• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I izoloi për 9 javë dhe i tmerroi me arkivolë, Rama pret rezultatet e sondazhit online

18:49 : 11/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Për 9 javë me rradhë vendosi masa ekstreme izolimi dhe përhapi panik me armikun e padukshëm që të sulmonte nga se prisje apo me arkivolë, ndërsa e pparaqiste veten herë si babai i shqiptarëve dhe herë si Zoti i tyre.

Dhe në kohën kur Europa po shkon drejt hapjes dhe detyrimisht edhe Shqipëria, Kryeministri Edi Rama, vijon lojën e tij tallëse dhe cinike me shqiptarët.

Së fundmi ai kërkon të dijë mendimin e qytetarëve lidhur me masat që jepte nga rrjetet sociale, dhe u legjitimuan javë më pas.

Një e-mail i dërguar nga platforma e qeverisjes synon të mbledhë një informacion se çfarë mendojnë qytetarët për suksesin e Ramës.

Sondazhi pyet nëse kryeministri Edi Rama ka marrë vendimet e duhura për përballimin e krizës së shkaktuar nga COVID19 apo vlerësimi për vendimin e qeverisë për të mos prekur pagat e administratës dhe pensionet.

Lexo edhe:

“Gjykatës pa flamur e pa atdhe”/ Rama vazhdon sulmin ndaj magjistratëve, në “shënjestër” gjyqtari Boshku

Rama mbledh grupin e ri parlamentar, çfarë po diskutohet

Por në pyetësor mungojnë p.sh pyetjet mbi nivelin e testeve për koronavirusin, për Aktet Normative dhe VKM që njoftoheshin si të tilla nga Rama në rrjetet sociale, por s´kishin asnjë vlerë juridike, deri në momentin e miratimit nga Qeveria apo Kuvendi, për panikun dhe tmerrin që u futi qytetarëve me videot me arkivolë, e shumë të tjera.

Me pak fjalë, sondazhi i Ramës thjesht do të përdoret në lojën e tij politike, përsa kohë edhe pyetjet që i drejtohen qytetarëve, për të mos thënë se mund të ketë një përzgjedhje edhe të anketuesve, nuk evidetojnë problematikat, por synojnë të ngrenë lart moralin e “gjeneralit” të luftës me “armikun e padukshëm”

Teksti hyrës i sondazhit:

Shqipëria ia ka dalë mbanë me faqe të bardhë deri këtu, në përballjen me një nga fatkeqësitë më të mëdha të kohërave moderne, pandeminë e COVID19.

Kjo fazë e luftës kundër pandemisë nuk do mund të fitohej pa masat e forta të marra shpejt dhe pa mbështetjen e madhe të qytetarëve në zbatimin e tyre deri në mbylljen me sukses të Fazës 1.

Vendosmëria jonë e përbashkët, shmangu një tragjedi të ngjashme me Italinë mike dhe fqinje, e me vende të tjera shumë më të fuqishme se Shqipëria. Por lufta vazhdon dhe që ta fitojmë edhe Fazën 2, siç fituam Fazën 1, ne duhet të vazhdojmë të jemi të bashkuar.

Marrja e opinionit tuaj sot mbi çfarë kemi bërë së bashku deri këtu, ka një vlerë të çmuar për të formësuar vendimet e vështira që duhen marrë më tej dhe për të ndihmuar sa më mirë njëri-tjetrin.

Mirënjohje,

Platforma e Bashkëqeverisjes kundër COVID19

Nëntë pyetjet e sondazhit:

A jeni dakord që mbrojtja e shëndetit duhet të ketë përparësi mbi shqetësimet ekonomike në muajt në vijim?

A jeni dakord që vendimi i mbylljes së kufijve dhe mbyllja e plotë në fillim të marsit, ishin baza e rezultatit deri tani të shkëlqyer kundër COVID19?

A jeni dakord me masat shtrënguese që u përdorën gjatë Fazës 1 në të gjithë vendin?

A jeni dakord me 2 paketat ekonomike të qeverisë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset gjatë Fazës 1?

A jeni dakord me ndihmën me bluza të bardha që kryeministri Edi Rama i dërgoi Italisë?

A jeni dakord me vendimin e qeverisë për të mos prekur pagat e administratës dhe pensionet suplementare pavarësisht situatës së jashtëzakonshme ekonomike që krijoi pandemia?

A jeni dakord me opinionin se puna e sistemit shëndetësor kundër COVID19, i ka kaluar pozitivisht të gjitha pritshmëritë deri tani?

A jeni përgjithësisht dakord me menaxhimin që qeveria i ka bërë deri tani krizës së shkaktuar nga COVID19?

A jeni përgjithësisht dakord që kryeministri Edi Rama ka marrë vendimet e duhura për përballimin e krizës së shkaktuar nga COVID19?

Etiketa: pyetjeRamasondazhi online

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Gjykatës pa flamur e pa atdhe”/ Rama vazhdon sulmin ndaj magjistratëve, në “shënjestër” gjyqtari Boshku

14:57 : 15/09/2025
AKTUALITET

Rama mbledh grupin e ri parlamentar, çfarë po diskutohet

10:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

Diella në dritë të Diellit

09:34 : 15/09/2025
AKTUALITET

Resorti në Pashaliman/ Biznesmeni “strategjik” italian me lidhje në Tiranë, dyshime për konflikt interesi

08:06 : 15/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK-ut

18:17 : 14/09/2025
AKTUALITET

Debati për shqiptarët me Farage, Rama u “qan hallin” britanikëve: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë?

17:29 : 14/09/2025
Para

Spadafora jep lajmin e mirë, klubet e Serie A lejohen të stërviten në grup në 18 maj

TË GJITHA

Ngacmonte nxënëset e mitura me mesazhe, Prokuroria dërgon në gjyq mësuesin në Korçë

08:51 : 16/09/2025

Trump padit New York Times për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë dëmshpërblim

08:46 : 16/09/2025

“Para të vjedhura nga fonde publike”, Eva Murati shpërthen pas dasmës së ish të dashurit, Genar Topallit

08:43 : 16/09/2025

Londra: Deklarat e Elon Mask provokim “dhune e intimidimi”

08:33 : 16/09/2025

Kuvendi me dy seanca sot, në rend dite nënkryetarët dhe kryesitë e komisioneve

08:31 : 16/09/2025
A young boy being bullied at school

Bullizohej në shkollë, 14-vjeçari italian i jep fund jetës

08:23 : 16/09/2025

Këmbimi valutor 16 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com