Braçe jep lajmin e madh: Javën tjetër vjen ai… Mos u merrni me mua

Erion Braçe ka postuar i entuziazmuar në rrjetet sociale një lajm të madh, daljen në treg të shalqinit të Divjakës.

Braçe shprehet se shalqini vendas nuk ka të krahasuar me atë të importit.Madje shkruan se kishte blerë në treg një shalqi importi që s´kishte as shije, as sheqer, kishte fara të forta.

Deri më sot kemi parë fermerë që janë ankuar se nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga qeveria dhe se produktet e tyre janë kalbur, pasi nuk kanë mundur të gjejnë tregje. Urojmë që kultivuesit e shalqinit të mos kenë fatin e kolegëve të tyre.

Postimi i Braçes:

KY ESHTE SHALQINI YNE I PARE! KUSH MBOLLI E KULTIVOI SHALQI NE SERA, TANI PO VJEL! Te premte, kerkova e mora ne treg shalqi; Nuk ishte i yni, as i hershmi, ishte i importit, ardhur nga nje vend fqinj me ne, ketu afer. Ishte i kuq dhe i papjekur, pa shije-as sheqeri, i forte e me fara te bardha.

Po ua them troc; AS I AFROHEJ SHALQINIT TE PRODHUAR NGA BUJQIT NE DIVJAKE, LUSHNJE! Shalqini yne eshte ky! Ai me i sulmuari, me i shari e me i cuari dem nga vete media apo palaco vendas! Besoj, java tjeter na nxjerr ne eksport per te vijuar fort me te!

LEXO EDHE  Furtunë në ambasadën shqiptare në Athinë, shkarkohet drejtuesja dhe stafi

Nderkohe, ka nga keta te pasurit e Tiranes-e kane problem tu hysh ne pazar per te mbrojtur prodhuesin e bleresin, bashke me gastore qe i paguajne e qe kurre nuk e ben nje veper qe, habiten pse une shkoj ne nje treg, pse une merrem me qepe e patate, pse une merrem me cmimet e tyre!

Natyrisht, kush nuk i numeron parate por i peshon, kush-i paditur per pasoje as kupton, as qe i hyn ne sy puna e bujkut, mundimi e sakrifica e tij per te prodhuar qe te hane keta, madje me cmime qesharake, te shesin keta nga resortet e tyre me cmime maramendese.

Natyrisht, une do vijoj te merrem me bujqit, punen e tyre, produktet e cmimet e tyre; Eshte jeta e tyre dhe ekonomia jone! Aaaa po, sa merreni me mua, beni pazar e hani shalqi vendi!