• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sërish rritje/ 12 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

11:05 : 10/05/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Janë 12 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Pas dy ditëve me numra të ulët, sërisht është rritur numri i rasteve të reja në vendin tonë. Ka shkuar në 868 numri i të infektuarve në Shqipëri.

Rastet e reja- Në 24 orët të fundit janë testuar 170 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme.

Harta e rasteve të reja-Shpërndarja e të prekurve me COVID19 është si vijon: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Të shëruar janë 23 qytetarë.

Të shtruar në spital- Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Të shëruar- Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 868 qytetarë. Prej tyre 650 qytetarë ose rreth 75% janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Lexo edhe:

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 87
Krujë 58
Shkodër 16
Kamëz 11
Fier 5
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1

Ministria e Shëndetësisë- Siç jeni në dijeni nga dita e hënë, 11 Maj do të ketë një tjetër lehtësim masash. Nga nesër shtohen si zona të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat, duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje, deri në orën 21:00.

Po kështu, lejohen të ushtrojnë veprimtarinë sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.

Duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

Pavarësisht lehtësimit të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (10 Maj 2020)
Teste të kryera 10438
Raste pozitive 868
Raste të shëruara 650
Raste Aktive 187
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

 

Etiketa: COVID 19raste te rejaShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

08:16 : 28/10/2025
AKTUALITET

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

19:46 : 25/10/2025
AKTUALITET

I dyshuar për akte terroriste, predikuesit të njohur fetar i ndalohet hyrja në Shqipëri

18:46 : 23/10/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri vdekshmërie nga ndotja e ajrit gati 3-fish më e lartë se mesatarja e BE-së

15:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Klanet në Tiranë marrin tendera në këmbim të votave”/ Il MATTINO: Si u kthye Shqipëria në narko-shtet

12:31 : 23/10/2025
Para

Makina e djegur mbrëmjen e djeshme/ Policia jep detaje, ja kujt i përkiste mjeti

TË GJITHA

“Cili je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025

Ndërpritet seanca në Kushtetuese për Erion Veliaj, ja kur do të rinisë

12:41 : 31/10/2025

Bashkia Kamëz merr vendimin! Rritet çmimi i transportit publik për linjën Kamëz–Tiranë

12:28 : 31/10/2025

“Pse kryebashkiaku i Tropojës u trajtua ndryshe, unë jo”, Veliaj: Po sikur t’ja bëjnë edhe Ogertës ose Florit

12:19 : 31/10/2025

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

12:17 : 31/10/2025

“U rrëmbeva si kryebashkiaku i Medellin”, Veliaj në Kushtetuese: Vendimi nga Këshilli te Presidenti për 8 orë

12:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com