• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Video-skandali/ Ardiu Veliu bën viktimën dhe nuk jep dorëheqjen: Detyrën do ta mbaj deri në fund!

18:55 : 29/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ardi Veliu kërkon të shfajësohet pas deklaratës skandaloze të bërë prej tij për fëmijën që u dhunua nga policia te Liqeni Artificial në Tiranë disa ditë më parë dhe të ëmën.

Kryepolici u paraqiti një video deputetëve të Komisionit të Sigurisë këtë të Premte, në të cilën dukej e ëma e djalit që u dhunua te liqeni, me armë. Veliu i përdori pamjet për të poshtëruar familjen e djalit duke u shprehur “shihni nga çfarë familje vjen” dhe justifikuar dhunën e policëve ndaj të miturit. Kryepolici në fakt gënjeu në mënyrë flagrante, pasi pamjet i përkasin një filmi shqiptar, ku e ëma e djalit luan si aktore. Kjo e fundit e përgënjeshtroi kryepolicin duke zbuluar të vërteten.

Video ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale, me qytetarë e persona publikë që dënojnë sjelljen e kreut të Policisë së Shtetit. Partia Demokratike, ndërkohë, kërkoi dorëheqjen e Veliut.

Ky i fundit, në një reagim, është shprehur se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Madje, sipas tij, policia u baltos nga kundër-reagimet që erdhën natyrshëm pas deklaratës skandaloze të kryepolicit.

Lexo edhe:

“KAYO” e Ardi Veliut asnjë aktivitet në Uzinën e Autotraktorëve, sot del me VKM të re!

Garë e paracaktuar/ Elidon Çela, njeriu i “Kambales” në krye të Policisë së Shtetit?

“Jam i keqardhur që Policia e Shtetit bëhet rregullisht shënjestra e atyre që kurrë nuk e thanë një fjalë motivuese për të dhe sot përsëri e njëjta gjë.  Ndërkohë që ne jemi organizata më rigoroze në goditjen e fenomeneve brenda vetes, mjafton që një punonjës i ynë të bëjë një gabim dhe megjithëse ndëshkohet në radhë të parë prej nesh, prapëseprapë goditja vijon ndaj Policisë së Shtetit.  Sot unë jam vënë personalisht në shënjestër dhe më vjen keq për deformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes për të cilën fola dhe vetë qasjes sime ndaj saj.  Së pari, fjala ime nuk mund të nxirret nga konteksti siç po bëhet. Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë e vetëm punonjësi i Policisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate.  Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të.  Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimin që i bëhet figurës së Policit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq”, thuhet në reagim.

Më tej në reagim, Veliu bën dhe ‘viktimën’ dhe kërkon një gjysmë ndjesë. Ndjesë që në fakt e kërkon “nëse ka krijuar një keqkuptim”, kur në fakt ajo që artikuloi ishte një ofendim sade ndaj së ëmës dhe familjes së djalit që u dhunua mizorisht nga efektivë të policisë me augmentin “se nuk iu bind urdhrit të tyre”. E gjitha e mbështetur në një gënjeshtër!

“Por në fund dëshiroj t’u them të gjithë atyre që po e gjykojnë me ngut këtë “krim” të radhës, se nëse nuk kam arritur dot ta sqaroj si duhet atë çka kisha qëllim, kjo nuk mjafton për të më gjykuar me qëllim.  Këtë detyrë e kam mbajtur dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Policinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona. Ndjesë nëse kam krijuar një keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Policinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time”, mbyllet reagimi.

Etiketa: ardi veliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“KAYO” e Ardi Veliut asnjë aktivitet në Uzinën e Autotraktorëve, sot del me VKM të re!

12:51 : 10/04/2026
AKTUALITET

Garë e paracaktuar/ Elidon Çela, njeriu i “Kambales” në krye të Policisë së Shtetit?

13:34 : 05/03/2026
AKTUALITET

Investigimi i medias italiane: Si po pasurohet KAYO e Ardi Veliut nën hijen e Ramës

20:58 : 03/12/2025
AKTUALITET

Banorët e ‘Kodër Babrrusë ’në protestë kundër kompanisë “KAYO”: Na i marrin pronat dhe ja japin Ardi Veliut

11:21 : 02/12/2025
AKTUALITET

Merret vendimi, “KAYO” e Ardi Veliut autorizohet të prodhojë dhe tregtojë armë

18:20 : 05/11/2025
AKTUALITET

Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat MSSC, kanë krijuar ombrella “të ligjshme” korrupsioni

12:13 : 13/10/2025
Para

Njihuni me binjaket superseksi që janë gjithmonë protagoniste në festat e Neymarit

TË GJITHA

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom