• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama me kryebashkiakët, si Kim Jongu me ushtarakët

12:48 : 02/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ecën gjithnjë përpara turmës që e shoqëron, anjëherë paralel, e askush para tij, në çdo situatë, e kohë. Kur mërzitet në kështjellën e Kodrave të Surrelit, kryeministri Edi Rama bën ndonjë rrugë nëpër rrethe të ndryshme të vendit, në inagurime për dhjetra herë të një pune rutinë publike, ndjekje punimesh për të shumtën herë të një veprëze lokale që sado e vogël, tërheq si Thithlopë miliona euro. Në këtë rast nuk është ky qëllimi i shkrimit, por sjellja e Ramës me kryebashkiakët e tij.

Të emëruarit e partisë, edhe pa rivalë, gjithnjë kanë një drojë para Ramës, sado të pasur e pashallarë të “kuq” të quhen në vendin që administrojnë. Tundin shpesh kokën, aprovojnë çdo marrinë që thotë kryeministri, i plotësojnë çdo kërkesë absurde estetike. Dhe jo vetëm kaq, por bien në gjunjë para çdo kritike, sado e padrejtë që mund të jetë dhe qëndrojnë me gojën hapur për të pritur të dorëzuar çdo tekë të kryeministrit!

Dje ishte shfaqja e radhës, që nuk do të jetë kurrsesi e fundit! Ndalesa e parë në Fier. Udhëzonte kryebashkiakun sesi duhet të mbillte disa shkurre në skrapatën e lumit. Sugjeronte deri në vendim të padiskutueshëm inxhinierët për kryerjen e punimeve. Të gjithë mbanin shënim, askush nuk merrte guximin të kundërshtonte dhe thonte prerë: “Ky është projekti i miratuar, ndryshime nuk bëhen”!

Tund kokën në shenjë aprovimi kryebashkiaku Fierit, por tundës të tjerë kokash ka në 61 bashki të vendit! Komandant e quan Ramën kryebashkiaku “model” i Rilindjes Tërmet Peçi, që gjithsesi është nga të paktët që me sinqeritetin deri në naivitet, ku dukshëm e cilëson kryeministrin si prinjësin e vendit.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

E djeshmja nuk mund të quhet ditë e mbarë për kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Lelua i Jugut mori kritika. Se ku i shkuan sytë kryeministrit në nja dy gropa dhe e beri Lelin ti thahej goja nga sikleti, teksa mërmëriste: “do ta bëjmë, do ta rregullojnë”!

E akoma me rëndë ishte një inxhinier, i cili mbajti shënim “sugjerimet e shokut” lider. “Ato hekurat mbrojtëse të lyhen me të zezë, shkon mirë me pjesën tjetër” – tha Rama. E sigurt është se një bojë e zezë do porositet dhe ato dy gropëza në shëtitoren e Vlorës me siguri që mbrëmë janë mbyllur, për gjithë natën nga Lelua, nëse dëshiron që ta zerë “rehatë” gjumi natën.

Të tjerët mbanin shënim! Lider i madh shpirtëror ky Rilindasi ynë. Kryebashkiakët kudo që e presin nxjerrin armatën e ekskavatorëve qoftë edhe për të gërmuar kot, sa për imazh që në kronikën e radhës, të gjatë e të pështirë, qëllimi i së cilës është që vendi ti përngjajë një kantieri punimesh.

As i “madhi” Lali Eri i Tiranës nuk ka shpëtuar nga kritikat dhe shakatë plot “kripë” të kryeministrit Edi Rama. Në kohën e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Rama urdhëroi kryebashkiakun Veliaj që të zgjohej në katër të mëngjesit dhe të lyente vetë shkallët e një pallati, të cilat ishin zhgaravitur nga ndonjë dorë fëmije, por kreu i qeverisë e ka “zët” zhulin…!

“Thonj pa prerë dhe të palarë e mora nga Franca” – deklaroi në vitin 2004 ish-kryeministri Fatos Nano, por sot Rama thonjtë i ka të ngjashëm me ato të “Luanit”, për të rrëbyer çdo pre dhe kafshuar dhunshëm, (zakonisht janë paratë publike dhe koncesionet).

Sa ngjan në sjellje kryeministri ynë me Kim Jong Un të Koresë së Veriut. Në çdo dalje të atij lideri komunist, shihen një grup i madh ushtarakësh që mbajnë shënime në blloqe të trasha, duke treguar devotshmëri për ti kthyer në vepra fjalët e shokut Kim.

Tashmë Rama po mëson fshatarin sesi punohet toka, të sugjerojë mjekun se çfarë “ilaçesh” duhet të përdorë për shërimin e një sëmundje, apo edhe veterinerin për ndërzimin artificial! Të gjithë duhet të mbajnë shënim…! Shoku Kim në Kore, shoku Edi në Shqipëri!

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

19:31 : 15/07/2026
Para

Ja si e festoi dukesha e Cambridge 9-vjetorin e martesës së saj

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş