• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Do të marr lopën ose makinën”/ Gruaja denoncon ish të dashurin pas lidhjes jashtëmartesore

17:00 : 16/06/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Një grua në Tiranë, e cila e tradhtoi burrin gjatë kohës që ai jetonte jashtë vendit, është detyruar jo vetëm t’i tregojë atij për lidhjen jashtëmartesore, por me të për krahu ka përfunduar në polici. I denoncuar nuk ishte bashkëshorti, por ish i dashuri i gruas.

Të dy ata u njohën përmes rrjeteve sociale, në llogaritë përkatëse të “Facebook”. Kur gruaja u bind se duhej t’i jepte fund tradhtisë, i dashuri i fshehtë nuk e ka pranuar mbylljen e kapitullit dhe ka nisur nga kërcënimet, aq sa në një moment ai ka kanosur se do t’i merrte lopën apo makinën, raporton gazeta Si.

Kallëzimi i pabesueshëm është mbajtur nga oficeri i policisë, Arjan Boci pranë komisariatit numër një. Denoncuesja quhet E.V., e martuar, ndërsa personi me të cilin gruaja tradhtoi bashkëshortin E.T. “Jam e martuar, kam dy fëmijë. Në nëntor 2019 pas tre viteve tradhti, lidhja përfundoi. Nuk dëshiroja ta takoja më, pasi im shoq mësoi për lidhjen jashtëmartesore. E.T kërkonte doemos takim pas këtij vendimi dhe disa herë erdhi në shtëpi”. Siç tregohet më tej, i dashuruari godiste me gurë banesën dhe disa herë i ka bërë presion dhe shantazh nëpërmjet telefonit.

Në këto kushte, gruaja është detyruar të mbyllë telefonin. Por, i dashuruari ka vazhduar me presione me mesazhe deri edhe te burri, vjehrra dhe vjehrri.

“Ai më kërcënoi se po mos të dilja në takim, do më vriste, do më merrte peng fëmijët në shkollë, ose se do vriste mua dhe bashkëshortin tim”, thotë gruaja.

Lexo edhe:

Bardhi denoncon me emra: Ceno Klosi, Darli Hoxha dhe Lul Morina po tentojnë të blejnë vota në Fier

Denoncon PD/ Ja emrat që po vjedhin vota në Kukës

Siç thotë burimi i gazetës “Si” ka dyshime se i riu, me status beqar e ka gjurmuar gruan herë pas here. E.T në një rast shkoi në shtëpinë e denoncueses, ku pasi hyri në ambientet e verandës, ai takoi vjehrrën e të dashurës. Ai e shau dhe e ofendoi, së cilës i kërkoi një shumë parash në formë detyrimi. “Dua tre milionë lekë, lopën ose makinën që e keni të parkuar në oborr”, ka kërcënuar më tej ish-partneri i nuses së saj.

Ndonëse policia ka dyshime të paverifikuara se konflikti mund të jetë agravuar për shkak të ndonjë shume, ende nuk ka prova ta vërtetojë këtë opsion. Për momentin oficerët sipas burimeve të gazetës “Si” do besojnë pretendimin e gruas së martuar, që këmbëngul se është përndjekur që nga muaji tetor 2019 dhe deri në fund të majit 2020, ditën kur ajo u bind se duhet të njoftonte policinë.

“Ndihem e frikësuar, kam ndryshuar stilin e të jetuarit”, i tregoi policisë ajo. Sa i takon lidhjes jashtëmartesore, gruaja pranoi se bashkëshorti ishte vënë në dijeni.

“Lidhja intime zgjati pothuajse tre vjet. Marrëdhënia ishte e fshehtë deri në momentin që bashkëshorti mori telefonin tim dhe lexoi të gjitha mesazhet dhe komunikimet tona. Njohja jonë me E. filloi nëpërmjet telefonit, kur pasi u prezantuam në ‘Facebook’ dhe komunikuam për njëfarë kohe, ai më telefonoi. Këtë numër nuk e posedoj më, pasi e kam mbyllur gjatë shqetësimeve disamujore, bezdisjeve dhe agresivitetit. Pas rreth gjashtë muajsh, e gjendur në një situatë të tillë, kur ai më shantazhonte edhe me fotografi dhe më kërcënonte, u detyrova ta takoj dhe u detyrova të krijoj një lidhje intime që zgjati tre vite”.

Edhe pse gruaja këmbëngul se ishte detyruar ta tradhtonte bashkëshortin për shkak të fotografive që i kishte nisur të panjohurit, policia thotë për gazetën “Si” se ka dyshime të forta që ajo e tradhtoi me vullnet të plotë partnerin. Megjithatë, gruaja shton “ai më kërcënoi se do iu tregonte të gjithëve, dhe e gjendur në këto kushte shkova me E.T, sa herë kërkonte ai”.

Sipas policisë, referuar qëndrimit të kallëzueses, i riu shkonte në banesën e saj private që gjendet në periferi të Tiranës dhe e takonte. “Ndonëse kallëzuesja jetonte edhe me vjehrrin e vjehrrën, ata nuk kanë kuptuar asgjë”, shprehet një burim i gazetës “Si”, që po e heton partnerin zemërthyer për përndjekje.

Rezulton se rreth një muaj më parë, pasi bashkëshorti u kthye në Shqipëri për shkak të Covidit, ai gjeti telefonin e partneres që e kishte lënë mbi lavatriçe. “Im shoq gjeti të gjitha mesazhet në telefon dhe nga kjo arsye më pyeti kush ishte dhe çfarë kishte ndodhur. Ndërpreva çdo komunikim me të, hoqa telefonin sepse ma kërkoi im shoq, ndaj E.T nuk kishte ku të më telefononte”.

Policia bën me dije për gazetën “Si” se çifti që ka dy fëmijë, një të moshës 12 vjeç dhe tjetrin të moshës 8 vjeç është përpjekur që kjo çështje mos të kuptohej nga dy të moshuarit që jetojnë me ta. Por diçka e tillë ka qenë e pamundur. Pas ndërprerjes së komunikimit, edhe pse gruaja pretendon se po përndiqej prej kohësh, partneri kishte shkuar befas në banesë.

“Ai erdhi në shtëpinë tonë dhe filloi të më kanosë, filloi të ruajë të gjithë pjesëtarët e familjes, dhe t’i shqetësonte të gjithë, bashkëshortin, kunatën, kunatin, nusen e kunatit, vjehrrin e vjehrrën. Ai ju telefononte atyre dhe iu kërkonte që të më linin të dilja nga shtëpia”, thotë më tej gruaja në denoncim.

Policia ka pyetur si fillim vjehrrin dhe vjehrrën që tregojnë se si i riu i kërcënoi nën pretendimin se nusja e tyre i kishte marrë një borxh, ndaj dhe ai do t’ju merrte lopën ose makinën.

Ndërkohë pritet që të pyetet gjithë familja e telefonuar nga i dashuruari, përfshi kunetër e kunata, që të gjithë ata të telefonuar nga i riu. /gazetasi/

Etiketa: denoncimgruajatradheti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi denoncon me emra: Ceno Klosi, Darli Hoxha dhe Lul Morina po tentojnë të blejnë vota në Fier

18:55 : 09/05/2025
AKTUALITET

Denoncon PD/ Ja emrat që po vjedhin vota në Kukës

18:32 : 09/05/2025
AKTUALITET

PSD: Benet Beci do t’i japë administrimin e plazhit të Velipojës kompanisë së lidhur me gruan e tij

17:14 : 06/05/2025
BOTA

Greqi, do të shpërthente bankën, 38-vjeçarja vdes pasi i plas bomba në duar

19:17 : 03/05/2025
BOTA

Si në filma/ Burri plagos me thikë gruan, ia mbath, por vdes në aksident me makinë

10:04 : 03/05/2025
AKTUALITET

I futi në burg të atin për ngacmim ndaj mbesës/ Babai i vajzës: Gruaja më tradhtoi me një 50-vjeçar

13:56 : 30/04/2025
Para

Uanda Nara habit me fjalët që thotë për vjehrrin, fajëson kunatën për 'sulme' të padrejta

TË GJITHA

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025

Polici që qëlloi me armë në Dibër është babai i kandidatit të PS-së (EMRAT)

22:08 : 10/05/2025

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

21:52 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com