• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Trusti” i kompanive farmaceutike/ Skema si ndajnë miliona euro të tenderave në Shëndetësi

08:00 : 21/04/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ekziston një fije, jo shumë e dukshme, që lidh disa kompani farmaceutike, të cilat fitojnë më shpesh tenderat multi-milionë euro të Shëndetësisë.

Të paktën, katër kompani duket se tolerojnë njëra-tjetrën në tendera. Nëse njëra paraqet një ofertë ekonomike, të tjerat përfshihen në procedurë “thjesht për numër”, duke mos dorëzuar asnjë dokumentacion.

Në fokusin e këtij shkrimi janë tenderat me vlerë mbi 100 mijë euro të sektorit të Shëndetësisë, të fituar nga “OES Distrimed”, “Biometrik”, “Euromed” dhe “Montal”, gjatë periudhës 2017-2020.

Deri në gjysmën e parë të vitit 2017, mes tyre ka ekzistuar një lloj rivaliteti në prokurimet publike.

Lexo edhe:

SKEMA e tenderave mln €/ SPAK çon në gjyq kryebashkiakun e Kolonjës dhe 11 zyrtarë të tjerë

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit

Në periudhën e mëtejme, që përkon me mbajtjen e detyrës së Ministrit të Shëndetësisë nga Ogerta Manastirliu, mes këtyre kompanive është vendosur “paqja”.

Në shumë tendera të marra në analizë nga “Boldnews.al”, rezulton që njëra prej tyre shpallet fituese, ndërsa të tjerat skualifikohen për shkak të mosparaqitjes së ofertës.

Në këtë lloj “konkurence formale”, kompanitë kanë arkëtuar miliona euro nga tenderat publikë.

Natyrisht, ky grupim kompanish, i cili duket se ka formuar një lloj “trusti”, nuk mund të funksionojë pa cedimin e vigjilencës nga institucionet e Shëndetësisë.

Madje, duket se këto të fundit e kanë lejuar me dashjë atë që mund të konsiderohet si “bashkëpunim informal” mes kompanive farmaceutike.

“Boldnews.al” ka kryer verifikime në dokumenta zyrtarë, në bazë të të cilave janë siguruar të dhëna interesante.

Tenderat pa garë për “OES Distrimed”

– Në Janar 2020, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mbyll tenderin “Loti 1 Materiale për Trajtim Vaskular Kirurgjikal”, me fond limit rreth 500 mijë euro bashkë me TVSH.

Tenderi fitohet nga “OES Distrimed”. Në garë morën pjesë edhe “Euromed” dhe “Biometrik”, të cilat u skualifikuan, pasi nuk kishin paraqitur ofertë ekonomike dhe dokumentacion.

– Në Dhjetor 2019, QSUT shpall kompaninë ‘OES Distrimed” fituese të tenderit “Blerje materiale mjekimi stapler për QSUT”, me fond limit mbi 650 mijë euro bashkë me TVSH.

Në tender merrte pjesë edhe “Biometrik”, e cila u skualifikua, për shkak se nuk kishte paraqitur ofertë.

– Në Gusht 2019, QSUT shpall kompania ‘OES Distrimed” fituese në tenderin “Loti 3-Pacemaker me antibiotik”, me fond limit rreth 100 mijë euro bashkë me TVSH.

Në këtë tender merrnin pjesë edhe “Montal” dhe “Biometrik”, të cilat u skualifikuan për mos-paraqitje oferte.

– Po në Gusht 2019, ‘OES Distrimed” shpallet fituese e tenderit “Loti 7 – Transcatheter aortic valve implantation / Kompleksi i materialeve per stente valvulare aortal (TAVI)”, me fond limit rreth 200 mijë euro bashkë me TVSH.

Në tender merrnin pjesë edhe dy kompani të tjera, njëra prej tyre “Montal” shpk. Kjo kompani u skualifikua, pasi nuk kishte dorëzuar ofertë ekonomike.

– Në Korrik 2019, Ministria e Shëndetësisë shpall kompaninë “OES Distrimed” fituese të tenderit “Blerje materiale konsumi për shërbimin e Hemodinamikës së QSUT, SU “Shefqet Ndroqi” dhe Spitalit Rajonal Shkodër dhe Spitalin Rajonal Fier”, me fond limit rreth 500 mijë euro bashkë me TVSH.

Në tender merrnin pjesë edhe katër kompani të tjera, mes të cilave edhe “Biometrik” dhe “Montal”. Të gjitha kompanitë u skualifikuan për shkak se nuk kishin dorëzuar ofertë ekonomike.

– Në Gusht 2018, QSUT shpall kompaninë ‘OES Distrimed” fituese të tenderit “Blerje materiale mjekesore Stapler ne QSUT”, me fond limit mbi 300 mijë euro me TVSH.

Në procedurë merrnin pjesë edhe katër konkurentë të tjerë, mes të cilëve “Montal” dhe “Euromed”. Të dyja u skualifikuan, pasi nuk kishin paraqitur ofertë ekonomike.

– Në Qershor 2018, Ministria e Shëndetësisë shpall kompaninë “OES Distrimed” në tenderin Lot. 3 Blerje ballona, kateter guide dhe gida angioplastike”, me fond limit total prej rreth 500 mijë euro me TVSH

Në garë merrnin pjesë edhe dy kompani të tjera, një prej të cilave “Euromed”. Ajo u skualifikua, për shkak se nuk kishte paraqitur ofertë.

– Po në Qershor 2018, Ministria e Shëndetësisë shpall kompaninë “OES Distrimed” fituese në tenderin “Loti 7, Blerje stenta të medikuara”, me fond limit rreth 400 mijë euro me TVSH.

Në garë merrnin pjesë edhe 4 kompani të tjera, mes të cilave “Euromed”. Kjo kompani u skualifikua, për shkak se nuk kishte paraqitur ofertë.

Tenderat pa garë për “Biometrik”

– Në Korrik 2019, QSUT shpall kompaninë “Biometrik” fituese në tenderin “Loti 1 Proteza, kanjula dhe materiale te përgjithshme”, me fond limit rreth 450 mijë euro.

Në tender merrnin pjesë edhe “OES Distrimed” dhe “Montal”, të cilat u skualifikuan, për shkak të mungesës së ofertës ekonomike.

– Në Maj 2019, QSUT shpall kompaninë “Biometrik” fituese të tenderit “Blerje barna për dializën peritoneale”, me fond limit rreth 450 mijë euro me TVSH.

Në tender merrte pjesë edhe kompania “Montal”, e cila u skulifikua pasi nuk kishte dorëzuar ofertë ekonomike.

– Në Gusht 2018, QSUT shpall kompaninë “Biometrik” fituese të tenderit “Loti 2 – ICD VR-single chamber implantable defribilator”, me fond limit mbi 100 mijë euro me TVSH.

Në tender merrnin pjesë edhe 4 kompani të tjera, përfshirë “OES Distrimed” dhe “Montal”. Të gjitha u skualifikuan, pasi nuk kishin dorëzuar ofertë ekonomike.

– Në Qershor 2018, QSUT shpall “Biometrik” fituese në tenderin “Blerje materiale mjekësore për Shërbimin e Kardiokirurgjisë. Loti 1 Proteza, kanjula dhe materiale të përgjithshme”, me fond limit rreth 350 mijë euro.

Në garë merrte pjesë edhe ‘OES Distrimed”, e cila u skualifikua, për mungesë të ofertës ekonomike.

– Në Janar 2018, Qendra e Transfuzionit të Gjakut shpalli kompaninë “Biometrik” fituese të tenderit “Blerje qese gjaku, Filtra deleukocitare, sisteme transfuzioni”, me fond limit rreth 300 mijë euro me TVSH.

Në garë merrnin pjesë edhe tre kompani të tjera, përfshirë “Montal”. Kjo kompani u skualifikua, për shkak se nuk kishte paraqitur ofertë ekonomike.

Tenderat pa garë për “Euromed”

– Në Nëntor 2019, Universiteti i Mjekësisë Tiranë shpall kompaninë “Euromed” fituese në tenderin “Blerje pajisje mjekësore, laboratorike dhe Manekinë”, me fond limit rreth 250 mijë euro.

Në tender merrnin pjesë edhe “OES Distrimed” dhe “Biometrik”, të cilat u skualifikuan, për shkak të mos paraqitjes së ofertës.

– Në Shtator 2019, Shërbimi Kombëtar i Urgjencës shpall kompaninë “Euromed” fituese të tenderit “Blerje set të urgjencës mjekësore”, me fond limit rreth 300 mijë euro me TVSH.

Në tender merrte pjesë edhe kompania “Biometrik”, e cila u skualifikua, për shkak të mos-dorëzimit të ofertës ekonomike.

– Në Shkurt 2019, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut shpall kompaninë “Euromed” fituese të tenderit “Lot III Sete për Reveos, SpectraOptia për plazma-apheresis sistemin Mirasol….”, me fond limit rreth 600 mijë euro me TVSH.

Në garë merrte pjesë edhe kompania “Montal”, e cila u skualifikua për shkak të mos-dorëzimit të dokumentacionit.

– Në Shkurt 2018, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut shpall kompaninë ‘Euromed” fituese të tenderit “Blerje qese gjaku, Filtra deleukocitare, sisteme transfuzioni…”, me fond limit mbi 100 mijë euro.

Në tender merrte pjesë edhe “Montal”, e cila nuk kishte paraqitur ofertë ekonomike.

Tenderat pa garë për “Montal”

Kompania “Montal” është shpallur fituese në një numër të kufizuar tenderash mbi 100 mijë euro, gjatë periudhës 2017-2020.

 – Në Qershor 2019, Ministria e Shëndetësisë shpall kompaninë “Montal” fituese të tenderit “Blerje materiale konsumi për shërbimin e Hemodinamikës së QSUT, SU “Shefqet Ndroqi” dhe Spitalit Rajonal Shkodër dhe Spitalin Rajonal Fier”, me fond limit rreth 200 mijë euro me TVSH.

Në tender merrnin pjesë edhe 4 kompani, mes të cilave ‘OES Distrimed” dhe “Biometrik”. Të gjitha u skualifikuan, për shkak se nuk paraqitën ofertë ekonomike.

– Në Qershor 2018, kompania “Montal” shpallet fituese në tenderin e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë për “Blerje katetere koronare diagnostike”, me fond limit mbi 150 mijë euro.

Në procedurë merrnin pjesë edhe kompanitë “Euromed” dhe “Biometrik”, të cilat u skualifikuan për shkak të mungesës së ofertës dhe dokumentacionit.

– Në Mars 2017, Ministria e Shëndetësisë shpalli kompaninë “Montal” fituese të tenderit “Furnizim vendosje pajisje mjekësore dhe hotelerie për godinën e Maternitetit të Spitalit Sarandë”, me fond limit rreth 700 mijë euro me TVSH.

Në garë merrnin pjesë edhe 5 kompani të tjera, mes të cilave “Biometrik” dhe “OES Distrimed”. Kompania “Biometrik” u skualifikua për shkak se nuk kishte dorëzuar ofertë. Ndërsa “OES Distrimed” u skualifikua për mungesë të dokumentacionit të plotë.

Etiketa: kompaniManastirliutendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SKEMA e tenderave mln €/ SPAK çon në gjyq kryebashkiakun e Kolonjës dhe 11 zyrtarë të tjerë

16:23 : 19/06/2026
AKTUALITET

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit

11:44 : 02/06/2026
AKTUALITET

Nga tenderat milionësh të Albpetrol tek protestat në Zvërnec, dosja e zezë “Myrto Security”

22:11 : 30/05/2026
AKTUALITET

Skandali me tenderat e AKSH-it, biznesmeni Gentian Lika mbërrin në SPAK

10:16 : 20/05/2026
AKTUALITET

Mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

10:56 : 18/05/2026
AKTUALITET

A do arrestohet Salillari? Oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera

17:02 : 15/05/2026
Para

Shtyhet afati i deklarimit të të ardhurave mbi 2 milionë lekë

TË GJITHA

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026

“Laertin e kam shok fëmijërie”/ Cllevio në GJKKO: Nuk kam dijeni për tritolin në lokalin e Noizyt

13:26 : 24/06/2026

Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla

13:04 : 24/06/2026

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026

Qeveria braktis edhe blegtorinë, numri i krerëve ra me 3.8% në 2025

12:55 : 24/06/2026

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş