Mjeku i njohur, prof. Gëzim Xhepa, i cili disa ditë më parë publikoi imazhet pulmonare të realizuara nga imazheristi i Infektivit, Renato Onsmënaj, duke u shpreh se virusi në Shqipëri ka qarkulluar në datat 15-20 janar, shprehet se tejzgjatja e masave izoluese prodhoi më tepër problematika se vetë virusi.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhepa shkruan se debati lidhur me shfaqjen e rasteve të para dhe kalimin e pikut të epidemisë, është keqkuptuar, pasi ai nuk ka të bëjë me kohën kur u morën masat dhe pse nuk u morën më herët.
“Kur vende më të zhvilluara se ne bashkëjetonin me virusin pa e ditur, nuk mund të ketë debat mes kolegësh pse nuk e identifikuam ne në atë kohë. Së dyti, në të githë analizat tona e vlerësojmë faktin që Covidin e kaluam pa e ditur dhe jashtë paniku.
Dhe për këtë faleminderit mjekëve të familjes, që ndonëse pa e ditur, e menaxhuan qetë situatën duke mos mbingarkuar spitalet dhe shmangur krizën Lombarde. Këtë herë padija ndihmoi për mos rënien në panik dhe kolaps shëndetësor, mos prodhimin e krizës Lombarde, si dhe rolin deçiziv të mjekut të familjes si skalion i parë i ndeshjes dhe menaxhimit të epidemisë…!!!”, shkruan Xhepa.
Postimi nga Prof. Gezim Xhepa
Të nderuar miq aksidentalisht lexova një artikull për debatin mes dy kolegëve në rrjet dhe më habiti që qëllimi i debatit që unë dhe Dr. Renato prej tre javësh kemi hapur, është keqkuptuar nga gazetari i shkrimit…
Artikulli e ka të gabuar qëllimin e debatit që zhvillojmë dhe fakteve që hedhim në publikimet tona…
Debati nuk bëhet nëse masat shtërnguese duhet të merreshin më përpara, se kjo do ishte e pamundur për disa arësye…:
Së pari, kur vende më të zhvilluara se ne bashkëjetonin me virusin pa e ditur…, nuk mund të ketë debat mes kolegësh pse nuk e identifikuam ne në atë kohë… Së dyti… Në të githë analizat tona e vlerësojmë faktin që Covidin e kaluam pa e ditur dhe jashtë paniku…
Dhe për këtë faleminderit mjekëve të familjes, që ndonëse pa e ditur, e menaxhuan qetë situatën duke mos mbingarkuar spitalet dhe shmangur krizën Lombarde… Këtë herë padija ndihmoi për mos rënien në panik dhe kolaps shëndetësor, mos prodhimin e krizës Lombarde, si dhe rolin deçiziv të mjekut të familjes si skalion i parë I ndeshjes dhe menaxhimit të epidemisë…!!! Të nderuar gazetarë dhe kolegë që na citoni në mënyrë jo korrekte, po ju sqaroj se debati që kam hapur ka të bëjë me tejzgjatjen e izolimit…, i cili ishte i domosdoshëm dhe i nevojshëm kur u vu…, por u keqmenaxhua dhe u tejkalua në masa dhe kohë…, duke sfumuar përfitimet e katër javëve të para dhe prodhuar pasoja në katër javët e dyta…
Më faktet që ngritëm qëllimi ishte të vërtetonim tezën evkalimit të pikut epidemik në muajin shkurt, me qëllimin e vetëm për qetësimin e njerëzve të stresuar dhe të kaluar në panik nga monologjet e përsëritura dhe të tejzgjatura për armikun e padukshëm, vdekjeprurës, tinzar, dhe inteligjent; si dhe kemi për qëllim të inkurajojmë një strategji të shpejtë dhe vigjilente zhbllokimi nga qeveria dhe komiteti, për kalimin nga izolimi në distancim dhe përfitimin e kohës së humbur, për të rekuperuar sadopak dëmet e shkaktuara nga tejzgjatja e izolimit, që për argumentet që kemi hedhur, ne e gjykojmë si tejzgjatje që prodhoi më tepër problematika se vetë virusi…!!!