• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shqipëria po operon me modele afrikane”/ Eksperti Dasho: Rastet me Covid, 5 masa urgjente

08:09 : 16/06/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se në kushtet e rritjes së numrit të rasteve me COVID në Shqipëri, nuk ka nevojë për Kasandra, por për profesionistë që japin këshilla praktike dhe për një ekip që ka vullnetin t’i zbatojë ato.

Në këtë kuadër, Dasho shkruan se duhet një transparencë e plotë mbi të dhënat e epidemisë së COVID në Shqipëri: transparencë e modelit perëndimor ku mbrohet anonimati i personave, por informacioni ndahet për qëllime vlerësimi risku dhe planifikimi.

“Shqipëria e shekullit të 21-të nuk mund të operojë me modele afrikane ku të dhënat fshihen apo manipulohen”, shkruan ai.

Gjithashtu ai këshillon marrjen e masave urgjente, shkencore dhe gjithëpërfshirëse për të ndaluar transmetimin e COVID në spitale dhe qendra shëndetësore: duhet të shmangim një “skenar italian” ku spitalet u kthyen në vatra të përhapjes së epidemisë. Sipas tij, modelet që ka krijuar Europa sot janë të thjeshtë, të zbatueshëm dhe, mbi të gjitha, mund të implementohen me investime minimale.

Postimi nga Erion Dasho

Lexo edhe:

Shtohen rastet në kardiologji, vdekshmëria e lartë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

Rriten ndjeshëm rastet e vjedhjeve të banesave gjatë verës

COVID-i dhe Kasandrat

Gjatë gjithë epidemisë COVID, nuk kanë munguar Kasandrat. Ata që kanë parashikuar tragjedi, vdekje dhe apokalips.
Në situata epidemie ky është pozicioni më komod, sepse kur “parashikimet” dalin, mund të reklamosh medaljen e radhës.

Edhe kur parashikimet nuk dalin, ke gjithmonë avantazhin e mburrjes se në sajë të “parashikimeve vizionare” u morrën masat që shmangën tragjedinë. Madje është vetë publiku ai që, i lehtësuar, fal me shprehjen “eh, shyqyr që nuk i doli fjala!”

Në fakt, një nga institicionet ndërkombëtarë më prestigjiozë ka vite që funksionon bazuar mbi parashikime të tipit Kasandër. Dhe nuk vuan as për financime dhe as për reputacion.

Kur parashikimet nuk i bëjnë fallxhorët, por shkencëtarët, ato natyrisht që duhen veshur me tisin e “evidencave”. Fatkeqësisht, evidencat lidhur me COVID janë aq kontradiktore, sa jo rrallë ajo që është deklaruar në mëngjes, është mohuar në mbrëmje.

Në kushtet e rritjes së numrit të rasteve me COVID në Shqipëri, nuk ka nevojë për Kasandra, por për profesionistë që japin këshilla praktike dhe për një ekip që ka vullnetin t’i zbatojë ato.

Më tepër se në çdo fazë tjetër të epidemisë, sot nevojitet:

1. Transparencë e plotë mbi të dhënat e epidemisë së COVID në Shqipëri: transparencë e modelit perëndimor ku mbrohet anonimati i personave, por informacioni ndahet për qëllime vlerësimi risku dhe planifikimi. Shqipëria e shekullit të 21-të nuk mund të operojë me modele afrikane ku të dhënat fshihen apo manipulohen.

2. Masa urgjente, shkencore dhe gjithëpërfshirëse për të ndaluar transmetimin e COVID në spitale dhe qendra shëndetësore: duhet të shmangim një “skenar italian” ku spitalet u kthyen në vatra të përhapjes së epidemisë. Modelet që ka krijuar Europa sot janë të thjeshtë, të zbatueshëm dhe, mbi të gjitha, mund të implementohen me investime minimale.

3. Masa inteligjente (shih statusin tim të djeshëm) për të mbrojtur të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Në kushtet e numrave që janë referuar këto ditë, epidemiologjia tradicionale dorëzohet dhe i lë vendin epidemiologjisë inteligjente të zbatuar nëpërmjet mediumeve dixhitale. Në se nuk lëvizet shpejt, transmetimi komunitar i COVID do të arrijë tek grupet vulnerabël, aty ku shkakton edhe dëmin më të madh.

4. Hartim dhe zbatim protokollesh për zyrat dhe bizneset: disa banka janë duke zbatuar protokolle të sakta dhe strikte, por informacionet flasin se pjesa dërmuese e bizneseve operon akoma në kushte rreziku shumë të lartë për transmetimin e COVID. Edhe këtu protokollet nga bota ekzistojnë, thjesht duhen përshtatur dhe zbatuar.

5. Rivendosje të komunikimit me publikun për ta rikthyer atë në partner për zbatimin e masave që synojnë parandalimin e përhapjes së COVID në komunitet dhe, sidomos, në familje.
Sot, nuk është koha e Kasandrave, por e veprimit të shpejtë, që ndërthurr masat universale dhe të gjithëpranuara të shëndetit publik me masat inteligjente.

Por tik-taku i orës ka filluar dhe nuk ka kohë për vonesa. Vera që këtë vit vonoi, po vjen së bashku me shumë efekte të pritshme lehtësuese. Detyra e atyre që menaxhojnë përgjigjen ndaj epidemisë në Shqipëri është të mos ja vështirësojnë punën natyrës dhe motit…

Etiketa: COVID 19dashorastet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtohen rastet në kardiologji, vdekshmëria e lartë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

08:16 : 19/06/2025
AKTUALITET

Rriten ndjeshëm rastet e vjedhjeve të banesave gjatë verës

20:15 : 16/06/2025
AKTUALITET

Shqetësime për marrëdhëniet seksuale tek të miturit/ Shtohen me 50% rastet dhe veprat penale

15:38 : 15/06/2025
BOTA

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

08:22 : 11/06/2025
BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
AKTUALITET

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

16:23 : 29/03/2025
Para

Covid-19, zbulohen 9 raste të reja në Krujë

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com