Dalin pamjet/ Ja momenti i ekzekutimit të Paulin Markut dhe Bujar Likës në hotel (Video)

Janë bërë publike në media pamjet ekskluzive nga momenti i vrasjes së dyfishtë në Kurbin, ku viktima mbetën Paulin Marku (Gjergji) dhe Bujar Lika (Hasani).

Ngjarja ndodhi në hollin e një hoteli në aksin rrugor Lezhë-Mamurras afër kryqit të Gjormit.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, vrasësi hyn brenda hotelit me një pelerinë që mban mbishkrimin Policia, ndërsa mban në dorë një kallashnikov.

LEXO EDHE  Çfarë po kurdiset? Spiropali kafe me Salillarin (Foto)

Sapo vihet re nga viktimat, viktimat reagojnë me armë çka ka sjellë edhe një përplasje të armatosur mes palëve, ku i plagosur mbetet edhe atentatori.

Bujar Lika humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Marku humbi jetën në spital. Edhe sot, pas më shumë se dy javësh, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.