• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama për “Le Monde”: Shembja e Teatrit, e vendosi Këshilli Bashkiak. Kritikët janë të paktë

15:15 : 31/05/2020
në AKTUALITET, KULTURE, POLITIKE

Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërruar të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t’u zëvendësuar nga një ndërtesë e re, prodhoi zemërimin e opozitës dhe një ortek lajmesh të rreme, thotë kryeministri shqiptar, Edi Rama për gazetën e njohur franceze ”Le Monde”.

“Budallallëku dhe mençuria janë kaq të lehta për t’u kapur, po aq sa sëmundjet infektive”, ka shkruar William Shakespeare.

“Pra, zgjidhini miqtë tuaj me kujdes”, shtoi ai.

Dikush mund të pyesë veten se çfarë do të mendonte Shakespeare, virtuozi i madh i teatrit për këtë fenomen të mjerueshëm, që ne e quajmë sot dezinformim dhe epideminë e së pavërtetave.

Gjithashtu, është zhgënjyese të konstatosh se deri në çfarë pike gënjeshtrat dhe të vërtetat e cunguara përhapen në botën tonë në ditët e sotme, ku kërkohet që në fillim e vërteta të zvarritet në baltë, para se të shfaqet dhe më pas të fitojë, ndërsa faktet duhet të bëjnë shumë rrugë të gjatë nëpër shkretëtirë, para se të mbërrijnë në një port të sigurt.

Lexo edhe:

“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli

Revista amerikane: Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

Në maj të vitit 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës urdhëroi njëzëri shkatërrimin e ndërtesës së ish-Teatrit Kombëtar në Tiranë, pas deklaratave të përsëritura për një kohë të gjatë nga agjencia kombëtare shqiptare, përgjegjëse për inspektimin e ndërtesës, sipas së cilës kjo ndërtesë nuk ishte më e sigurtë dhe më pas duhej të evakuohej dhe prishej, duke i hapur kështu rrugën ndërtimit të një teatri të ri kombëtar në të njëjtin vend.

Një kompleks i ndërtuar në 1939-n

Ndërsa tashmë kishte filluar puna e prishjes, disa parti politike shpejt organizuan një demonstrim, i cili për fat të keq u përshkallëzua, duke çuar në shtrimin në spital të dy oficerëve të policisë. Asnjë nga protestuesit nuk u plagos. Kritikët e projektit të ri, në të vërtetë mjaft të pakët në numër, na akuzuan për fshirjen e një elementi jetik të trashëgimisë kombëtare dhe historisë kulturore.

Ky është edhe një ilustrim i përsosur që tregon se si informacioni i cunguar në mënyrë të pashmangshme shndërrohet në një gënjeshtër të madhe, duke i shtuar kësaj fatkeqësinë e botës, siç e thotë aq mirë Albert Camus.

Sipas ekspertëve të trashëgimisë, të cilët janë shprehur me kalimin e kohës sa herë që ky argument kthehet në rendin e ditës, nuk kishte absolutisht asgjë jetike për këtë strukturë të shkatërruar, të ndërtuar në 1939-n si një vend argëtimi për forcat pushtuese italiane që jetonin në Tiranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një projekt i ri i paraqitur në 2018

I ndërtuar me tallash të parafabrikuar dhe ashkla druri, misioni i tij ishte i përkohshëm.
E vërteta të detyron: Ndërtesa e Teatrit Kombëtar asnjëherë nuk është klasifikuar si një monument i mbrojtur.

Me gjithë këtë histori të zymtë, opozita politike shqiptare ka arritur të ndërtojë një legjendë sipas së cilës kjo ndërtesë e rrënuar, e projektuar dobët dhe pa unitet estetik ishte zemra dhe shpirti i kulturës shqiptare.

Për ironi, disa prej tyre, kur ishin në qeveri, kërkonin madje të ndërtonin një teatër të ri diku tjetër dhe ta shembnin për të ndërtuar një qendër tregtare në vendin e tij. Duke marrë këtë informacion pa verifikuar faktet, shumë burime të medieve përdorën fjalë shumë të ashpra për këtë prishje si një ilustrim të tendencave autoritare, madje përdorën si krahasim edhe Hitlerin.

E gjitha kjo, pa verifikuar faktet dhe pa përmendur fare procesin e saktë të konsultimit publik me qytetarët që u zhvillua në lidhje me këtë teatër dhe që zgjati dy vjet e gjysmë.

Planet për teatrin e ri u zbuluan për herë të parë në një takim në 2018, i transmetuar edhe në televizion, me pjesëmarrjen e artistëve dhe të gjithë palëve të interesuara, si edhe të autorit të projektit të ri, arkitektit danez me famë botërore, Bjarke Ingels.

Një projekt i ri i aprovuar nga një shumicë e madhe

Pasuan 12 konsulta publike të ndjekura nga zyrtarët e bashkisë së qytetit. U zhvilluan gjithashtu dhjetëra diskutime gjithëpërfshirëse me institucione, aktorë të veçantë, krijues, prodhues, arkitektë, ekspertë të trashëgimisë kombëtare dhe akademikë.

Gjatë këtyre dy viteve, një shumicë shumë e qartë e aktorëve shprehën marrëveshjen e tyre për projektin e një teatri të ri kombëtar: 101 artistë nga 103 anëtarët e Teatrit Kombëtar deklaruan mbështetjen e tyre përmes një peticioni, ku kërkuan ndërtimin e një ndërtese të re.

Ndërsa këtë vit ne festojmë 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë, projekti i ri do të japë një kontribut pozitiv në peizazhin urbanistik të Tiranës, një qytet që ne e kemi modernizuar me sukses duke ruajtur, rivendosur dhe forcuar trashëgiminë arkitekturore, historike dhe kulturore të pamohueshme.

Rinovimi arkitekturor i Tiranës

Këto përpjekje madje janë shpërblyer përgjatë viteve me çmime të shumta ndërkombëtare, ku i fundit ishte çmimi prestigjioz Europian i Barcelonës për sheshin qendror të Tiranës si hapësira më e mirë publike e ndërtuar në Europë në 2017-n.

Duhet shtuar se, ndërkohë, ne sapo kemi mbaruar punimet e rinovimit total të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, prej 12 000 metrash katrore si dhe një teatër të ri multifunksional në qendër të qytetit, të pajisur me dy salla me 450 dhe 150 vende, pasi rikuperuan një zonë të vjetër industriale, të braktisur për 25 vjet.

Sidoqoftë, për fat të keq, unë pres që një pakicë e parëndësishme, por aktive, të vazhdojë të shpërndajë broshurat dhe deklaratat e rreme për një ndërtesë historike që nuk ka qenë asnjëherë.

Etiketa: best web hostingLe MondeRamaTeatri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli

20:50 : 06/07/2025
AKTUALITET

Revista amerikane: Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025
AKTUALITET

“Tokë e xanun”/ Pas ultimatumit, Rama publikon foto nga bizneset që kanë “zaptuar” hapësirat

13:33 : 05/07/2025
AKTUALITET

Në kulmin e vapës/ Treshja Rama-Karakaçi-Dalipi lënë pa drita Beratin

13:11 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Flluska” e ndërtimit në Tiranë/ Agjenti imobiliar: Po “ftohet” tregu i shit-blerjes së apartamenteve

09:00 : 05/07/2025
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkise Vlore, Ermal Dredha gjate nje ceremonie te organizuar me rastin e 34 vjetorit te Partise Socialiste. Gjate ceremonise, pjesemarresit kane folur per fitoren gjate zgjedhjeve te 11 majit dhe integrimin ne BE./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Vlora Mayor, Ermal Dredha during a ceremony organized on the occasion of the 34th anniversary of the Socialist Party. During the ceremony, participants spoke about the victory during the May 11 elections and EU integration.
AKTUALITET

Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”

15:37 : 04/07/2025
Para

Fiorentina interesohet për shërbimet e Piatek

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com