Foto/ Rudina Magjistari surprizohet në emision: Nuk po e besoja

Pasditen e djeshme e ftuar në emisionin “Rudina” ishte këngëtarja Ester Hoxha. Në vitin 2016 ajo udhëtoi drejt SHBA-së duke e lënë muzikën për shkollim në Ekonomi, Biznes dhe Marketing.

Megjithatë ajo ka ruajtur fotot nga karriera e saj, mes të cilave dhe një surprizë për moderatoren Rudina Magjistari. Ajo kishte ruajtur një foto pranë Rudinës dhe u shpreh se për të ka qenë si një kukull barbi.

“Esteri ka bërë edhe një foto, me një personazh shumë të njohur shqiptar, që e keni parasysh në këtë moment (qesh). Kur ma solli foton nuk po e besoja. Ja ku jemi këtu me Esterin. Unë sigurisht nuk e mbaj mend Ester këtë foto, por sa mirë që e paske ruajtur. Nga skenografia kuptoj se duhet të jetë edicioni i parë i Maratonës së Këngës Popullore, skenografi modeste, ose ndoshta Porta e Fatit…”, tregoi Rudina.

LEXO EDHE  Çfarë ka ndodhur? Arjola Demiri dhe partnerja aktuale e ish-bashkëshortit të saj janë në gjyq

“Unë nuk e mbaj mend me saktësi se çfarë ka qenë, por mbaj mend që i thosha mamit…ti për mua ishe një kukull Barbie! Sepse ishe bjonde. Dhe i thoja mamit, foto, foto, foto, dua foto. Dhe kur të kam parë edhe ty super të gjatë, të shikoja kështu… Unë jam 7 vjeçe aty”, u shpreh Esteri.