• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Kandidatët për AMA në shkelje të ligjit, kryetar do zgjidhet një militant partiak

16:30 : 17/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet sociale se një militant partiak do të emërohet në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive, organizmit rregullator për fushën e medias, në shkelje flagrante të ligjit.

Berisha shkruan se kandidati i përzgjedhur për të qenë kryetar i AMA-s nuk plotëson kriteret ligjore dhe thotë se kjo është përgjigja që Rama u jep institucioneve ndërkombëtare që kanë shprehur shqetësim për lirinë e fjalës në Shqipëri, nëpërmjet raporteve të tyre.

“Në këtë traditë ai reagon ndaj të gjitha raporteve të mësipërme, duke emëruar në krye të AMA-s, në kundërshtim flagrant me ligjet, një militant të thekur, Maklen Misha ish -kandidatin për deputet, gjë të cilën ligji e ndalon.

Ai ka qenë drejtues i G99 dhe kandidat për deputet i kësaj partie. Po kështu, ai është këshilltari i Xhaçkës, i cili, me ligj është post politik. Përveç kësaj, Maklen Misha nuk plotëson kriterin ligjor të 10 viteve punë.

Për të nxjerrë me çdo kusht Maklenin, kandidatin e zemrës, Edvini i ka vendosur edhe tre pseudorival atij, apo kallp kandidatë, të cilët njëlloj si Makleni nuk kanë 10 vite punë dhe kanë mbajtur detyra politike. Me gjithë këto, Makleni e ka te sigurt emërimin e tij nga narkoparlamenti.

Lexo edhe:

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

Aldo Avdyli kur arrestohet përmend emrin e Bujar Deliallisit/ Berisha: Është mik i Pojës! (VIDEO)

Në relacionin që Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit i ka dërguar komisionit të Medias, për të bërë përzgjedhjen e kryetarit të AMA-s, figurojnë 4 kandidatë.

I pari është Maklen Misha, i pasuar nga Edvin Kukunja, Fatjon Hoxhalli dhe Denis Dedej. Asnjëri prej tyre nuk plotëson kriterin ligjor prej 10 vitesh pune, në kuptim të ligjit.

Misha, thuhet në relacion, ka vetëm 8 vjet e 1 muaj punë sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ka mbajtur edhe detyrën e Këshilltarit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës apo të Zëvendëskryeministrit, por nuk përmendet fakti që në vitin 2009 ai ishte kandidat në listën shumë-emërore të partisë G99 në Korçe, siç tregohet në këtë tabelë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku ai është renditur i dyti në radhë.

Kandidati Edvin Kukunja ka 4 vite e 7 muaj pune. Ka qenë po ashtu këshilltar në Ministrinë e Arsimit dhe Drejtësisë. Kandidati Fatjon Hoxhalli, sipas relacionit, ka 6 vite pune. Ka qenë këshilltar i Zëvendëskryeministrit dhe në Ministrinë e Arsimit. Ndërsa Denis Dedej, i punësuar në Bashkinë e Tiranës dhe në Shërbimin Kombëtar i Punësimit, nuk përcaktohet se ç’detyra ka mbajtur dhe ka vetëm 7 vite e 9 muaj punë në librezë.

Relacioni përmban edhe të dhëna për anëtarët, por teksa për anëtarët saktësohet se i plotësojnë ose nuk i plotësojnë kriteret ligjore, për 4 kandidatët për kreun e AMA-s, nuk jepet asnjë konkluzion i tillë, edhe pse ata janë në shkelje të ligjit përsa i përket eksperiencës prej 10 vitesh të punës.

Me këtë mënyrë, me emërimet në shkelje të ligjit, thotë ish-Kryeministri Berisha, synohet kapja e AMA-s në mënyrë që të goditet fjala e lirë.

‘Qëllimi i këtij akti është një dhe vetëm një: kapja e institucionit të AMA-s dhe shndërrimi i tij në një gijotinë të fjalës së lirë’.

Sipas ish-Kryeministrit Berisha, me këtë rast Kryeministri Rama po shpërfill qëndrimet e Komunitetit Ndërkombëtar, si Bashkimi Europian, Këshilli i Europian, Komisioni i Venecias, Reporterët pa Kufij apo Freedom House. Përzgjedhja e kryetarit do të bëhet nga Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, por për shkak se kandidatet janë në shkelje të ligjit dhe nuk plotësojnë kriteret, komisioni duhet t’i rrëzojë ato dhe procedura për zgjedhjen e tyre duhet të nisë nga e para.

Etiketa: AMA; kandidateBerisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Aldo Avdyli kur arrestohet përmend emrin e Bujar Deliallisit/ Berisha: Është mik i Pojës! (VIDEO)

18:35 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

17:31 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Berisha më propozoi të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës, por e refuzova. Ja pse

21:02 : 29/09/2025
Para

Manjani: Amerikanët kanë një handikap të madh, shkërmoqen para gangsterëve lokalë

TË GJITHA

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025

“Bankers” dhe shtetit ende indiferent/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

13:34 : 26/10/2025

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:16 : 26/10/2025

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

13:01 : 26/10/2025

Natën në burg, ditën trafikonte drogë me logon e Kristiano Ronaldos/ Arrestohet shqiptari në Itali

12:49 : 26/10/2025

Kampi i Rojit, plagë e hapur e ISIS-it: 2 100 gra dhe fëmijë të bllokuar në shkretëtirë

12:34 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com