• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Amnistia fiskale, Basha: Rama po ndihmon malavitën në pastrimin e parave, ja ç´kërkon SHBA

09:40 : 25/04/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Kreu demokrat, Lulzim Basha, kundërshton projektin e Qeverisë lidhur me amnistinë fiskale, e cila sipas Kryeministrit Edi Rama pritet të miratohet në muajin maj nga Kuvendi.

Por Basha e konsideron amnistinë fiskale si një hapësirë për abuzim, ndërsa shtoi se ka edhe rrezikun që të kthejë fshehjen e parave të pista apo aktivitetin kriminal të fitimit të parave të pista, në një inkurajim.

“Amnistitë fiskale nuk bëhen kurrë pa një konsensus të gjerë shoqëror, pa një konsensus të madh midis faktorëve të ndryshëm të gjithë shoqërisë dhe duhen në kohë të qeta, në kohë stabiliteti.

Pse?! Për vetë natyrën e tyre, do të thotë që nëse 95% e qytetarëve punojnë në mënyrë të ndershme dhe 5% apo 10% kanë patur probleme me ligjin këta amnistohen. Por këtu ka edhe një rrezik, sepse amnistimi i një krimi, siç është fshehja e parave të pista apo aktiviteti kriminal i fitimit të parave të pista mundet pastaj ta kthejë këtë në një inkurajim apo akoma në keq, në shoqëri të prapambetura në një normë sepse “ti bëj çfarë të duash por një ditë shteti ty do të amnistojë”.

Pra, këtu kuptojmë që ka një risk, kërkohet një konsensus i gjerë, kërkohet një konsultim, kërkohet një diskutim.

Lexo edhe:

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

Vendi ynë është në listën e vendeve për pastrimin e parave në Moneyval. Është viti i parë që Shqipëria rikthehet në nivelet më kritike të listës së pastrimit të parave të pista, ka po kështu nga SHBA, BE dhe DASH, dhe nga DASH, ka një sërë kërkesash për të vepruar kundër pastrimit të parave. Dhe kjo është diçka të cilën ne e kemi thënë prej kohësh sepse nisi me kanabisin, vazhdoi me drograt e forta dhe kalon me pastrimin e parave. Pra, Shqipëria e ka pastrimin e parave një problem shumë të madh”, tha Basha mbrëmjen e së premtes në emisionin Java në RTSh.

Për kreun demokrat, deklaratat se amnistia fiskale po bëhet për emigrantët është një abuzim.

“Në radhë të parë shumica e emigrantëve që rropaten nga mëngjesi deri në darkë nuk i mbajnë paratë poshtë jastëkut dhe nuk kanë atë sasi parash. Pas 6 vitesh emigrant në Francë do të kishte sjellë edhe Edi Rama ndonjë para si emigrant. Ne e dimë fare mire se në çfarë kushtesh punojnë emigrantët tanë.

Le të marrim ndonjë emigrant që paska mundësi të vënë para mënjanë. Në këtë situatë, ata e kanë të pamundur të udhëtojnë sepse janë të mbyllur kufijtë, por edhe sikur kufijtë të hapen ka rregulla në ato vende ku ata ndodhen i ndalojnë të nxjerrin mbi një sasi të caktuar nga vendi.

Pra, qartësisht emigrantët janë perdja pas së cilës fshihet qëllimi i vërtetë i këtij propozimi, që është favorizimi i klientelës kriminale të qeverisë”, tha Basha.

Në këtë kuadër, ai theksoi se amnistia që ka propozuar Rama nuk është gjë tjetër veçse një favor më shumë ndaj malavitës dhe ndaj një grushti njerëzish që duan të përfitojnë në këto kohë, që shpresojnë se BE apo institucione të tjera që mbikëqyrin Shqipërinë nga pastrimi i parave do ta kenë mendjen tek prioritete të tjera.

Etiketa: Bashapastrim parashRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
Para

Mjekët në SHBA tregojnë fenomenin e çuditshëm tek pacientët me COVID-19

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com