Autoritetet policore italiane kanë kapur një shqiptar me dy kilogramë kokainë të pastër.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari u arrestua në një shtëpi në Rogeno, në zonën Brianzas në Lecco pasi kishte rënë në sy të efektivëve, të cilët i kishin vënë nofkën: Tregtari i vdekjes.
Vlera në treg e lëndës narkotike, mund të shkonte nga 800 mijë deri në 1 milion euro.
Një kilogram drogë ishte e ndarë e gjitha në qeve me 50 dhe 100 gramë, ndërsa pjesë tjetër ishte futur në një qese të madhe dhe sipër i ishte vendosur një foto e një pantere të zezë, simbol që ndoshta identifikon origjinën se nga vinte kokainë.
Mësohet se i arrestuari bëhet fjalë për një 38 vjeçar, i cili është arrestuar dhe në vitin 2012 pasi u kap me 13 kg marijuanë dhe një pistoletë.