Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për tre grabitësit e vjedhjes në fshatin Qinam, pranë Zall-Herrit.
Dy vëllezërit Ndriçim dhe Durim Bami, si dhe i akuzuari si organizator i grabitjes, Jani Aruçi akuzohen për grabitjen e 30 prilit në Qinam.
Ata u paraqitën si policë, duke iu thënë se po kontrollonin për armë dhe po krehnin zonën. Ata terrorizuan familjarët, teksa i lidhën të gjithë dhe iu morën lekët dhe sende me vlerë.
Në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi automjetin e përdorur nga autorët, si dhe njërën prej armëve, e cila u gjet nga polumbarët e Repartit Special RENEA e hedhur në lumin Tapizë.













