Kukësi-Flamurtari, publikohen formacionet zyrtare

Kukësi përballet në orën 17:00 kundër Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Kategorinë Superiore.

Fitorja për verilindorët në këtë ndeshje është detyrim, për të shpresuar në një ndalesë të Tiranës ditën e sotme në ndeshjen ndaj Teutës, për tu afruar më pas dhe për të tentuar titullin kampion edhe pse skenarët që të çojnë në një përfundim të tillë ka pak gjasa të ndodhë.

LEXO EDHE  Renditja e Superiores/ Partizani “merr frymë”, Teuta në pikiatë. Ja klasifikimi i plotë

Nga ana tjetër, Flamurtari ka rënë zyrtarisht nga kategoria por që do të tentojë të bëjë surprizën dhe e sigurt është që nuk do të bëjnë asnjë lëshim.

Formacionet zyrtare:

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Lulaj, Musta, Limaj, Ethemi, Rroca , Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj.

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Qarri, Muçollari, Vrapi, Rrapaj, Lukas Ramos, Indio Oliveira, Karlos Henrike, Ribaj, Hoxhaj.