vendimmarrja nuk duket e vështirë.

Lexo edhe:

KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

Vetë provat që KPA dhe Komisioneri Publik kishin kërkuar konfirmuan pretendimet e Kolgjokës. Qoftë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, qoftë Ujësjellës Kanalizime Tiranë, UKT dhe dy kompani private dhe noterja, konfirmuan në përgjigjet e tyre se Kolgjoka, nuk kishte lidhje me pasurinë në shqyrtim, një apartament 141 metra katrorë dhe blerja e tij ishte bërë siç ishte deklaruar prej babait të gjyqtares.

Kryetarja e Gjykatës së Krujës u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi për konfirmimin e saj u ankimua nga Komisioneri Publik në janar të vitit 2019. Procesi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku Kolgjoka po gjykohet nga trupa e përbërë nga Luan Daci kryesues, Albana Shtylla relatore dhe Ina Rama, Sokol Çomo dhe Natasha Mulaj anëtarë, filloi në shkurt të këtij viti, por u shty për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Në seancën e radhës më 25 qershor në ora 9.30, KPA pritet të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e KPK./BIRN/

Etiketa: kolgjokakomisioneri publikkpa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

11:01 : 24/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

12:57 : 17/10/2025
VETTING

KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Blerina Muço

17:44 : 13/10/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë prokuroren e Elbasanit, pasi u shkarkua një vit më parë nga Vettingu

11:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025
Para

Dasara Karaiskaj: Vajzës i kam thënë që leku është i pisët

TË GJITHA

Kush është Melissa Said? Influencuesja braziliane e akuzuar si mbretëreshë e drogës

15:23 : 28/10/2025

EMRAT/ Djali vrau me thikë babanë, policia: Krimi ndodhi në banesë! 25-vjeçari në kërkim

15:10 : 28/10/2025

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025

Krim brenda familjes në Durrës! Djali vret me thikë babain

14:41 : 28/10/2025

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025

Dosja/ “Na fike, merr çelësat dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja

14:38 : 28/10/2025

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com