Do të përballet me KPK, ja si ka ndryshuar pasuria e prokurorit Gjon Fusha

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Gjon Fusha do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Gjon Fusha do të përballet të enjten më 4 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Fushën përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Gjon Fusha e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003, si prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës. Në vitin 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Apelit të Gjirokastrës, institucion të cilin e drejton që pas shkarkimit nga vetingu të drejtuesit të mëparshëm.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Gjon Fusha nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në deklaratën e vitit 2003, prokurori Fusha deklaronte pasuri me vlerë 300 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare kap vlerën e 1.7 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 102 mijë lekësh.

Në fund të vitit 2017, ai zotëronte 1.1 milionë lekë likuiditete në bankë, 300 mijë lekë kursime në cash dhe automjet me vlerë 300 mijë lekë.

LEXO EDHE  Rrezik për përhapjen e COVID/ Qytetarët torturohen në pritje të aplikimeve të granteve për tërmetin (VIDEO-FOTO)

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 24.4 milionë lekë. Rreth 64% e të ardhurave janë siguruar nga paga si prokuror e Z.Fusha, ndërsa 35% nga paga e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimin e një kredie bankare në vitin 2015. Sipas deklaratës së këtij viti, bashkëshortja e Z. Fusha ka marrë një kredi prej 550 mijë lekësh, të cilën nuk e ka tërhequr nga banka.  Kjo kredi e lënë në gjendje të ngrirë është shlyer plotësisht në vitin 2016.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitit 2003

Deklarata e pasurise për vitit 2004

Deklarata e pasurisë për vitit 2005

Deklarata e pasurise për vitit 2006

Deklarata e pasurisë për vitit 2007

Deklarata e pasurisë për vitit 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

/BIRN/