• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjime pa lejen e Prokurorisë, Lleshaj nuk tërhiqet/ “Policia organ ligj-zbatues, ka të drejtë”

14:00 : 23/05/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Përpara shpalljes së pandemisë dhe gjendjes së jashtëzakonshme me rastin e COVID-19, në Shqipëri pati një debat të madh për disa ndryshime që do të bëheshin në ligjin për Policinë e Shtetit në kuadër të operacionit të ashtuquajtur “KÇK”.

Një nga pikat më të nxehta ishte pikërisht dhënia e fuqisë së policisë, që të përgjojë edhe pa lejen e prokurorisë dhe gjykatës. Ky projektligj është diskutuar këtë javë edhe në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, ku ka pasur debate të ashpra por duket se mazhoranca nuk ka ndërmend që të tërhiqet. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm Sadër Lleshaj.

I pyetur nga gazetarët pas ceremonisë së 1-vjetorit të operacionit me FRONTEX në Kakavijë, nëse përgjimet do të bëhen pa lejen e Prokurorisë, Lleshaj, këmbënguli që Policia është edhe vetë organ ligj-zbatues, shkruan Panorama.

“Ne s’kemi nisur ndonjë plan për survejimin e të gjithë shtetasve shqiptarë në Parlament. Nuk ka një plan të tillë, të survejojmë shtetasit shqiptarë. Janë dhënë alarme nga ata që ende nuk janë njohur me iniciativën e qeverisë, e cila synon vetëm t’i krijojë Policisë mundësitë për të ushtruar funksionet e saj në drejtim të parandalimit të krimit”, deklaroi ai.

Sipas Lleshajt policia do të ketë të drejtë që në raste të nevojës për parandalim, të mund të ndjekë një person, i cili duhet ndjekur, në kushtet e parandalimit, konform përcaktimeve të qarta ligjore. “Policia është një organ ligjzbatues i këtij shteti, e cila ka detyrë ekskluzive parandalimin e krimit. Dhe në funksion të këtij parandalimi, Policia do të ketë edhe këto instrumente në dorë”, shtoi ministri i Brendshëm

Lexo edhe:

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014, ‘Për policinë e shtetit’”, të ndryshuar në Komisionin e Sigurisë, prodhoi në Kuvend debat mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe disa deputetëve të maxhorancës.

Pati deputetë që ngritën shqetësime në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe një rrezik për tejkalim kompetencash për Policinë. Gjatë mbledhjes së zhvilluar, më kritikët ishin deputetët Qefalia dhe Xhina, kur me këtë të fundit nuk mungoi edhe një përplasje në distancë, pasi ministri nuk i priti dhe aq mirë vërejtjet që deputetja e dalë nga listat e PDIU bëri për projektligjin.

“Çështja e dytë e këtij projektligji ka të bëjë me krijimin e disa instrumenteve në funksion të Policisë për kryerjen e hetimeve policore. Janë disa ndryshime të vogla dhe konsistojnë në përgjimin ambiental të bisedave personave në ambiente publike dhe në mjete të transportit publik. Ligji i jep mundësinë për të bërë përgjimin Policisë për të përdorur në funksion të këtij përgjimi ambiental për fotografimin ose kapjen me video të personave. Për përgjimet telefonike mbetet i pandryshuar dhe ai ligj nuk preket”, tha Lleshaj në Komisionin e Sigurisë.

Ndryshimet e propozuara për përgjimet

1. Gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese ose të një procedimi policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale të autorëve të tyre, Policia e Shtetit përdor këto masa të veçanta:

a) Përgjimin ambiental të bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik;

b) përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes;

c) përgjimin e bisedave telefonike ose telekomunikimeve, që rregullohet me ligj të veçantë;

ç) mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale.

2. Përdorimi i masave të veçanta, të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “ç” të pikës 1 të këtij neni, bëhet me vendim të miratuar nga titullarët e strukturave të Policisë, në nivel drejtorie qendrore e vendore.

3. Afati i përdorimit të masave të veçanta, të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të pikës 1 të këtij neni, nuk mund t’i kalojë 3 (tre) muaj. Kur këto masa përdoren për kryerjen e veprimtarisë informative-gjurmuese ose gjatë procedimit policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e krimit të organizuar apo të krimeve të rënda, me kërkesë të drejtuesit të strukturës policore përkatëse, afati i përdorimit mund të zgjatet vetëm 1 (një) herë me 3 (tre) muaj të tjerë.

4. Rregullat dhe procedurat që zbatohen për përdorimin e masave të veçanta, të parashikuara në shkronjat “a” e “b” të pikës 1 të këtij neni, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Etiketa: lleshajpergjimepolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025
AKTUALITET

Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

12:02 : 16/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Gjobë 500 mijë euro, 3 të arrestuar për tritolin në Kamëz

10:52 : 16/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025
AKTUALITET

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

13:39 : 15/11/2025
Para

Ish-trajneri i Haaland rrëfen se si norvegjezi u bë një “bishë” në vetëm 15 muaj!

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com