Eksperti i shëndetit Publik: Çfarë duhet bërë për të ulur infektimin me Covid

Ekspert i shëndetit Publik në Gjermani Erion Dasho në studion e “ABC e mëngjesit” ka folur për situatën e koronavirusit. Dasho u shpreh i zhgënjyer që këshillat e dhëna ndaj Komitetit të Ekspertëve në Shqipëri nuk i janë marrë parasysh.

Gjithashtu ai theksoi se sot, duhet të bëhen më shumë testime, duke pasur rreth 80 raste në ditë, sipas tij minimuni duhet të bëhen 800 deri në 1 mijë testime dhe në këtë mënyrë kjo situatë e COVID-19 mund të përballohet më mirë.

“Shumë nga zgjidhje digjitale të kompanisë tonë ia kam ofruar falas, por nuk i pranuan. Norvegjia është një nga vendet nordike që e ka menaxhuar mirë situatën e covid. Të njëjtën zgjidhje ia ofrova Ministrisë tonë dhe Komitetit të Ekspertëve dhe më erdhi shumë keq që nuk u mor parasysh. Më vjen keq që qytetari nuk pati mundësi të përfitonte nga këto teknologji”, u shpreh Dasho.

Gjithashtu ai theksoi se testimet janë të rëndësishme për të identifikuar rastet. Gjatë intervistës Dasho tha për gazetarin Enkel Demi se shifrat duhen parë në dy këndvështrime: Të dhënat ishin elementi i parë, që Bill Gates i theksoi për të fituar ndaj kësaj sëmundje. Duhet të gjurmoheshin kontaktet dhe kjo kërkon rritje të testeve.

Nuk janë rritur testet, rritja është insinjifikante. Duhen më shumë teste, nuk të përballohet situata me kaq pak teste. Ne aplikuam karantinë dhe në këtë kohë duhet të kishim bërë të sigurt spitalet, duhet të kishim forcuar sistemin shëndetësor, jo vetëm spitalet në Tiranë, të gjitha spitalet rajonale. A kemi një protokoll të qartë të izolimit? A ka një kontroll.

Kontrolli tashmë që kemi 500 raste nuk mund të jetë epidemiologu me çantë, kur e gjitha bota ka aplikacione të gjurmimit digjital. Që të kemi një njohje të situatës epidemiologjike sot , duhet të bëjmë sa më shumë teste. Fakti që një strukturë private kërkon të testojë dhe nuk lejohet kjo nuk është normale. Kjo tregon tendencë të manipulimit të dhënave.

Ndërkohë që shteti sot nuk ka kapacitetin të testojë. Sot që ke 80 raste në ditë, duhet të testosh minimumi 800 deri në 1 mijë, jo 300.  Struktura e laboratorëve është dhënë me koncesion. Nëse i beson privatit strukturën e laboratorit duhet ti besosh edhe covidin, sepse do e kishte shtrirë më mirë. Sot të dhënat e covid nuk janë transparente”, u shpreh Dasho.

LEXO EDHE  Gruaja rrëfen tmerrin: Burri pinte dr*gë dhe më rrihte, vjehrra i jepte lekët e pensionit

Më tej ai theksoi se në përgjithësi të dhënat lidhur më covid nuk janë transparente.

Komuniteti i Ekspertëve nuk ka një epidemiolog. Nga do t’i marrë të dhënat ky Komitet, nga epidemiologët. Ka shumë mjekë që kanë ofruar ekspertizë për të mbështetur Komitetin e Ekspertëve dhe nuk është pranuar. Ne duhet të shohim të dhënat e besueshme dhe mbi ato të dhëna mund të japim këshilla me vlerë.

Një nga kolegët e Komitetit të Ekspertëve u shpreh: Ne japim këshilla, por nuk marrim vendime. Kjo tregon që ne jemi një situatë të pakuptimtë. Nëse edhe në kohë pandemie na thuhet që ky komitet nuk paska qenë vendimmarrës, përgjigjes tonë i vihet një pikëpyetje shuam e madhe.  Unë tashmë jam i paaftë të kuptoj çfarë do të ndodhi.

Në jemi në mëshirën e virusit. Kemi të dhëna nga bota, por që është treguar që jo gjithmonë janë të aplikueshme 100 %. Në Shqipëri me karantinë, ka pasur pak pasazhe, nuk e dimë nëse virulenca është e ulët apo siç ka qenë. Thuhet që të dhënat janë të pabesueshme, dhe kur virulenca e virusit nuk dihet, numri i rasteve bëhet shqetësuese. Koronaviruset janë patogen sezonal.

Ajo që më shqetëson është transmetimi në spitale, një skandal që kalon çdo përmasë, që erdhi si pasojë e papërgjegjshmëri. Kjo është arsyeje sistemi, jo punë mjekësh. Nuk ka pasur protokoll dhe mekanizëm të orientimit. Në momentin që i jep kohë karantinës, duhet të orientosh spitalet.

Ne e humbën qytetarin gjatë periudhës së karantinës, vetëm e frikësuam. Nuk e bëmë partner siç e bëri Europa. Sot qytetarin shqiptar nuk mund ta fajësojë askush se nuk bindet. Pse u bind në mars dhe në maj, Sepse nuk i komunikove të dhëna të sakta, por e çorientove”, tha më tej ekspert i shëndetit Publik.