• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjiknuri: Duam sistemin zgjedhor aktual, ‘danezi’ sjell destabilitet politik

21:28 : 26/05/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i Këshillit Politik të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri në një intervistë për ‘Ilva Now’, ka folur për konsensusin e arritur sot me opozitën për disa çështje zgjedhore. Ai tha se, është rënë dakord që financimi i fushatës të bëhet miks nga shteti dhe nga privatët si dhe një në tre emra në listat zgjedhore do të jenë gra.

“Shteti do të rrisë financimet për partitë politike. Përllogaritja do të jetë mbi bazën e votave. Mund të arrijmë në dyfishin që është dhënë në zgjedhjet e fundit”, deklaroi Gjiknuri.

I pyetur nga gazetarja, Ilva Tare nëse mund arrihet të përmbyllet reforma zgjedhore siç është parashikuar, deri në fund të muajit maj, deputeti i PS-së tha se, kanë mbetur pa u zgjidhur dhe shumë pak çështje.

“95% e punës është bërë nga pikëpamja e draftimit. Aty ka 2-3 çështje, por më shumë është negociatë politike. Kemi rënë dakord që të fusim kamera në qendrat e votimit për hetime dhe pjesa e identifikimit të votuesve do të bëhet përmes teknologjisë. I gjithë problemi është sa mund ta shtrijmë. Nuk duhet që për shkak të dështimit të teknologjisë të mos mbajmë zgjedhje”, u shpreh ai.

Mazhoranca dhe opozita kanë rëndë dakord për shkurtimin e periudhës zgjedhore që do të thotë se, zgjedhjet e ardhshme Parlamentare do të mbahen jo më vonë se 15 maji i vitit 2021. Për këtë, Gjiknuri iu përgjigj dhe Rudina Hajdarit, e cila pretendon se kjo bën që shumë emigrantë të mos kenë mundësi të votojnë.

Lexo edhe:

“Damian do thirresh dëshmitar për Ramën”/ Berisha përplaset me Gjiknurin: Sali me ty nuk ia vlen!

Shehaj paralajmëron burgosjen e tij: Mund të kem fatin e Salianjit në gjyqin me Gjiknurin

“Vota e emigrantëve nuk zbatohet duke ardhur këtu, por duhet t’u japim mundësinë që të votojnë aty ku janë. Ka një kategori njerëzish, që në periudhën e qershorit largohen për punë sezonale. Me afrimin e kësaj date, jo më shumë se 15 maji, këta persona do të jenë këtu dhe do të votojnë”, tha deputeti socialist.

Sa i takon diskutimeve mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor, Gjiknuri u shpreh se, Partia Socialiste preferon që të mbetet sistemi aktual. Lidhur me propozimin për miratimin e një sistemi danez, ai tha se, kjo gjë mund të sjellë mazhoranca të dobëta që do të përkthehet në paqëndrueshmëri politike, duke iu referuar si shembull negativ Kosovës.

“Ne jemi për sistemin aktual, pasi nuk shohim asnjë problem. Por, nëse kërkohet rishikimi i sistemit, edhe ne do shprehim preferencat tona. Ky sistem nuk është i keq, ka nevojë për ndonjë përmirësim, por nuk është i keq. Si PS, e kemi thënë që jemi për sistemin aktual”, u shpreh zyrtari i mazhorancës.

Sipas Gjiknurit, ndryshimi i sistemit do të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës, madje tha se me opozitën, në marrëveshjen e arritur, është rënë dakord që çështjet që prekin dokumentin themeltar të shtetit të shikohen në një fazë tjetër.

“Problemi është nëse një vend do të ndryshojë sistemin zgjedhor për ta çuar drejt një proporcionaliteti, do të thotë që nuk do të ketë mazhoranca të sigurta në Kuvend. Problemet në Shqipëri nuk vijnë nga përfaqësimi. Në fund të fundit, sistemi do të sjellë të njëjtët njerëz. Shikoni Kosovën se çfarë destabiliteti ka në qeverisje. Ky sistem në dukje favorizon partinë e madhe, por ky sistem lejon koalicionet”, shtoi Gjiknuri.

Etiketa: gjiknuri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Damian do thirresh dëshmitar për Ramën”/ Berisha përplaset me Gjiknurin: Sali me ty nuk ia vlen!

11:09 : 27/02/2025
AKTUALITET

Shehaj paralajmëron burgosjen e tij: Mund të kem fatin e Salianjit në gjyqin me Gjiknurin

21:42 : 30/09/2024
AKTUALITET

Ndryshimet zgjedhore! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë!

20:46 : 24/07/2024
AKTUALITET

Dosja e inceneratorëve/ Gjiknuri “spiunon” Ahmetajn në SPAK për të shpëtuar veten

18:05 : 19/06/2024
AKTUALITET

“Kemi pirë ndonjë gotë”/ Hetimet e SPAK, zbardhet dëshmia e Gjiknurit: Ja si Zoto rezervoi dhomën në emrin tim

17:19 : 19/06/2024
AKTUALITET

“Të votohet në dy ditë”/ Gjiknuri tallet me Alibeajn: Juve po ju thyhen dyert nga votuesit!

15:46 : 27/02/2024
Para

Ja ‘magjitë’ që priten të ndodhin në qiell gjatë Qershorit

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com