Masat për COVID-19/ Rama njofton si do të veprohet këtë fundjavë

Edhe këtë fundjavë do të veprohet njësoj si fundjavën e shkuar për masat kundër COVID-19.

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ku shkruan:

“KJO FUNDJAVË DO TË VIJOJË NJËSOJ SI E SHKUARA😊 TA KALONI SA MË QETË🙏”

Pra të shtunë dhe të dielë do të lejohet dalja e nënave me fëmijë dhe të moshuarve, ndërsa farmacitë dhe ushqimoret do të jenë të hapur vetëm ditën e shtunë, ndërsa nuk do të lejohet lëvizja e makinave.

LEXO EDHE  Shembja e Teatrit/ Dy inxhinierë dhe arkitektja thirren në Prokurori

Kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe më parë se në fundjava nuk do të lejohet serish makinat pavarësisht lehtësimit të masave kufizuese.