• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryepolici Ardi Veliu qëllon me plumba nga goja!

23:59 : 29/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Është ora 15.00, mediat nxjerrin një skandal të madh, kryepolici i vendit Ardi Veliu pasi rrahu me dorën e policëve të tij një të mitur vetëm 15-vjeçar, (sepse kishte qëndruar 15 minuta më shumë jashtë orarit të karantinës kryeministrore), sot i “vrau” familjen, nënën dhe vetë të dhunuarin. Po, po, ky Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me të cilën po mbahet në pushtet Rilindja, të dhunon, të përçundon, quan nënënë e një femije të dhunuar nga policia e tij si “sorrogado”, dhe të vret psikologjikisht. Armën e ka në brez, por këtë herë ai vrau me fjalë. Kreu një krim të rëndë, por ai as nuk jep dorëheqjen dhe ata bythecë pushteti, as nuk kanë ndërmend ta shkarkojnë. Nëse nuk e besoni, lexojini fjalët plumb që nxorri nga goja.

“Në lidhje me rastin e djalit 15-vjeç është e vërtetë se nëse dua të marr në mbrojtje policët, ata kanë një moment të kapërcimin e kompetencës. Ai është pezulluar. Por a është në të vërtetët djali që i është bindur të gjithë thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja?”, deklaroi Veliu para deputetëve, para se të hapte celularin e tij për të treguar një video.

“Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen. Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim”, deklaroi Veliu para deputetëve, në një komunikim online.

E ëma e fëmijës së dhunuar, Zaida Çobo, me profesion aktore, deklaroi pas aludimeve të kryepolicit se videoja është e vërtetë dhe se ajo është një dubël e realizuar gjatë xhirimeve të një filmi, në të cilën është përdorur një pistoletë lodër.

Lexo edhe:

“Mbyllja e News24, goditje ndaj lirisë së shtypit/ Noka: Ardi Veliut Iu vodhën 500 mijë euro në shtëpi

Sulmi ndaj News24, Lubonja: Ardi Veliu i lidhur me krimin e organizuar! Plaçkitja, akt banditesk

Togfjalëshi: “Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen”-u përdor nga numri një i policisë së shtetit, bash e në sy të të paktën tre grave socialiste deputete, të cilat janë anëtare të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, por si nëna as nuk mbajtën të paktën një qëndrim gojor. T’i thonin stop Veliut që i mban në pushtet dhe të silleshin taman si gra të dhunuara. Por, qëndrim moral deputeteve të Rilindjes është e tepërt tu kërkohet, pasi edhe aktualisht nuk e kuptojnë ku është dhuna, përkundrazi, u duket normale.

Por ka edhe më rëndë, ndërsa pati reagim masiv nga shoqëria civile e cila u skandalizua jo vetëm nga idiotësia e artikulimit, por mbi të gjitha të mendësisë, vetë Veliu tenton të bëjë viktimën, duke u përdredhur si larvë në një gjoja: “keqkuptim dhe nxjerrje nga konteksti” i qëndrimit të tij, apo një “anatemim i orkestruar kundër Policisë së Shtetit”. Në fund, goja e Veliut qëndroi e mbyllur, por në deklaratë nuk dihet si i kanë bërë gishtat dhe të kërkonte “ndjesë”…

Ka një problem të madh, që në çmendurinë e supermacisë, duke e konsideruar të paprekshmëm veten, drejtuesi i policisë së shtetit është fytyra dhe pamja e një pushteti që në agoni të kafshon, dhunon, fyen dhe denigron një familje. Bëhet fjalë për fëmijën 15-vjeçar që u masakrua nga policët e shtetit vetëm se përse kishte thyer rregullat e karantinës dhe gjendej në rrugë pa lejen e marrë nga portali kryeministror, “E-Albania”.
Policët e shtrinë përdhe, nisën ta godasin me shuplaka, ndërsa një shkelm i rrinte në fyt, pasi e çuan në këmbë një nga më të dhunshmit polic, e qëllonte me grushta me sa forcë kishte. Është vetëm 15-vjeç, ende të futen drithmat kur shihen ato pamje. Fëmija ka marrë trajtim psikologjik, dhe kur duket se po e merrte disi veten, për të harruar sadopak atë episod të rëndë dhune, kryepolici i vendit dhunon në mënyrë çnjerëzore nënën e tij dhe vetë atë.

A ka ndonjë mendje të kthjellët brenda pushtetit që së paku të kërkojnë një ndjesë nga shpirti? A ka ndonjë rrogmarrës apo qoftë edhe më i korruptuari në elitën qeverisëse që të paktën ti tërheqë vëmendje njeriut me uniformën e kryepolicit të vendit të dalë nga kontrolli?

Numrin një të strukturave të rendit Ardi Veliu e kemi dhuratë nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ndërsa emri i tij qarkulloi si i preferuar Xhafajt, (në atë kohë i superfuqishëm), në radhët e strukturave të rendit nisi të qarkullojë fjala: “do të emërohet kambalja”.

Nuk ishte pseudonim që përdorte në “aksione policore”, por një epitet që ia ngjitën, duke e konsideruar si ushtarak të rreptë, që më shumë se brumë për të drejtuar një strukturë të rëndësishme të shtetit, sillej si një kapter që u kërkon ushtarëve qaforen e bardhë, kopsat të mbërthyera deri në grykë dhe këpucë të llustruara. Prej kohësh ka dëshmuar shumë paaftësi, por edhe shumë militantizëm që anon nga Rilindja, por këtë kambalja është në kokën e tij! E pa e gjithë Shqipëria.

Etiketa: ardi veliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mbyllja e News24, goditje ndaj lirisë së shtypit/ Noka: Ardi Veliut Iu vodhën 500 mijë euro në shtëpi

14:32 : 14/08/2025
AKTUALITET

Sulmi ndaj News24, Lubonja: Ardi Veliu i lidhur me krimin e organizuar! Plaçkitja, akt banditesk

16:59 : 12/08/2025
AKTUALITET

Bastisja e News24, gazetari ironizon Ardi Veliun: Më kthe xhaketat se kompjuterin s’di ta përdorësh

08:52 : 12/08/2025
AKTUALITET

Do kthehet në fabrikë armësh/ Policia rrethon godinën e News24, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

07:55 : 09/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria pret nga Ardi Veliu/ Serbia eksportoi 2 miliardë euro armë dhe municione vitin e kaluar

13:27 : 05/03/2025
AKTUALITET

VENDIMI/ GJKKO dënon me 25 vite burg në total familjen e shoferit të Ardi Veliut

21:31 : 31/01/2025
Para

Moti sot, ja surprizat që iu presin

TË GJITHA

Këmbimi valutor/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:25 : 17/08/2025

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025

Reshje shiu në të gjithë territorin, ja parashikimi i motit për sot

08:10 : 17/08/2025

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com