Gjoba 50 mln se shkeli karantinën, Goxhaj: E paguaj me 5 role letre higjenike mavi

Avokati Altin Goxhaj ka zbardhur debatin që ka pasur me Komisionin e Ankesave të Policisë së Shtetit, lidhur me gjobën 50 mln që i është vendosur me pretendimin e thyerjes së rregullave gjatë karantinës.

Goxhaj ka ironizuar anëtarët e Komisionit, duke u shprehur se mund të paguajë gjobën, me 5 role letre higjenike mavi.

“Vendimin jeni të detyruar sipas ligjit të ma sillni me postë dhe me vulë të njomë me qëllim për ta paraqitur në Gjykatë. Çdo shkelje e këtij rregulli do të më detyrojë t’ju kallzoj në Prokurori për veprën penale të pengimit dhe e dini mirë që unë nuk ju ndahem.

Gjithësesi nëse dëshironi unë mund tua paguaj që tani gjobën 50 milionëshe me 5 role letrash higjenike mavi që kam sjellë për Komandantin tuaj Kontekstualistin Ardi Veliu, Gjeneralin Lleshi dhe Kapterr Ramiun”, shkruan Goxhaj në rrjetet sociale.

Avokati ka paralajmëruar se do të çojë në Gjykatën Administrative vendimin e gjobës, ndërsa e ka cilësuar Komisionin e Ankesave si të paligjshëm, por duhej të respektonte hapat ligjore para se t´i drejtohej gjykatës.

Postimi nga Altin Goxhaj

JA ÇFARË NDODHI SOT NË KOMISIONIN E ANKESAVE PËR GJOBËN 50 MILIONËSHE DHE PSE MIJËRA GJOBA JANË ABSOLUTISHT TË PAVLEFSHME!

(i rekomanduar për lexim për studentët e drejtësisë dhe sdms ata të Magjistraturës dhe Shkollës së Avokatisë)

Nga Avokati Altin Goxhaj (Altin Goxhaj) një ndër bashkëthemeluesit e @Koalicioni Për Shqipërinë

🟦🇷🇸👮‍♂️ Oficerët e Komisionit të Policisë:
“Ju jeni këtu sepse keni bërë ankim për shpalljen të pavlefshme të gjobës prej 50 milionë lekësh për shkak të protestës së 15 Majit 2020. Çfarë keni për të thënë?”

🟩🇦🇱🕵️‍♀️ Av Altin Goxhaj:
“A dispononi të gjithë dosjen dhe provat përkatëse?”

🟦🇷🇸👮‍♂️ Oficerët e Komisionit të Policisë për Gjobën 50 milionë lekë:
“Ne nuk kemi asnjë dokument apo provë nga ju”

🟩🇦🇱🕵️‍♀️ Av Altin Goxhaj:
“Për fatin tuaj të keq vetë e keni pranuar në paragrafin e fundit të faqes së parë se dispononi gjithë dosjen time por ju e keni zhdukur por s’ka problem se ja ku i kam me vërtetim të Postës Shqiptare, dhe s’më duhen për ju por për Gjykatën Administrative se atje fillon aksioni im ligjor për të rrëzuar të gjithë piramidën e gjobave antiligjore ndaj mijëra shqiptarëve dhe do e filloj pikërisht me gjobën më të madhe dhe më absurde në Historinë e pas Murit të Berlinit të Europës Kontinentale e cila më bën krenar!”

🟦🇷🇸👮‍♂️ Oficerët e Komisionit të Policisë:
‘Çfarë kërkoni nga ne?”

🟩🇦🇱🕵️‍♀️ Av Altin Goxhaj:
“Po të ishit të ligjshëm do t’ju kërkoja të shpallnit absolutisht të pavlefshëm gjobën e paligjshme, antikushtetuese dhe absurde që psikopatia e Pushtetit aplikon në diktaturën funksionale të fshehur me ndihmën e Opozitës Kuislinge në zemër të Europës.
Gjoba prej 50 milionësh që më është vënë nga një Komision i Paligjshëm i ngritur me urdhër të paligjshëm të një hierarkie të paligjshme jashtë çdo kompetence policore në lidhje me masat administrative është e paligjshme sepse:
1️⃣ POLICIA E RENDIT E KA TË NDALUAR ME LIGJIN E POLICISË QË TË VENDOSË MASA ADMINISTRATIVE (GJOBA)
Sipas legjislacionit shqiptar Policia e Rendit nuk ka asnjë kompetencë për vendosjen e masave administrative bazuar në Ligjin e Policisë së Shtetit dhe Kodin e Proçedurave Administrative. E vetmja masë administrative që vendos Policia e Shtetit është në fushën e qarkullimit rrugor bazuar veç në Kodin Rrugor dhe për këtë ka proçedura ligjore të mirëfillta. Asnjë oficer i policisë së rendit nuk ka tagër të vendosë gjoba dhe mijëra gjobat tuaja kundër shqiptarëve janë krejt të paligjshme dhe janë të aplikuara sipas modelit të paraqitur nga Vaso Çubrilloviç në Memorandumin e 1937 për Dëbimin e Shqiptarëve nga Ballkani!

2️⃣ GJOBAT JO PROPORCIONALE NDALOHEN ME KONVENTËN EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT, GJYKATËN E STRASBURGUT, KUSHTETUTËN DHE KODIN E PROÇEDURAVE ADMINISTRATIVE
Gjoba është në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit sipas detyrimeve të Shqipërisë ndaj Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ndaj Kushtetutës dhe në mënyrë të veçantë ndaj Nenit 12 “Parimi i Proporcionaliteti” të Kodit të Proçedurës Administrative.

Në dosjen me provat e mia që keni zhdukur si amator të Ardi Veliut që jeni (keni harruar që e keni çituar në Vendimin 50 milionësh – paragrafi i fundit në faqen 1) është edhe Vendimi i Gjykatës së Strasburgut “Çështja Tesiç V Serbia – 4678/07 dhe 50591/12 Judgment 11.02.2014 (section II) Article 10-1, Freedom of ekpression) që përcakton detyrimin e shteteve anëtare të Konventës për të respektimin e parimit të proporcionalitetit.
Sipas idiotësisë absurtde të kësaj gjobe ky parim është shkelur si rast unik në historinë e Europës Kontinentale pasi në rast se ke një rrogë minimale të duhet të punosh 16 vjet pa ngrënë për ta paguar apo 100 vjet në rast se aplikohet parimi i minimumit jetik të varfërisë ndërkohë që Gjykata Strasburgut rrëzoi në 2012 një gjobë prej 3400 eurosh pasi personi kishte veç diku te 500 euro të ardhura mujore prej pensionit.

LEXO EDHE  Dhuna në derbin Tirana-Vllaznia, 3 persona në hetim

3️⃣ MASAT ADMINISTRATIVE (GJOBAT) S’MUND TË JENË DISKRIMINUESE DHE NDALOHEN SI NGA KUSHTETUTA DHE NGA LEGJISLACIONI PËR DISKRIMINIMIN.

Ns dikush organizon një tubim “përkujtimor” me 30 vetë duke respektuar distancat fizike dhe sociale kundër diktaturës policia e gjobit me 50 milionë lekë. Ns Edi Rama, Gramoz Ruçi, Ilir Meta, Lulzim Basha, dhjetra deputetë dhe kryetarë bashkie, organizojnë dhjetra përkujtimore me qindra vetë për 5 Majin pa respektuar asnjë masë, policia e ndihmon. Po ashtu edhe nëse organizon inagurimore si Veliaj në 1 Qershor te Parku Rinoa apo Edi Rama në 5 Maj në Shijak, policia e ndihmon! Me dhjetra protesta dhe tubime shpërthyen pas thirrjeve tona kundër diktaturës në fillim Maji por veç unë jam gjobitur deri tani nga një Komision Policor me 50 milionë lekë! Kujtoj se deri më tani kisha rekordin sasior të represionit të Mafies Sorosiane në pushtet me 22 gjyqe dhe kallzime penale, 7 arrestime dhe 250 milionë lekë padi dëmshpërlimesh ndëshkimore ndaj akuzave të mia kundër Mafies Soros, shto këtu edhe falimentimin e biznesit familjar nga gjobat e Edi Ramës (të konsideruara të paligjshme nga të gjitha gjykatat), por kjo gjobë prej 50 milionësh vuri rekordin europian të ndëshkimit subjektiv të përfaqësuesit të Levizja AntiSoros.
Për këto arsye dhe të tjera, kjo gjobë duhet shpallur e pavlefshme por ju jeni një Komision Ankimi i Paligjshëm njësoj si ata që vunë gjobën”

🟦🇷🇸👮‍♂️ Oficerët e Komisionit të Policisë:
“Përderisa jemi të paligjshëm çfarë kërkoni nga ne?”
🟩🇦🇱🕵️‍♀️ Av Altin Goxhaj:
“Përderisa kushti për t’a çuar në Gjykatë Administrative është respektimi i paragrafit të ankimit paraprak pranë jush pavarësisht se jeni të paligjshëm në vendimin për gjobën e paligjshme, jam i detyruar të paraqitem pranë jush për të bërë kërkesën formale.”
🟦🇷🇸👮‍♂️ Oficerët e Komisionit të Policisë:
“Ne s’diskutojmë është apo jo i ligjshëm Akti Normativ por zbatojmë vetëm urdhërat!”
🟩🇦🇱🕵️‍♀️ Av Altin Goxhaj:
“Vërtet ju ka vënë në këtë Komision të Paligjshëm një Ushtarak që është i paligjshëm në detyrën e Ministrit civil, por ju s’jeni ushtarët e tij por oficerë policie! Ushtarët zbatojnë urdhërat por ju duhet të zbatoni ligjin dhe kur ju kërkojnë veprime të paligjshme duhet ti refuzoni, ndaj dhe ju kanë vënë si kriter shkollën në gradime dhe hierarki!

Për çdo zbatim urdhëri të paligjshëm siç është edhe ngritja e këtyre komisioneve të paligjshme të gjobave ju do të përgjigjeni një ditë në bankën e të akuzuarve “për krime kundër shqiptarëve” njësoj si gardianët nazistë të kampeve të përqëndrimit që i varën si qenër në Nuremberg dhe policët e Milosheviçit që i plasën në qelitë e Hagës mgjths u mbrojtën duke thënë “kemi zbatuar urdhërat”!

Unë këtu nuk kam ardhur për veten time por për të rrëzuar të gjithë piramidën e gjobave të paligjshme ndaj mijëra shqiptarëve si një sulm terrorist dhe kriminal për të ngjallur panik në popullsinë civile dhe për ti detyruar shqiptarët që të braktisin vendlindjen e tyre në kuadër të Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!

Të gjithë ju në burg do të përfundoni dhe unë do të jem akuzuesi juaj në gjyqet speciale (që do të ngrihen mbi të njëjtat parime juridike si Gjykata Speciale në Kosovë) kundër krimeve ndaj shqiptarëve që do të bëhen një ditë mbase edhe pas 5 vjetësh por një ditë do të bëhen!

Ju të gjithë jeni armiqtë e popullit dhe do të ndëshkoheni dhe asnjë justifikim për urdhëra s’do t’ju lehtësojë por në burgje do të kalbeni nga i pari Kryeministri e deri te i fundit ndër ju!”

🟦🇷🇸👮‍♂️ Oficerët e Komisionit të Policisë:
“Vendimi jonë do të komunikohet të Hënën me telefon”

🟩🇦🇱🕵️‍♀️ Av Altin Goxhaj:
“Vendimin jeni të detyruar sipas ligjit të ma sillni me postë dhe me vulë të njomë me qëllim për ta paraqitur në Gjykatë. Çdo shkelje e këtij rregulli do të më detyrojë t’ju kallzoj në Prokurori për veprën penale të pengimit dhe e dini mirë që unë nuk ju ndahem.
Gjths nëse dëshironi unë mund tua paguaj që tani gjobën 50 milionëshe me 5 role letrash higjenike mavi që kam sjellë për Komandantin tuaj Kontekstualistin Ardi Veliu, Gjeneralin Lleshi dhe Kapterr Ramiun”
Video: https://www.facebook.com/KoalicioniPerShqiperine/videos/295142208202290/