“Pa ndjekjen penale të drejtuesve të PS dhe Ramës nuk ka integrim”/ Henze apel Kim dhe Soreca-s

Martin Henze, një prej ekspertëve ekonomikë pranë CDU-së, ka reaguar lidhur me dështimin e palëve për arritjen e konsensusit për Reformën Zgjedhore.

Në një postim në Twitter, Henze u drejtohet ambasadorëve kryesorë, të SHBA-së Yuri Kim dhe të BE-së, Luigi Soreca, duke u shprehur se pa u zhvilluar zgjedhjet lokale dhe parlamentare në 2020, nuk ka integrim të Shqipërisë.

LEXO EDHE  E rëndë/ Shqiptari humb jetën në një aksident tragjik, njësoj si i biri pak vite më parë! Emri (Foto)

“Ambasadorë, pa ndjekjen penale të anëtarëve të partisë në pushtet, përfshirë kryeministrin Edi Rama, pa zgjedhje të reja lokale dhe parlamentare në vitin 2020, pa rivendosjen dhe funksionimin e gjykatave supreme të vendit, nuk do të ketë integrim”, shkruan Henze.