• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Situata e lirisë së medias në Shqipëri përkeqësohet nga sulmet e politikanëve

19:38 : 29/04/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Një raport i platformës së Këshillit të Europës për mbrojtjen e gazetarëve thekson se situata duket se është përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit 2019 si pasojë e ligjit të medias dhe sulmeve të politikanëve kundër gazetarëve.

Gazetarët në për shumë vende në Europën Lindore, Ballkan dhe, gjithnjë e më shumë, edhe në Europën Perëndimore u përballën me një numër në rritje kërcënimesh, sulmesh dhe burgosjesh gjatë vitit 2019, sipas një raporti Platformës së Këshillit të Europës për Promovimin e Mbrojtjes së Gazetarëve dhe Sigurisë së Gazetarëve, raport që u prezantua të Mërkurën nga 14 organizata ndërkombëtare të lirisë së medias që janë pjesë e platformës.

Për herë të parë, Shqipëria mori një kapitull të veçantë në seksionin e vendeve veçanërisht shqetësuese për platformën, krahas vendeve të tilla të njohura për dhunimin e të drejtave të njeriut si Rusia, Azerbajxhani apo Turqia.

Me titullin: ‘”Sulmet kundër medias në Europë nuk duhet të bëhen normale”, raporti vëren se ka pasur rreth 140 ngjarje shqetësuese të raportuara në platformë gjatë vitit 2019, përfshirë 103 nga Turqia, 21 nga Serbia dhe 11 nga Shqipëria.

Një ligj kontrovers që synonte goditjen e medias online në Shqipëri dhe që u propozua nga kryeministri Edi Rama vitin e kaluar, mbyllja e emisioneve të fundit kritike ndaj qeverisë në televizionet shqiptare dhe sulmet ndaj gazetarëve nga zyrtarët publikë, përfshirë kryeministrin dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha i dhanë Shqipërisë një kapitull të veçantë në raport si vend veçanërisht problematik.

Lexo edhe:

SHBA-ja kryen edhe një valë tjetër sulmesh kundër Iranit

Berisha: Rama i tmerruar nga protestat! Me “policimin” dixhital po veprojnë si Ajatollahët

Ndryshimi tjetër në raportin e këtij viti ishte përfshirja e praktikës SLAPP si shqetësim madhor. Nën këtë term përmblidhen paditë që zyrtarët dhe korporatat ngrenë kundër gazetarëve apo aktivistëve në të cilat pretendentët përdorin fuqinë e tyre financiare për të zvarritur kritikët nëpër procese të gjata gjyqësore me synimin për t’i dhënë një mesazh të tjerëve dhe për të shtyrë të tjerët të ushtrojnë vetë-censurë.

“Ka pasur një kërcënim në rritje nga sulmet gjyqësore kundër gazetarëve. Ne përfshimë SLAPP si shqetësim i veçantë për herë të parë,” deklaroi Sarah Clarke nga Article 19.

Gjithsesi, pandemia e koronavirusit të ri shkaktoi një gamë të re shqetësimesh për lirinë e medias.

Scott Griffen, nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, tha se kishte një përpjekje sistematike nga shumë qeveri për të kontrolluar narativën e pandemisë.

“Hungaria kriminalizoi shpërndarjen e “fakteve çorientuese”, deklaroi Griffen, duke e komentuar këtë si një plan për të “kriminalizuar gazetarinë”.

Deri tani ka pasur arrestime në Turqi, Azerbajxhan dhe Serbi mbi raportimet në lidhje me përhapjen e koronavirusit të ri.

Ricardo Gutierrez, Sekretar i Përgjtihshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve theksoi se kolapsi i të ardhurave të medias nga reklama nëpër Europë për shkak të pandemisë ka nxjerrë të papunë mijëra gazetarë dhe ka lënë krejtësisht pa të ardhura dhjetëramijëra të tjerë që janë në profesion të lirë.

“COVID-10 po shkakton një kolaps botëror të lirisë së medias,” deklaroi Gutierrez.

William Horsley nga Shoqata e Gazetarëve Europianë theksoi se problemet e pronësisë së medias po përkeqësohen nëpër të gjithë kontinentin dhe nxiti vendet anëtare të BE-së të jenë “veçanërisht të rrepta me standardet e veta”.

“Ka një zhvendosje në rritje të pronësisë së medias drejt qeverive apo partnerëve të qeverive, të të ashtuquajturve oligarkë,” deklaroi Horseley.

Bulgaria është veçuar në raport si një nga vendet ku media është kapur nga oligarkët. “Një pjesë e madhe e shpërndarjes së gazetave në vend është nën kontrollin e një konglomerati të vetëm, nën pronësinë e një politikani. Gazetarët dhe mediat e pavarura rregullisht kërcënohen personalisht apo online,” vëren raporti.

Turqia ka aktualisht 91 nga 135 gazetarët e burgosur ose në paraburgim.

Sipas Scott Griffen nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, “ka një rrezik real që media e pavarur nuk do të ekzistojë më pas kësaj krize”. /BIRN/

Etiketa: mediapolitikanesulme

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA-ja kryen edhe një valë tjetër sulmesh kundër Iranit

08:58 : 13/07/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama i tmerruar nga protestat! Me “policimin” dixhital po veprojnë si Ajatollahët

15:13 : 10/07/2026
BOTA

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

15:00 : 10/07/2026
BOTA

Sulme në Gjirin Persik, ushtria e Iranit shënjeston bazat amerikane

08:58 : 09/07/2026
BOTA

Intensifikohen sulmet në Hormuz/ Mbi 6000 marinarë të bllokuar në Gjirin Persik

15:16 : 08/07/2026
BOTA

Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Kiev

10:27 : 06/07/2026
Para

Mjeku shqiptar në SHBA tregon se si koronavirusi i preku sistemin nervor dhe kush është rreziku më i madh

TË GJITHA

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş