• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Turizmi, sektori më i goditur nga Covid-19/ Të gjithë treguesit janë në përkeqësim të thellë

09:13 : 10/05/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Në sektorin e turizmit në mbarë Shqipërinë janë të punësuar 254.300 punonjës, afërsisht sa 22 % e punësimit total në vend, të gjithë të rrezikuar për të humbur vendet e punës. Qeveria po përpiqet të mbajë gjallë shpresa se sezoni veror mund të shpëtohet.

Do duhen disa vite të rikthehemi në suksesin e 2019, si një vit i suksesshëm që shënoi rreth 6.4 milionë turistë. Kjo pasi pritet që turizmi i vërtetë do të mund të kthehet në momentin që do të dalë vaksina, e cila do t’i jape fund pandemisë së Covid-19.

Përhapja e Covid-19 jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri, ka lënë pasoja të rënda, veçanërisht për disa sektorë të ekonomisë. Turizmi është njëri prej tyre. Në vendin tonë, numri i turistëve të huaj u ul në mënyrë drastike. Sipas të dhënave nga INSTAT, për muajin mars, në vendin tonë, hynë 95 mijë shtetas të huaj, në rënie me 66% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këto hyrje i takojnë kryesisht fillimit të muajit mars, përpara se kufijtë të mbylleshin tërësisht në mënyrë kategorike. Si rrjedhojë, bilanci sa i takon tremujorit të parë të vitit në sektorin e turizmit, rezultoi negativ, me një rënie prej 17.7% të shtetasve të huaj, ndërsa sa i takon daljeve të shtetasve shqiptarë jashtë vendit ranë me 12%. Jo vetëm që lëvizjet janë 10-20% më të të ulëta së më parë, por edhe rezervimet e turistëve të huaj drejt Shqipërisë janë anuluar ose janë në fazë pezullimi.

Pak shpresa për turizëm

Në sektorin e turizmit në mbarë Shqipërinë janë të punësuar 254.300 punonjës, afërsisht sa 22 % e punësimit total në vend, të gjithë të rrezikuar për të humbur vendet e punës. Qeveria po përpiqet të mbajë gjallë shpresa se sezoni veror mund të shpëtohet. Sipas Ministrit të Turizmit dhe Turizmit, Blendi Klosi, në kohë normale vendet bregdetare duhet të ishin plot pasi çdo vit në ditën e Pashkëve hapej dhe sezoni veror,mirëpo në kohë të tilla, të gjithë duhet të mbrojmë veten por edhe të mbështesim maksimalisht dhe sektorin e turizmit. Në kuadër të kësaj mbështetjeve, vlen të përmendet se mund të shfrytëzohen rrugët tokësore si dhe turizmi rajonial. Vende si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia apo Serbia, të cilat sjellin dhe 80% të turizmit të huaj në vend, dhe që priten të shfrytëzojnë bregdetin shqiptar. Ndërkaq, ministri ka bërë me dije se turizmi detar këtë vit do të mund të zhvillohet duke iu nënshtruar disa rregullave të reja të posaçme, që synojnë kryesisht respektimin e distancimit social, si një masë mbrojtëse thelbësore, por edhe reduktimin e grumbullimeve masive, ose thënë ndryshe festave, që janë tepër të zakonshme në sezonin e verës, të cilat me një probabilitet tepër të madh rrezikojnë të mos lejohen. Këto masa paraprake por edhe të tjera pritet të bëhen publike, përpara se të konfirmohet dhe lejohet sezoni veror, në mënyrë që të gjitha ato biznese dhe struktura hoteliere të kenë mundësi të marrin kohën e tyre dhe të përgatiten, pasi secila prej këtyre strukturave do të detyrohet t’u nënshtohet një sërë procedurash për të marrë dokumentimin e nevojshëm që i lejon ushtrimin e aktivitetit.

Lexo edhe:

Turizmi rrit çmimet, shqiptarët do të paguajnë edhe më shumë për ushqimet

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

Turizmi dhe pesha në ekonomi

Padiskutim që turizmi është një hallkë tepër e rëndësishme në ekonominë shqiptare, pasi është promotori kryesor si një e ardhur për vendin. Mirëpo, me mbylljen e kufijve por edhe për shkak të gjithë gjendjes së krijuar, rreth 1.4 milionë shqiptarë që udhëtojnë jashtë, duket se do të detyrohen t’i kalojnë pushimet e tyre brenda vendit, duke shpresuar se do të sjellë kështu një fluks në turizmin vendas. Nisur nga kjo, hotelet shqiptare që merren me akomodimin e turistëve duhet të përgatiten të zgjerojnë kapacitetet e tyre, edhe pse sipas ministrit Klosi, hotelet shqiptare dhe jo vetëm, kanë kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar një fluks të mundshëm. Madje ky do të ishte skenari më i mirë i mundshëm, pasi jo vetëm që do ndihmonte turizmin në këto ditë të vështira por do të zhvillonte dhe forconte më tej dhe turizmin e brendshëm. Sigurisht, që nuk duhet lënë pa u përmendur dhe rëndësinë e turizmit të huaj sa i përket ekonomisë shqiptare, si një hallkë tejet thelbësore. Qartazi, ky vit nuk do ketë shifrat e 2019, por mund të dalim më para në treg në raport me Malin e Zi, Kroacinë, Greqinë, Italinë, apo vende që janë më shumë të prekura nga pandemia e Covid-19, në krahasim me Shqipërinë. Ndër të tjera, këto vende kanë një turizëm disa herë më të zhvilluar se sa vendi ynë, duke pasur njëkohësisht dhe struktura hoteliere tejet të mëdhaja, të cilat do të hasin vështirësi në procesin e venies së tyre në punë. Ndërkaq, nga ana tjetër, Shqipëria ka struktura më të vogla, të krijuara si biznese familjare që vihen më lehtrësisht në punë, dhe madje janë tepër të gatshme që brenda pak ditësh ta vënë aktivitetin e tyre në punë.

Mbështetja për turizmin

Gjithashtu, lidhur me këtë gjendje të krijuar si pasojë e koronavitrusit, ministri Klosi, ka deklaruar se qeveria ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me kolegët dhe partnerët jashtë Shqipërisë, për të pasur një zgjidhje rajonale, europiane por edhe botërore. Në veçanti, qeveria është duke bashkëpunuar shumë ngushtë me vendet e rajonit, kryesisht me Kroacinë, e cila ka një set masash të nevojshme si dhe nga Greqia, duke u marrë të gjitha informacionet e nevojshme. Tuzimi është jo vetëm një qetësim social, për të gjithë njerëzit që gjatë kësaj periudhë iu është dashur t’u nënshtrohen një stili tjetër jetese, por dhe një ndihmesë tejet e rëndësishme në sektorin e ekonomik. Duke e zhvilluar sa më shumë turizmin e brendshëm, por edhe duke tërhequr sa më shumë turistë të huaj përgjatë këtij viti, mund të themi se turizmi mund të jetë sektori i parë që do të gjenerojë të ardhura në buxhetin e shtetit. Një shqetësim që lind, është padiskutim luhatja e çmimeve që pritet të sjellë kjo gjendje. Edhe pse rritja e çmimeve, vjen kryesisht në rastet kur ka një bum të numrit të turistëve, pandemia e Covid-19, duket se do të ketë të njëjtin impakt duke sjellë një ç’ekuilibrim të tregut, edhe pse sugjerohet nga vendet mbështetëse, që të ofrohen çmime konkurruese. Gjithashtu një anë tjetër e medaljes, tregon se nuk mund të ketë një rritje të çmimeve kur strukturat e posaçme hasin mungesë të klientelës. Kombinimi i turizmit malor me atë detar, bën të mundur që turizmi shqiptar të jetë i zhdërvjellët duke justifikuar në këtë mënyrë çmimin me pamjet dhe shërbimin që vendi ynë ofron. Do duhen disa vite të rikthehemi në suksesin e 2019, si një vit i suksesshëm që shënoi rreth 6.4 milionë turistë. Kjo pasi pritet që turizmi i vërtetë do të mund të kthehet në momentin që do të dalë vaksina, e cila do t’i jape fund pandemisë së Covid-19. /Elefteria Zguri – SCAN Magazine/

Etiketa: Covidpasojaturizmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turizmi rrit çmimet, shqiptarët do të paguajnë edhe më shumë për ushqimet

20:05 : 03/06/2025
AKTUALITET

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

09:37 : 17/05/2025
AKTUALITET

“Vendi i Nderit” në Berlin na kushtoi miliona euro

17:30 : 08/05/2025
AKTUALITET

Lëkundet turizmi, të huajt ranë me 2.7% në Mars

14:49 : 25/04/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

09:16 : 21/04/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë në faqen e saj të internetit: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

22:42 : 18/04/2025
Para

“Pas Covid-19 fshihen fuqi të errëta ose Bill Gates”, DW: Teoritë konspirative kapin qendrën e shoqërisë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com