• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bilanci/ 8 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 850 numri i të infektuarve

11:04 : 08/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE

Ka shkuar në 850 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Përgjatë 24 orëve të fundit janë testuar 238 qytetarë të dyshuar me Covid-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë. Ato janë të shpërndarë në Tiranë 3 raste, Krujë 2 raste, Shkodër 1 rast, Fier 1 rast dhe Kamëz 1 rast.

Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin e thelluar epidemiologjik. Rritja e vigjilencës, hetimi dhe gjurmimi epidemiologjik i rasteve në mënyrë aktive bëhen të rëndësishme me rënien e nivelit të përhapjes së virusit.

Rastet e reja- Në 24 orët të fundit janë testuar 238 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë, të shpërndarë, në Tiranë 3 raste, Krujë 2 raste, Shkodër 1 rast, Fier 1 rast dhe Kamëz 1 rast. Gjithashtu janë kryer 18 testime në personel mjekësor dhe pacientë tek shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUT dhe të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativë për COVID19.

Testimet- Gjatë këtij muaji është trefishuar numri i testimeve. Aktualisht kemi një indikator pozitiviteti nën 5 %, një indikacion shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë kryer mbi 10 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 850 qytetarë.

Të shëruar- 620 qytetarë tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 199 persona aktivë me COVID19.

Lexo edhe:

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

Të shtruar në spital- Momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 30 pacientë dhe vetëm 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 93
Krujë 62
Shkodër 17
Kamëz 9
Kurbin 4
Fier 4
Elbasan 3
Mirditë 2
Bera 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1

COVID-19 – Statistika (8 Maj 2020)
Teste të kryera 10044
Raste pozitive 850
Raste të shëruara 620
Raste Aktive 199
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Testimet serologjike- Ashtu siç jeni në dijeni, në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon proçesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj COVID19. Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11.2 % të pozitivitetit të përgjithshëm. Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë.

Rritje e testimeve- Në një fazë të dytë do të zgjerojmë testimin në popullatë për të parë % e saj që e ka kaluar sëmundjen.

Ministria e SHëndetësisë: Nga data 27 Prill, ka filluar zbatimi i strategjisë së ri-hapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, bazuar në tregues të matshëm.
Lehtësimi i masave do të vijojë nëse do të kemi këtë situatë të qëndrueshme ku përllogaritet mesatarja e rasteve të reja, të shtruarit në spitale dhe pacientët në terapi intensive.
Të nderuar qytetarë, pavarësisht situatës inkurajuese, funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave do të varet nga ju.
Nese ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, ne do të vazhdojmë me lehtësimin gradual të masave sipas strategjisë së miratuar.
Nëse keni shenja të sëmundjes Covid-19, ju lutem telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

 

Etiketa: 8 rasteCOVID 19Shqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

20:00 : 18/09/2025
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

18:23 : 16/09/2025
AKTUALITET

Sërish paratë llaç e tulla! Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

09:47 : 16/09/2025
AKTUALITET

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15:52 : 15/09/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri 17% e fëmijëve nën 5 vjeç janë obezë, 3-fish më e lartë se mesatarja globale për 2024

14:35 : 15/09/2025
AKTUALITET

“U infektova me hepatit C, humba 12 kg”/ Pecorelli letër senatorit italian: Po mbahem në burgun më të ashpër

20:43 : 14/09/2025
Para

VIP-at shqiptarë që deklaruan se janë infektuar me koronavirus

TË GJITHA

Shpërthimi në banesën e tij, Xhelal Mziu: Hakmarrje politike

13:47 : 19/09/2025

Pas 12 vitesh në pushtet, Rama kujtohet për Ministri të Brendshme me standarde europiane

13:34 : 19/09/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Plaurent Dervishi i jep mesazh të koduar ish-zv.drejtorit të Policisë së Durrësit

13:30 : 19/09/2025

PD kërkesë zyrtare për shkarkimin e kreut të Kuvendit, liston shkeljet e Niko Peleshit

13:14 : 19/09/2025

Trump: SHBA synon ta rimarrë bazën Bagram në Afganistan

12:58 : 19/09/2025

Problem teknik, helikopteri i Donald Trump bën ulje emergjente në aeroportin e Lutonit

12:54 : 19/09/2025

Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

12:50 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com