• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokument/ Zbardhet vendimi për Luan Dacin, ja pse Apeli e riktheu në detyrë

15:34 : 09/06/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, VETTING

Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi më 5 qershor që të heq masën e pezullimit nga detyra të anëtarit të Kolegjit të Apelimit, Luan Daci.

Gjykata e Shkallës së parë kishte vendosur më herët se duhet të pezullohej nga detyra për shkak të falsifikimit të dokumenteve të kandidimit. Konkretisht juristi nuk kish paraqitur në dokumente masën dispilinore të shkarkimit nga Këshilli i Lartë të Drejtësisë në vitin 1997. Një prej kritereve për zgjedhjen në Kolegjin e Apelimit është që kandidati të mos ketë marrë masë ndëshkuese gjatë ushtrimit të detyrës.

Gjykata e Apelit në vendimin e saj thotë se Luan Daci nuk ka falsifikuar asnjë dokument. Sipas kësaj gjykate, akti i shkarkimit-largimit nga puna nuk është detyrimisht i nevojshëm të shënohet në dokumentet e këndimit dhe Luan Daci nuk ka fshehur apo ndryshuar përmbajtjen e dokumentit të Këshillit të Larte të Drejtësisë.

“Asnjë normë ligjore nuk kërkon që akti i masës disiplinore të largimit nga puna, të shënohet, se duhet treguar apo sidoqoftë të jetë në përmbajte të kërkesës së kandidatit për anëtar në institucionet e rivlerësimit, ky mos shënim, mos tregim apo i çfarëdolloj forme e mohimit të tij, nuk shërben apo nuk është në gjendje të falsifikojë as dokumentin “kërkesë”, sepse ajo është dokument që përfaqëson apo provon shprehjen e interesit për kandidim dhe preferencën e vendit vakant dhe as dokumentin e vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sepse nuk ka ndryshuar, fshirë dhe nuk e ka prishur përmbajtjen e tij.

Në këtë kuptim dyshimi i prokurorit drejtohet ndaj një fakti që nuk parashikohet në ligj si vepër penale, e kështu mos-paraqitja, mos-shënimi apo sidoqoftë mohimi nga z. Luan Daci i masës disiplinore të largimit nga puna është një fakt të cilit i mungon kundërligjshmëria”,- thuhet në vendimin e gjyqtarëve Dhimitër Lara, Nertina Kosova dhe Sokol Binaj.

Lexo edhe:

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

Lala: Një kriminel kërkoi të bëhej i penduari i drejtësisë për të zbardhur zhdukjen e Ervis Martinajt

Vendimi në favor të Luan Dacit thotë edhe se Prokuroria Speciale nuk mund të hetojë veprën e falsifikimit për këtë rast, pasi verifikimi i kandidaturave për institucionet e Vettingut është subjekt i institucioneve kontrolluese të Vettingut.

“Në vështrimin e argumenteve të prokurorit dhe provave të parashtruara nga ai, ky kolegj verifikon se ato përfaqësojnë apo provojnë si faktin për largimin nga detyra të gjyqtarit për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë ashtu dhe atë të mos deklarimit të kësaj mase disiplinore nga i hetuari Luan Daci, gjithsesi të ndryshme këto fakte nga fakti i falsifikimit të pretenduar ndaj tij. Nga çka shfaqet e qartë se hetimet e prokurorit janë zhvilluar jo mbi atë të nevojshme që lidhet me ushtrimin e ndjekjes penale për falsifikimin e dokumentit nga ana e z. Luan Daci, por me hetime që lidhen me pozicionin e anëtarit të rivlerësimit…”, – thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit e Organizuar.

Vendimi i gjykatës merr vetëm me faktin nëse Luan Daci ka faslifikuar apo jo një dokument, kur ndërkohë nuk ka dyshime që ai nuk ka paraqitur dokumentin e shkarkimit gjatë kandidimit. Kaq do të mjaftonte kuptuar se kemi të bëjmë me një shkelje nga ana e kandidatit.

Por trupa gjykuese, dy prej të cilëve janë vlerësuar në Vetting nga Luan Daci, kanë zgjedhur të bëjnë pirueta logjike duke pranuar se edhe ka shkelje, por edhe nuk ka. Në raste të tilla, kur gjyqtarët kanë konflikt interesi tërhiqen nga gjykimi dhe nuk japin vendime kaq të diskutueshme, për çështje që janë kaq të ndjeshme në opinionin publik.

Etiketa: gjykataLuan Dacivendimi

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

17:28 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lala: Një kriminel kërkoi të bëhej i penduari i drejtësisë për të zbardhur zhdukjen e Ervis Martinajt

21:43 : 23/10/2025
AKTUALITET

Pas 3 muajsh, KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj

13:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Trafikoi 120 kg kokainë në Gjermani, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar

20:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

Borxhi i papaguar ndaj qytetarit, Bashkia Korçë në qendër të skandalit ligjor

21:33 : 20/10/2025
AKTUALITET

KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet

14:06 : 16/10/2025
Para

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën qytetari

TË GJITHA

Skandali me hemodializën! Braçe kërkon auditim 10-vjeçar për pagesat pa shërbime në Spitalin Amerikan

21:37 : 29/10/2025

U akuza për kultivim droge, reagon Belina Pupa

21:15 : 29/10/2025

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025

Skandal në kufi/ Zbulohet rrjeti i kontrabandës së viçave nga Maqedonia, cënohet siguria ushqimore

20:59 : 29/10/2025

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

20:48 : 29/10/2025

Njohja e pavarësisë, “shpërthejnë” mediat serbe: Skandal, Siria pranoi Kosovën

20:47 : 29/10/2025

Kroacia rrit pagën minimale në 1050 euro

20:32 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com