• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

QSUT anulon tenderin 7 mln euro për pajisjet mjekësore. Gati “skenari” për fituesin e paracaktuar?

13:08 : 02/06/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Qendra Spitalore Universitare Tiranë (QSUT), siç pritej, anuloi tenderin për mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore, duke forcuar dyshimet se gjithçka është pjesë e një “skenari” me dy faza për të orientuar procedurën 7 milionë euro drejt një “fituesi të paracaktuar”.

Pse duhej “dështuar” tenderi?

Sipas asaj që ka raportuar më parë “Boldnews.al”, anulimi i mundshëm, i cili tashmë është bërë fakt, mund të “detyrojë” QSUT që të heq dorë nga një seri kriteresh të forta, nën argumentin e nevojës urgjente për të riparuar aparaturat mjekësore në QSUT, pjesa më e madhe e të cilave kanë nevojë emergjente për riparim dhe azhornim.

Me “heqjen dorë” nga kriteret e forta, QSUT mund të përzgjedhë fitues edhe ndonjë kompani, e cila nuk përmbush standartet minimale për të ofruar shërbimin jetik për funksionimin e aparaturave në qendrën më të madhe spitalore në Shqipëri.

Lexo edhe:

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

Si “u dështua” tenderi

Ekzistojnë një mori të dhënash, mbi bazën e të cilave dyshohej tenderi 7 milionë euro për riparimin e pajisjeve mjekësore të QSUT, ishte dhe vijon të jetë me fitues “të paracaktuar”.

Janë elementë që lidhen me kriteret dhe procedurat, të cilat renditen në vijim, të cilat kanë shkaktuar përplasje edhe brenda vetë stafit drejtues të Qendrës Spitalore Universitare, Tiranë.

Numri i ulët i inxhinierëve

Që në fillim të tenderit, QSUT kërkonte që kompania kontraktore (pra, vetëm ajo që do të shpallej fituese në bazë të Marrëveshjes Kuadër) të kishte të paktën 30 punonjës, nga të cilët 30%, pra 9, të ishin staf inxhinierik i çertifikuar për llojet e aparaturave që janë në funksion në atë strukturë.

Deri më tani, kompanitë shqiptare që kanë kryer mirëmbajtjen e aparaturave në QSUT numërojnë rreth 80 inxhinierë, për më tepër, të çertifikuar për mirëmbajtjen e pajisjeve që janë në funksion në qendrën spitalore.

Është e paqartë se përse drejtuesi i QSUT, Enkelejd Joti, ka vendosur në kërkesën e tij, uljen drastike të numrit të inxhinierëve. Kjo “zgjedhje” krijon dyshimet se QSUT ka paracaktuar një kompani fituese, me staf të vogël inxhinierik.

Inxhinierë të paçertifikuar

Pas kërkesës për numër të ulët të inxhinierëve, Enkelejd Joti vendosi të ndryshojë specifikimet teknike përsa u përket inxhinierëve. Fillimisht, duheshin që të ishin të çertifikuar për pajisjet e QSUT. Më pas, kërkesa u ndryshua, duke kërkuar vetëm “inxhinierë për pajisje mjekësore”.

QSUT ndryshon kërkesat. Nuk kërkon inxhinierë të çertifikuar

Inxhinierë të çertifikuar për pajisjet në funksion në QSUT kanë vetëm kompanitë shqiptare, të cilat deri më tani kanë mirëmbajtur pajisjet mjekësore në qendrën shëndetësore.

Ndryshimi i specifikimeve nga Enkelejd Joti duket se i ka hapu rrugën për fitimin e tenderit ndonjë kompanie që nuk ka inxhinierë të çertifikuar.

Standartet e dyfishta

Zgjedhja e QSUT për të kërkuar inxhinierë të thjeshtë, pra të paçertifikuar për pajisjet që janë në funksion pranë asaj strukture, bie ndesh me praktikën e Ministrisë së Shëndetësisë për raste të ngjashme.

Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur tenderin “F.V F.V pajisje mjekësore për spitalet si dhe pajisje hotelerie mjekësore për fazën e I-rë për Spitalin Kukës”.

Në këtë tender, me fond limit rreth 800 mijë euro, pra rreth 10 herë më pak se sa ai i QSUT, autoriteti kontraktor, Ministria e Shëndetësisë, kërkon që kompania fituese të ketë inxhinierë të çertifikuar, specifikisht, për mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore që gjenden në Spitalin e Kukësit.

Në foto: Ministria e Shëndetësisë kërkon inxhinierë të çertifikuar, në tenderin për mirëmbajtjen e aparaturave në Spitalin Kukës

Mungesa e azhornimit rrezikon pajisjet

Kompanitë që nuk janë distributorë zyrtarë, nuk mund të sigurojnë as soft-et për azhornimet periodike të pajisjeve mjekësore.

Azhornimi i aparaturave është pjesa më e rëndësishme e aparaturave mjekësore, përfshirë edhe atyre që janë në funksion në QSUT. Azhornimi siguron jetëgjatësinë e aparaturave, aq të domosdoshme për shërbimin spitalor.

Në mungesë të soft-eve, kompanitë që nuk janë distributorë zyrtarë, mund t’u bëjnë aparaturave vetëm një pastrim të thjeshtë, “me pambuk, vaj e ujë”, një metodë që përshpejton shkatërrimin e tyre.

Procesi i azhornimit të pajisjeve mjekësore është jetik për funksionimin e tyre

Kompanitë shqiptare, të cilat, deri më tani, kanë pasur kontratat me QSUT për pajisjet mjekësore, kanë pasur detyrimin për të kryer mirëmbajtjen preventive, një lloj kolaudimi periodik, që përfshinte kontrollin mujor edhe pa pasur defekte, si edhe azhornimin.

Kompanitë e tjera, që nuk janë distributor zyrtarë, nuk mund të kryejnë mirëmbajtjen preventive, pasi nuk kanë asnjë lloj mundësie për të siguruar pjesë këmbimi origjinale, si edhe soft-et e nevojshme për azhornimin e pajisjeve.

Në rast se drejtori i QSUT-së, Enkelejd Joti, vendos të nënshkruajë kontratë me kompani që nuk është distributore zyrtare për pjesë këmbimi, pra që nuk mund të sigurojnë as soft-et, do të duhet të argumentojë shkencërisht se përse nuk janë të nevojshme azhornimet periodike.

Drejtori i QSUT, Enkelejd Joti

Kjo do të jetë një përgjigje e vështirë për kreun e QSUT-së, për më tepër kur kompanitë distributore zyrtare i përfitojnë soft-et e azhornimit për shkak të raporteve me shoqëritë prodhuese, dhe ato ia kanë dhënë  falas deri më tani Qendrës Spitalore Universitare, Tiranë.

Pra, Joti do të duhet të japë sqarime se përse hoqi dorë nga azhornimet, jetike për funksionimin e pajisjeve, aq më tepër kur QSUT i përfitonte ato falas, pa asnjë kosto shtesë, të cilën e përballonin kompanitë shqiptare që janë distributorë zyrtarë.

Të munguarit e mëdhenj në tender

“Boldnews.al” ka mësuar se, në tenderin e hapur Shkurt 2020, nuk morën pjesë disa kompani, të konsideruara “fatlume” në tenderat e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat vartëse, sidomos gjatë mandatit të Ogerta Manastirliu.

Mospërfshirja e një kompanie në tender, natyrisht, është zgjedhja e saj.

Por mungesa e pjesëmarrjes në tender e disa prej tyre, përfshirë edhe atyre që kanë fituar kontratë “Partneriteti Publik-Privat”, aq më tepër kur Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka në funksion aparatura të furnizuara prej tyre, krijon dyshimet se procedura është paracaktuar për kompani tjetër.

Pajisjet “end of life”

Në tender është përfshirë detyrimi për mirëmbajtjen e pajisjeve në funksion, por edhe atyre që janë “end of life”. Për pajisjet “në fund të jetës”, kompanitë prodhuese nuk japin pjesë këmbimi, pasi janë kosto të kota.

Logjika normale ishte që QSUT ta ndante tenderin në lote, ku pjesa e pajisjeve të riparueshme të veçohej nga procedura për ato që janë “end of life”.

Por, QSUT nuk ka preferuar t’i ndajë tenderat, duke i vendosur të gjithë pajisjet në një procedurë të vetme, e duke forcuar në këtë mënyrë dyshimet se ky veprim është kryer për të dështuar qëllimisht tenderin e parë.

“Çmimi i ulët”

Rishpallja e tenderit 7 milionë euro mund të finalizohet me nënshkrimin e kontratës me kompanitë “e paracaktuara”, edhe për një justifikim formal, atë të çmimit më të ulët.

Kompanitë, që duken si “të paracaktuara”, nuk janë distributorë zyrtare të kompanive prodhuese. Për këtë arsye, ato mund të sigurojnë pajisjet dhe pjesët e këmbimit në ato që konsiderohen “varreza teknologjike”. Natyrisht, çmimi në “varreza” është shumë më i ulët se sa ai i pajisjeve origjinale.

Nën petkun e “ofertës më të ulët”, QSUT mund të orientohet drejt “fituesit të paracaktuar”. Por kjo zgjedhje do t’u kushtonte shumë, jo vetëm jetëgjatësisë së pajisjeve, por, mbi të gjitha, shëndetit të pacientëve që kanë nevojë jetike për aparaturat mjekësore.

“Përplasjet” brenda QSUT

Madje, për shkak të asaj që duket si procedurë e paracaktuar, burime për “Boldnews.al” informuan se një zyrtare e lartë e QSUT, në një pozicon që kishte lidhje të drejtëpërdrejtë me tenderat, ishte detyruar të dorëhiqej në Mars të këtij viti.

“Boldnews.al” kontaktoi në rrugë telefonike me ish-zyrtaren, e cila mohoi që largimi i saj nga detyra ka lidhje me këtë tender. Redaksia, në respekt të kërkesës së ish-zyrtares, vlerësoi të mos e përmend emrin e saj, për faktin se, siç deklaroi zonja, “dorëheqja është bërë për arsye të tjera”.

“Arroganca” ndaj kompanive shqiptare

Tenderi për pajisjet mjekësore po zbulon një lloj arrogance që drejtuesit e strukturave shtetërore shëndetësore kanë ndaj një numri të konsiderueshëm kompanish shqiptare, të cilat prej vitesh operojnë në tregun e mirëmbajtjes së pajisje mjekësore.

Të gjithë “lojërat” në tenderin 7 milionë euro të QSUT duket se synojnë që të penalizojnë kompanitë që prej vitesh kanë siguruar mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore në qendrën spitalore të kryeqytetit.

Kjo qasje, e cila po aplikohet nga struktura e drejtuar nga Enkelejd Joti, është konstatuar më parë edhe në tenderat “urgjentë” të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Për të konkretizuar këtë qasje arrogante, mjafton të përmendet tenderi i monitorëve.

Në tenderin për monitorët, M. Shëndetësisë nuk ftoi në garë shumicën e kompanive distributore zyrtare

Në tenderin “e mbyllur” për monitorët për pacientët me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë ftoi 6 kompani, një numër shumë i vogël, krahasuar me operatorët në këtë treg.

Me këtë “manovër”, Ministria e Shëndetësisë  përjashtoi nga konkurenca një numër të madh të kompanive shqiptare që janë distributorë zyrtarë të prodhimeve të kompanive ndërkombëtare, por edhe me shumë eksperiencë në këtë treg.

Lexo edhe:

Tenderi 7 mln euro i QSUT/ Çfarë fshihet pas shkatërrimit të pajisjeve mjekësore

Tenderi për pajisjet mjekësore/ Joti i QSUT, mes “fituesit të paracaktuar” dhe frikës së burgut (Dokumentat)

Etiketa: Enkelejd Jotiqsuttender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

21:08 : 05/06/2025
AKTUALITET

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Ajazi fsheh të vërtetën”/ Skandali salmonelës, PD: Tenderin e fitoi kompania e përfshirë në korrupsion

11:35 : 01/06/2025
AKTUALITET

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

09:51 : 30/05/2025
AKTUALITET

Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, Allajbeu fiton gjithmonë me ofertë më të lartë!

09:10 : 29/05/2025
AKTUALITET

Alma Cani largohet nga drejtimi i QSUT, ja kush do ta zëvendësojë

18:08 : 28/05/2025
Para

Aksident në minierë, dyshohet për dy të vdekur

TË GJITHA

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com