Dybala dhuron 160 mijë euro ndihma për spitalet në Argjentinë

Sulmuesi i Juventusit, Paolo Dybala, ka vendosur të ndihmojë spitalet e Cordoba e Laguna Larga në vendlindjen e tij, që po përballen me emergjencën e Covid-19.

Lajmi është zbuluar nga i vëllai, Gustavo, duke folur për kanalin argjentinas Cadena 3: “Paulo ka kryer një donacion prej 12 milionë pesos (rreth 160 mijë euro) për të blerë pajisje mjekësore të destinuara për spitalet e Raëson, San Roque e Florencio Díaz. Paulo po punon me ministrin Cardozo. Pas disa ditësh do të mbërrijnë të gjitha në destinacion”.

Vetë Dybala u infektua nga coronavirusi ndërsa u shërua plotësisht pas plot gjashtë javëve trajtim edhe pse gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e mirë gjatë gjithë kohës.

LEXO EDHE  Komisioni i Disiplinës rrëzon apelin për Malotën, mbrojtësi mbyll para kohe sezonin