• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A e inkurajoi ambasadorja Kim – Edi Ramën për shembjen e Teatrit Kombëtar?

14:55 : 19/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ambasada amerikane në Tiranë hesht për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë me vendim të Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj dhe bekimin e kryeministrit Edi Rama. Pavarësisht se nga opinioni publik dhe politika e brendshme, ambasadës i është kërkuar në mënyrë të përsëritur një reagim për çështjen, deri më tani, selia diplomatike ka zgjedhur të mos prononcohet, një qëndrim ky që duket se shkon në mbështetje të qeverisë.

Këtë të Martë, pati një takim me ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe kreut të qeverisë Edi Rama. Pas takimit, ambasada doli me një njoftim:

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti”.

Heshtja në favor të qeverisë

Asnjë fjalë për teatrin, një çështje tepër e ndjeshme ditët e fundit, shembja e të cilit është konsideruar një krim. Kreu i shtetit Ilir Meta kërkoi hetim ndërkombëtar. Opozita, artistët që protestojnë dhe zëra të spikatur të opinionit publik janë shprehur se shembja e teatrit ishte një akt diktatorial, një veprim kriminal që duhet të ndëshkohet nga drejtësia. Kërkuan shkarkimin e Ramës dhe Veliajt. Zëra me peshë në arenën ndërkombëtare në fushën e kulturës e politikës kanë dënuar po ashtu shembjen e Teatrit Kombëtar.

Lexo edhe:

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

Në reagimin e ambasadës, nuk kishte as edhe një fjalë as për dhunën policore, që zuri hapësirat e mediave ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar për stilin autokratik në rritje të kryeministrit Edi Rama. Presidenti i Partisë Popullore, Donald Tusk dënoi si dhunën policore ashtu dhe shembjen e teatrit. Ambasada amerikane, ndërkohë, zgjodhi të heshtë.

Mesazhi i ambasadës të krijon përshtypjen që ambasadorja Kim e inkurajoi kryeministrin në shembjen e teatrit dhe dhunën policore.

Zëri qytetar

Qëndrimi i ambasadës kritikohet dhe nga komentuesit në FB, ku selia diplomatike ka shpërndarë njoftimin pas takimit Kim-Rama.

“Cili është qëndrimi juaj për Teatrin?! Arroganca juaj për të mos u përgjigjur popullit është bashkëfajësi, është një tradhti ndaj besimit të shqiptarëve tek SHBA”, shkruan një komentues.

“Nuk mund të takonte ata që u rrahë e u morën zvarrë”, shprehet një tjetër.

“Këto përralla ikni dhe bëjeni andej nga thirret Bota e Tretë, por jo në qendër të Evropes”, komenton një qytetar.

“Si e uroi: Te lumshin duart e vogla”, shkruan një tjetër.

Etiketa: Edi RamaTeatriYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

15:23 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025
AKTUALITET

Washington Examiner: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqipëri

11:45 : 10/10/2025
AKTUALITET

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

10:56 : 10/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
Para

Bënte "kërdinë" në Durrës, arrestohet grabitësi i pompave të ujit

TË GJITHA

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

15:23 : 10/10/2025

U ekstradua nga Dubai në Shqipëri/ Avokati: Clevio Serbianos i rrezikohet jeta në burg

15:10 : 10/10/2025

Çmimi Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

15:07 : 10/10/2025

Nisin punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi

14:58 : 10/10/2025

EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Itali, 10 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Përgjimet, kodet dhe skema

14:54 : 10/10/2025

U sulmua 2 muaj më parë, ndërron jetë babai i Genard Hajdinit (FOTO)

14:53 : 10/10/2025

“Onkologjiku, pasqyra e dështimit të qeverisë”, Spahia: Mocion me debat në Kuvend për ilaçet e skaduara

14:44 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com