• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimi dhe pezullimi i Luan Dacit/ Shefja e ONM: Provë për SPAK dhe Gjykatën Speciale

14:42 : 28/05/2020
në AKTUALITET, VETTING

Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera, përmes një komenti thekson se ekziston vetëm një mënyrë për të siguruar zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri: ecja përpara, në të mirë të qytetarëve shqiptarë!

Ajo shprehet se procesi i vetingut ka vazhduar gjithashtu të përparojë në mënyrë të qëndrueshme, duke shtuar se emërimi së fundi i tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë i ka mundësuar gjykatës të arrijë kuorumin e nevojshëm për të rifilluar funksionet e saj kryesore.

“Hetimi aktual në rastin e njërit prej anëtarëve të Kolegjit të Apelimit, dhe pezullimi i mëpasshëm nga detyra, nuk duhet të jetë një justifikim për të sulmuar reformën gjyqësore, përkundrazi, duhet të shihet si prova më konkrete që sistemi ka filluar të funksionojë në mënyrë efektive.

Lidhur me këtë rast, vëzhguesit ndërkombëtarë në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e kanë mbikëqyrur në mënyrë të plotë përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të vetingut, duke respektuar plotësisht detyrimet e tyre kushtetuese dhe ligjore, bazuar në informacionet e vëna në dispozicion të tyre brenda afateve të parashikuara me ligj. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u tregoi personave që paraqesin akuza që mund të kishin natyrë penale, se ato duhet t’u drejtohen autoriteteve gjyqësore kompetente në Shqipëri. Dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur në këtë rast”, shprehet ajo.

Nga Genoveva Ruiz Calavera*

Lexo edhe:

“Sterilizimi”/ Beqaj: Jam gjykuar një herë dhe është pushuar çështja, ajo është pafajësi

Çollaku: SPAK t’i shkojë hetimit në Dibër deri tek ato që ka bërë Balluku në vitin 2023

Pas vitesh pune të palodhur për ndërtimin e themeleve të forta për një gjyqësor të pavarur, të përgjegjshëm dhe vërtet të paanshëm në Shqipëri, ekziston vetëm një mënyrë për të siguruar zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri: ecja përpara, në të mirë të qytetarëve shqiptarë!

Kjo reformë u miratua nga Parlamenti shqiptar me një votë unanime të të gjitha forcave politike. Ishte e qartë që në fillim se kjo ishte një reformë e vështirë, e cila do të ndikonte në interesat personale dhe se, për shkak të kompleksitetit të saj, do të kërkojë kohë para se të japë rezultate. Megjithatë, të gjithë e kuptuan se kjo reformë ishte shumë e nevojshme, dhe gjithashtu e dinin se ajo ishte themelore për të ardhmen e Shqipërisë.

Në fazën aktuale, vendimtare për përparimin e vendit në udhën e integrimit europian, kjo reformë nuk duhet të minohet nga sulme të ndryshme. Kjo nuk është koha për ta shmangur reformën dhe arritjet e saj të shumta deri më tani, siç është krijimi i të gjitha institucioneve të reja gjyqësore, të cilat funksionojnë mirë tashmë prej kohësh.

Procesi i vetingut ka vazhduar gjithashtu të përparojë në mënyrë të qëndrueshme, edhe përkundër ndikimit të pandemisë COVID-19 në seancat shqyrtuese. Emërimi së fundi i tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë i ka mundësuar gjykatës të arrijë kuorumin e nevojshëm për të rifilluar funksionet e saj kryesore. Organet e reja të specializuara në fushën e antikorrupsionit dhe krimit të organizuar kanë nisur të funksionojnë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur këtë muaj edhe tre prokurorë të tjerë të Zyrës së Prokurorisë Speciale, duke plotësuar 12 nga 15 pozicionet ekzistuese. Këto rezultate të rëndësishme duhet të pranohen, të ruhen dhe të zhvillohen.

Hetimi aktual në rastin e njërit prej anëtarëve të Kolegjit të Apelimit, dhe pezullimi i mëpasshëm nga detyra, nuk duhet të jetë një justifikim për të sulmuar reformën gjyqësore, përkundrazi, duhet të shihet si prova më konkrete që sistemi ka filluar të funksionojë në mënyrë efektive.

Lidhur me këtë rast, vëzhguesit ndërkombëtarë në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e kanë mbikëqyrur në mënyrë të plotë përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të vetingut, duke respektuar plotësisht detyrimet e tyre kushtetuese dhe ligjore, bazuar në informacionet e vëna në dispozicion të tyre brenda afateve të parashikuara me ligj. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u tregoi personave që paraqesin akuza që mund të kishin natyrë penale, se ato duhet t’u drejtohen autoriteteve gjyqësore kompetente në Shqipëri. Dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur në këtë rast.

Pa paragjykuar rezultatin përfundimtar të këtij hetimi dhe përcjelljen në Gjykatë, është pikërisht në këto raste të vështira që një sistem i pavarur drejtësie vihet në provë për të treguar se askush nuk është mbi ligjin, madje as anëtarët e organeve të vetingut. Kjo është merita e vërtetë dhe vlera e shtuar e një gjyqësori që funksionon në një shoqëri demokratike të bazuar në sundimin e ligjit, çka konfirmon se qytetarët tashmë kanë strukturat e duhura në mënyrë që pretendimet për korrupsion ose sjellje të pahijshme të mund të hetohen siç duhet.

Muajt ​​e ardhshëm do të jenë thelbësorë në kontekstin e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE dhe zbatimi i vazhdueshëm i reformës gjyqësore do të jetë kyç. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me kryerjen e punës teknike, por ka të bëjë edhe me angazhimin politik. Kjo është arsyeja pse të gjithë aktorët në Shqipëri duhet të vazhdojnë të garantojnë kushtet e nevojshme politike që reforma të shpaloset pa probleme. Nuk ka asnjë arsye për të vënë në pikëpyetje bazat e procesit të reformës, sado e vështirë të jetë dhe, po, në disa raste edhe sfiduese.

Arritjet e qarta dhe konkrete në zbatimin e reformës në drejtësi duhet të vazhdojnë tani me më shumë vendosmëri dhe angazhim se kurrë. Këto janë periudha vendimtare për çuarjen përpara të aspiratave evropiane të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. BE-ja është e përkushtuar fort për ta mbështetur këtë proces në mënyrë që shqiptarët të përfitojnë nga reforma dhe të krenohen me arritjet e saj, ndërsa vendi përparon në rrugën e tij të integrimit evropian.

*Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM)

Etiketa: Dacihetimionm

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Sterilizimi”/ Beqaj: Jam gjykuar një herë dhe është pushuar çështja, ajo është pafajësi

14:27 : 28/05/2025
AKTUALITET

Çollaku: SPAK t’i shkojë hetimit në Dibër deri tek ato që ka bërë Balluku në vitin 2023

20:06 : 20/05/2025
AKTUALITET

Vrasja në Vlorë/ I kërkuan pronën për ndërtim dhe e kërcënuan, por s’pranoi. Ja pista e hetimit

11:38 : 28/04/2025
AKTUALITET

Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri filipinas, i riu ndryshon sërish dëshminë rreth ngjarjes

19:36 : 27/04/2025
AKTUALITET

GJKKO e detyroi të hetojë Olta Xhaçkën, SPAK apelon vendimin, sot seanca

09:51 : 25/04/2025
AKTUALITET

Veliaj lë qelinë dhe dëshmon në SPAK, i komunikohet një akuzë e re

12:15 : 20/03/2025
Para

Belgjika i thotë jo kampionatit por lejon ndeshjet e finales së Kupës dhe të Playoff

TË GJITHA

Carbone takohet me Prodën në Tiranë: DIA do të trajnojë oficerët e Policisë shqiptare

19:36 : 30/05/2025

Maqedoni e Veriut, përdorimi i drogës edhe nga fëmijë nën moshën 6-vjeçare

19:30 : 30/05/2025

Para, miell, legalizim, presion dhe shantazh, Ivi Kaso denoncon krimet zgjedhore

19:24 : 30/05/2025

“Kalova një periudhë komplekse…”, Elia Zaharia flet pas ndarjes me Princ Lekën

19:20 : 30/05/2025

OKB: 100 për qind e banorëve të Gazës janë në rrezik nga zia e bukës

19:20 : 30/05/2025

Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut

19:16 : 30/05/2025

Elon Musk mori drogë gjatë fushatës së Trump? Hetimi shokues i New York Times

19:00 : 30/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com